Mbyllet për dy ditë platforma që lidh dy brigjet e Butrintit

elbruna

Anëtar i Respektuar
Platforma që lidh dy brigjet e kanalit të Vivarit pranë Parkut Kombëtar të Butrinit, nuk do të funksionojë sot dhe nesër, për shkak të dëmtimeve të pësuara dje, kur një kamion i tonazhit të rëndë u përmbys dhe vdiq drejtuesi i tij. Lajmi u dha nga shefi i qarkullimit rrugor në komisariatin e Sarandës, Gjylani Shehu. Sipas tij, " të gjithë drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë drejt doganës së Qafëbotës, që lidh Shqipërinë me Greqinë, duke përdorur kanalin e Vivarit, duhet të qarkullojnë në rrugët e tjera që të çojnë në këtë doganë.
TAR
 
Back
Top