Me 13 Prill, hapi i pare i njeriut drejt qendres se Tokes

ida angel

:)
V.I.P
Me 13 Prill, hapi i pare i njeriut drejt qendres se Tokes

Ndonese njeriu ka mundur qe te ulet ne Hene, perkundrazi, nuk ka mundur te shkoje me shume se 2 km nen toke.
Shiko fotografinë 1726748

Muajin e ardhshem, do te nise nje mision teper i veshtire per te arritur rekordin e thellesise aktuale ne te cilen ka mundesuar te "zbrese" njeriu, 2.111 metra nen nivelin e fundit te detit.
Sipas Damon Teagle, shkencetar ne Qendren kombetare te Southampton, objektivi eshte thellesia 6 km, nen fundin e detit. Ne kete thellesi, temperatura eshte 300 grade, por ajo qe e ben edhe me te veshtire dhe te pamundur zbritjen e njeriut, eshte presioni i larte prej 21 milion kg/km2.
Ne keto kushte, vetem trapanet e posacem do te jene ne gjendje te rezistojne.
Per germimin jane percaktuar tre pika te pershtatshme ne te gjithe globin, te treja ne Oqeanin Paqesor, njera ndodhet ne lindje te Meksikes, nje tjeter ne lindje te Kosta Rikes, dhe nje tjeter ne Hawaii.
Germimi seshte parashikuar qe te realizohet nga gjigandi japonez i germimeve ne thellesite e detit, Chikyu, 210m gjatesi, dhe 56 ton.
Misioni do te nise ne 13 Prill dhe do te vazhdoje, sipas parashikimeve deri ne 3 Qershor te ketij viti. Misioni fillon ekzaktesisht 50 vjet pas nje perpjekje te deshtuar te nderrmarre ne vitin 1961, gjate se ciles u arrit te germoheshe deri ne thellesine 183 m, per shkak te veshtiresive teknike.

lajmifundit
 
Back
Top