Apple pritet që të mbajë më 9 shtator një konferencë për media ku do të zbulojë për herë të parë edhe telefonin e ri iPhone, që sipas të gjitha gjasave do të quhet 6S.
Kompania ende nuk ka çuar ftesat për gazetarët, por burime të “BuzzFeed” bëjnë të ditur se kjo do të ndodh shumë shpejt.
Të njëjta burime kanë dhënë 9 shtatorin si datë kur do të zbulohet iPhone i ri, pasi saktësisht në të njëjtën ditë të vitit të kaluar, Apple prezantoi edhe iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Përpos telefonit, Apple planifikon që në të njëjtën ditë të prezantojë edhe Apple TV dhe iPad Pro, për të cilën qarkullojnë zëra se kompania është duke e testuar prej vitesh.
/ Top Channel