Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Më 2009, 22 ambasada të reja të Kosovës

Më 2009, 22 ambasada të reja të Kosovës

7791.jpg


Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës parasheh që në vitin që vjen të hapen së paku edhe 22 ambasada të Kosovës në botë. Këtë e ka bërë të ditur për gazetën "Zëri", Albana Beqiri, këshilltare e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni.

E premte, 05 Dhjetor 2008 12:32

"Gjithsesi, brenda vitit 2009, MPJ parasheh hapjen e së paku 22 ambasadave të Kosovës në të gjithë botën", ka thënë Beqiri.

Ajo po ashtu ka shpjeguar se në turin e dytë, nuk do të vijojë me të ngarkuar me punë, por me ambasadorë. "Miratimi i Ligjit për shërbimin e jashtëm të Kosovës hap udhë edhe për hapjen e konkurseve në të gjitha nivelet për ambasadat tona", ka theksuar Beqiri.

Tashmë 10 misionet diplomatike ia kanë nisur punës në vendet përkatëse dhe 10 të ngarkuarit me punë si dhe sekretarët e ambasadave janë vendosur nëpër këto misione.

Megjithatë, nga burimet jozyrtare gazeta "Zëri" ka mësuar se të ngarkuarit me punë në këto misione ballafaqohen me probleme, kryesisht financiare. Po ashtu bëhet e ditur se shuma prej 25 milionë eurosh e cila me vendim të qeverisë është ndarë për Ministrinë e Jashtme, respektivisht blerjen e ndërtesave të ambasadave – ende nuk është derdhur në konton e kësaj ministrie. /Telegrafi/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back