-
- Anëtarësuar më
- Jul 16, 2008
-
- Mesazhe
- 15,673
-
- Reagimet e mara
- 12,017
-
- Mosha
- 39
-
- Vendndodhja
- Perball
-
- Website i juaj
- fv.al
Barazim mandatesh mes deputetëve demokratë e socialistë në Elbasan e Korçë. Mbyllja e numërimit të kutive me vota nuk ka shënuar surpriza në kampet politike.
ELBASAN- Mbyllja e procesit të numërimit të votave në Elbasan ka nxjerrë fituese Partinë Socialiste me 1500 vota më shumë, ndërkohë që si koalicion kryeson ai i djathtë me 508 vota më shumë. Sa i takon numrit të mandateve, ai ishte fiksuar në barazim PD-PS me nga 7 secila.
Numërimi në KZAZ-në nr 12 të rrethit të Elbasanit ka marrë fund në orën 07.00 të mëngjesit të sotëm.
Burime zyrtare nga KZAZ nr. 12 bëjnë të ditur se nga numërimi i 94 qendrave të votimit, në rrethin e Elbasanit kryeson koalicioni i djathtë me 21.495 vota, ndaj 20.987 votave të koalicionit të majtë, ndërsa LSI ka marrë 1954 vota.
Në KZAZ nr. 12 procesi i numërimit të votave nisi në orët e para të mëngjesit të së hënës, për t'u mbyllur mëngjesin e sotëm. Nga 96 qendra votimi që kishte kjo KZAZ, janë numëruar 94 prej tyre ndërsa dy kuti me vendim të KZAZ, do të numërohen në KQZ, pasi kanë pasur disa parregullsi.
Për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit në rrethin e Elbasanit ishin regjistruar 91.545 zgjedhës për të votuar në 96 qendra votimi. Rreth 50% e këtyre zgjedhësve morën pjesë në votimet.
Në rang qarku u thirrën në votime 299.663 zgjedhës në 549 qendra votimi, ku rreth 50 për qind e tyre e kryen këtë proces.
Korça
Asnjë ndryshim në numrin e mandateve edhe në Qarkun e Korçës. Të dhënat e nxjerra nga mbyllja e numërimit të KZAZ-së së fundit që kishte mbetur, asaj me numër 8 kanë shënuar barazim mes mandateve të PD dhe PS, me nga 6 secila.
Në rang qarku, PS ka dalë në krye me 43.8% të votave dhe PD-ja me 42.3%.
SHEKULLI.COM.AL