Mbyllja e tunelit, çoroditen turistët

Зngjεll

___________
DURRES -Bllokimi i tunelit të Kukësit ka sjellë kaos në plazhin e populluar nga kosovarët, portin detar nga vijnë e ikin shumë prej tyre, si dhe në sheshin e autobusëve Durrës-Kosovë e anasjelltas. Ndërkohë, këta të fundit i ka detyruar t'i rikthehen udhëtimit të gjatë e sfilitës të rrugës së vjetër. Kjo ka çoroditur si kosovarët ashtu dhe pronarët e hoteleve, të cilët kanë humbur kontaktet mes tyre.

TUNELI

Me futjen në punë të rrugës së re, turistët kosovarë mbërrinin në Durrës në mesditë e që aty shpërndaheshin nëpër hotele apo shtëpi me qira. Por, që nga dita e mbylljes së tunelit të kësaj rruge për shkaqe punimesh, oraret e udhëtimit dhe të mbërritjes së kosovarëve janë çoroditur. Ata mbërrijnë në plazh vetëm në orët e para të mëngjesit, sikurse ndodhte vitet e kaluara. Turistët e kanë pasur të vështirë të kontaktojnë me pronarët e hoteleve dhe shtëpive private dhe ju është dashur punë për të kontaktuar me ta, me qëllim akomodimi.

SISTEMIMI

Në plazhin e Durrësit agjencitë turistike nuk funksionojnë për sa i përket sistemimit të pushuesve. Pra, nuk ngjet si kudo jashtë vendit, ku janë agjencitë ato që bashkëpunojnë me pronarët e qendrave të akomodimit dhe me pushuesit për akomodimin e këtyre të fundit. Kush ka rastisur në qendrat e ndalimit të autobusëve me pushues në momentin e mbërritjes së tyre, ka parë një "luftë" të vërtetë ndërmjet pronarëve vendas për të joshur pushuesit drejt objekteve të tyre.

PUSHUESIT

Për shkakun e mësipërm, askush apo asnjë institucion në Durrës nuk është në gjendje që të japë shifra të sakta për numrin e pushuesve. Por, nëpërmjet kontaktit me pronarë hotelesh, vilash apo plazhesh private mund të krijohet një tablo e situatës për këtë periudhë në plazhin e Durrësit. Gjatë kësaj periudhe, frekuentimi i këtij plazhi është në 40 për qind të kapaciteteve të tij akomoduese. Në këtë plazh mund të sistemohen rreth 150 mijë pushues në të njëjtën periudhë. Pritet që pas datës 10 korrik numri i pushuesve të vijë në rritje. Muaji që shkoi shënoi një numër të pallogaritshëm pushuesish./G.SH/
 
rruga edhe nje dite dhe hapet .po gazeta shqipere dhe news 24 e ka mendjen vetm per alarme
 
Me inagurimin parakohe te rruges Durres -Kukes Berisha tregoi se nuk eshte serioz ne veprimet e tij.Manovrimet per ta perfunduar kete rruge ne vigjiljen e 28 qershorit dites se zgjedhjeve per kuvendin popullor te shqiperise sollen me vete shume anomali qe per fat nuk shkaktuan ndonje tragjedi me pasoja vdekjeje.Shembja e rrjetave te hekurta te tunelit te pa perfunduar plotesisht nje dite pas inagurimit fiktiv te kesaj rruge si dhe hedhja shtese e 5 miljone euro per devijimin e rruges qe duhet te kaloje siper nje ure jane fakte qe kompromentojne seriozitetin e punimeve qe jane kryer ne kete rruge te shume perfolur per korrupsion ne nivele shume te larta.Nuk ishte e nevojshme qe prerja e shiritave te perurimit te kesaj rruge te behej pa u marre ne dorzim nga supervizoret specialiste te cilet garantojne levizjen pa probleme te udhetareve ne kete rruge qe lidh shqiperine me Kosoven.E cfare borxhi kane njerzit te rikthehen per te udhetuar ne rrugen e vjeter kur tashme rruga e re duhet te ishte perfunduar.Dikujt i takon te marre persiper pergjegjsite per anomalite e krijuara ne rrugen Durres -Kukes.
 
Rruga eshte rihapur.

Alarmi per kaos nuk besoj se eshte plotesisht i vertete. Pushuesit nga kosova mund te jene te shqetesuar por jo ne menyren qe tregohet ketu ne kete artikull. Arseyja eshte e kuptueshme. Ato vijne me pushime me 15 ditesha. Tani nuk eshte koha qe ato te vijne apo kthehen. Nga ana tjeter ato jane ne dijeni sesa dot e qendroje i mbyllur tuneli, qe ju jep mundesi ti mendojne dhe bejne planet e tyre pa frike.

Sot eshte hapur tuneli serish, por gazeta shqipetare do te arrije te shkruaj per dicka tjeter neser qe padyshim do te tingelloj alarmante.
 
Turistet kane ditur kohen e mbylljes se tunelit, kane qene shume me heret te paralajmeruar. Mund te benin dhe planifikime paraprake se nuk ka qene 1 muaj i mbyllur tuneli, e ju iku pushimi.
 
Uaaaaaaa qenka hapur rruga uaaaaaaaa sa mirë :D por dhe nëse do jetë hapur që se besoj do e kenë bërë pasi kanë parë kritikat nëpër gazeta sepse kështu ndodh gjithmonë dhe jo vetëm në Shqipëri jo po ne çdo vend të botës duhet të ketë një shtytës që ti shpoj qeveritë që të bëjnë punën ashtu si duhet
 
Зngjεll;165464 said:
Uaaaaaaa qenka hapur rruga uaaaaaaaa sa mirë :D por dhe nëse do jetë hapur që se besoj do e kenë bërë pasi kanë parë kritikat nëpër gazeta sepse kështu ndodh gjithmonë dhe jo vetëm në Shqipëri jo po ne çdo vend të botës duhet të ketë një shtytës që ti shpoj qeveritë që të bëjnë punën ashtu si duhet

Shume e pavertete.

Kur eshte mbyllur eshte deklaruar se do te qendroje i tille per 4 dite. Eshte hapur ne afatin e caktuar. Pra media ska te beje me hapjen e tij.

Media nuk eshte aq e fuqishme sa mendojme ne se eshte per nje publik te edukuar, por ne shqiperi ndodh disi e kunderta. Media ka ndikim te madh dhe shqipetaret zgjedhin ate qe lexojne ne lidhje me interesat e ngushta te tyre politike dhe shoqerore. Ky eshte rezultat i te paturit te medjas ne ndarje fraksionesh politike.

I pamohueshem eshte fakti se jo cdo gje qe media thote eshte e vertete. Sidomos editorialet dhe opinionet, jane vetem nje nder shume te tilla. Fatkeqesisht, kjo nuk kuptohet nga te gjithe.
 
Back
Top