Më 28 shtator KE diskuton raportin për zgjedhjet në Shqipëri

redi-

Anëtar i Respektuar
Këshilli i Evropës do të diskutojë më 28 shtator raportin e Asamblesë Parlamentare për vëzhgimin e zgjedhjeve përgjithshme në Shqipëri. Më 28 shtator do të mbahet sesioni i parë i Asamblesë Parlamentare që do të diskutojë mbi ecurinë e procesit të 28 qershorit dhe për vlerësimin e tij në përputhje me standardet dhe kriteret ndërkombëtarë.
Raportues në Këshillin e Evropës do të jetë për dokumentin e vëzhgimit deputeti hungarez Matiash Orshi, ndërsa në emër të komisionit të posaçëm të Byrosë Parlamentare do të jetë deputetja holandeze Korin Jonker.

Vlerësimi i raportit të vëzhgimit do të kalojë si dokument në strukturat evropiane për diskutimin e mëpasëm të procedurave mbi shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për të përfituar statusin e vendit "kandidat" për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Sali Berisha ia dorëzoi në fund të muajit prill kërkesën e
Shqipërisë kryeministrit të atëhershëm të Republikës اeke, Mirek Topolanek, i cili mbante presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
 
Back
Top