Mbytet në lumë peshkatari 17-vjeçar

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Një 17-vjeçar nga Saranda është mbytur aksidentalisht dje në lumin e Kalasës, në afërsi të fshatit Shelegar. Leonard Gjata, lindur në Rremas të Lushnjës dhe banor i fshatit Gjashtë të Sarandës, ka qenë me dajën e tij për të gjuajtur peshk, kur është përfshirë nga uji, pasditen e së dielës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë mbytje aksidentale, në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe palombarët, ndërkohë që gjetja e trupit të 17-vjeçarit është bërë e mundur vetëm rreth orës 21:20. Burimet policore sqarojnë se 17-vjeçari Leonard Gjata është futur në ujë për të rregulluar rrjetat, kur pa u kuptuar është rrëmbyer nga lumi. Mësohet se 17-vjeçari prej kohësh jetonte vetëm me nënën, pasi i ati i është ndarë nga jeta. Mëngjesin e djeshëm, trupi i viktimës është marrë nga morgu i spitalit dhe është transportuar nga familjarët e tij për në fshatin e lindjes në Rremas të Lushnjës, aty ku edhe do të kryhet varrimi i 17-vjeçarit. Natën e së shtunës, një tjetër i ri ka gjetur vdekjen në ujërat e lumit Bistricë, pranë Delvinës. Kufoma e të riut ka qenë e paidentifikuar deri të dielën pasdite, kur në polici është bërë denoncimi për humbjen e shtetasit Agim Zeka, 24 vjeç, nga vëllai i tij. Ka qenë ky i fundit, që më pas ka bërë edhe identifikimin e kufomës.

Gazeta Shqip
 
ngushellime familjareve te 17-vjecarit.....
 
Back
Top