Me 2011 Euro barazohet me Dollarin

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Rimekembja e ngadalte e ekonomise dhe problemet me deficitin e larte buxhetor ne shume vende te eurozones do te fundosin monedhen e perbashket evropiane deri ne ate pike sa te barazohet ne kembim me dollarin amerikan. Ekspertet thone se ne 2011-n, nje euro do te kembehet me nje dollar.
Paralajmerimi vjen nga Qendra per Kerkimet Ekonomike dhe Biznesin ne Londer, e cila ne nje raport tre mujor parashikon se per te forcuar rritjen ekonomike, Rezerva Federale do te rrise normat e interesit ne Shtetet e Bashkuara, ne fund te ketij viti. Ne kontrast me kete, thuhet ne raport, dobesia e ekonomise ne Evrope do te detyroje Banken Qendrore Evropiane te mbaje normat e interesit ne nivele te uleta.

Douglas McWilliams, drejtues i qendres, thote se eshte e pashmangshme qe ne njefare pike euro te thyhet dhe, sipas tij, kjo do te ndodhe shpejt - ndoshta per 5 apo 10 vjet. Monedha e perbashket evropiane ka shenuar nje renie me 30 cente kundrejt dollarit amerikan, dhe me rritjen e interesave ne sistemin bankar amerikan, do te bjere edhe 20 cente. Charls Davis, bashkautor, ne raport thote se rimekembja ekonomike çuditerisht eshte e shpejte ne vendet ne zhvillim, ne nje kohe qe ekonomive te zhvilluara rreziku u mbetet i dukshem.
infoal
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 3 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 50.0%
Back
Top