Me 17 shkurt 1600 digjet Giordano Bruno.

Lauri

Anunnak
Giordano Bruno, (1548, Nola – 17 shkurt, 1600, Romë), ishte filozof, prift, kozmolog dhe okultist italian. Bruno u dogj për së gjalli në turrën e druve, pas shtatë viteve burgim, i akuzuar nga Kisha Katolike Romake dhe realizuar nga Inkuizicioni Romak për shkak të të pasurit të mendimeve të kundërta me besimin katolik. Bruno nga disa shihet si martiri i parë i shkncës

gb1_zpsgldkgobg.jpg

Biografia

Pikëpamjet filozofike të Brunos mbështeteshin në traditat e filozofisë antike greke e romake, si dhe në zbulimet e shkencave të natyrës e në mënyrë të veçantë në teorinë heliocentrike të N. Kopernikut. Xh. Bruno qëndronte në pozita panteiste, ai e identifikonte zotin me natyrën dhe mbronte tezën se natyra është e pafund. Gjithësia, thoshte ai, është një kompleks botërash të panumërta, sistemesh diellore të njëjta me sistemin tonë planetar, dhe supozonte se ato janë të populluara.

Ndryshe nga Koperniku, që e merrte diellin si qendër të palëvizshme të gjithësisë, Bruno thoshte se dielli lëviz e ndryshon pozicion kundrejt yjeve, se edhe atmosfera e Tokës lëviz bashkë me të etj. Në veprat e veta theksoi idenë se si Toka jonë ashtu edhe trupat e tjerë qiellorë janë të përbërë prej elementëve të njëjta fizike: prej dheut, ajrit, ujit zjarrit, efirit. Këto ide ishin një sfidë e vërtetë për dogmat e teologjisë. Kjo është arsyeja që Xh. Brunoja u dogj nga Inkuizicioni në sheshin “Dei Fiori” të Romës në vitin 1600.
/voal

Mua aty ku eshte djegur tek "sheshi i luleve", ndodhet busti i tij. Dy hapa larg Vatikanit.


gb2_zpsfgqnedf6.jpg
 

Attachments

  • gb1_zpsgldkgobg.jpg
    gb1_zpsgldkgobg.jpg
    14.7 KB · Shikime: 1
  • gb2_zpsfgqnedf6.jpg
    gb2_zpsfgqnedf6.jpg
    11.8 KB · Shikime: 1

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top