Mbyllet kompania celulare ‘Plus’, ja ç’do ndodhë me klientët!

Monique

With or Without u
Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri do të mbetet me tre operatorë.

Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar transferimin e frekuencave të Plus Communication, operatorit të katërt në treg, tek dy operatorët më të mëdhenj, Vodafone Albania dhe Telecom Albania.

Konkurrenca bëri të ditur edhe arsyen pse Plus kërkoi transferimin e frekuencave:

“Për shkak të vështirësive financiare ndërmarrja nuk mund të vijojë më tej me investime për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe konkurruese ndaj konsumatorëve dhe duke pasur parasysh kërkesat e AKEP ndaj operatorëve të tjerë për të siguruar vijimin e ofrimit të shërbimeve të kontraktuara, kërkon të transferojë frekuencat në përdorim të saj tek operatorët e tjerë celular sipas Marrëveshjeve me këta operatorë”, thuhet në shpjegimin e Plus për Konkurrencën. “Gjatë gjithë viteve të operimit në treg, që nga viti 2010, shoqëria ka rezultuar me humbje të konsiderueshme…. Humbja e akumuluar në vite kapin shifra të konsiderueshme rreth 6.1 milion lekë dhe për këtë arsye aksionaret e shoqërisë kanë ndërmarre dy herë masa ristrukturimi të kapitalit për të mbuluar humbjet.”

Në bazë të marrëveshjes me operatorët, Vodafone dhe Telecom Albania do të ndajnë përdorimin e frekuencave dhënë në përdorim Plus nga AKEP për kohëzgjatjen e mbetur respektivisht.

Tregu i telefonisë celulare qarkullon rreth 270 milionë euro në vit.

Pjesët e tregut të operatorëve celular për treguesin përdorues aktiv telefoni për tremujorin e parë të viti 2017 janë: Vodafone 48.22%, Telekom Albania 33.95%, Albtelekom 12.6% dhe Plus 5.23%.

اfarë do të ndodhë me konsumatorët

Konkurrenca në raportin e saj bën të ditur se pas marrëveshjes pritet që rreth 208 mijë pajtimtarët aktive të Plus-it nga të cilët rreth 5.8 mijë pajtimtar me kontratë10, të jenë përpara zgjedhjes së njërit prej 3 operatoreve të mbetur në treg, por vlerësimi i saktë i treguesve të pjesës së tregut është e pamundur në këtë fazë për faktin se:

-Pas transaksionit, çdo klient i Plus do të pyetet paraprakisht për përzgjedhjen e operatorit që do të zgjedhe për marrjen e shërbimit në vijim.

– E drejta e portabilitetit të numrit, sipas kuadrit ligjor në fushën e telekomunikacionit, i jep liri zgjedhjeje çdo klienti në përzgjedhjen e operatorit që dëshiron.

– Ulja e tarifave të terminimit on-net/off-net do të ulë kostot e klientëve pavarësisht operatorit nga i cili përfiton shërbimin.

Konkurrenca e pranon se reduktimi i numrit të operatorëve mund të sjellë rritje të çmimeve – Monitor
 
“Gjatë gjithë viteve të operimit në treg, që nga viti 2010, shoqëria ka rezultuar me humbje të konsiderueshme…. Humbja e akumuluar në vite kapin shifra të konsiderueshme rreth 6.1 milion lekë dhe për këtë arsye aksionaret e shoqërisë kanë ndërmarre dy herë masa ristrukturimi të kapitalit për të mbuluar humbjet.”

Nese kjo eshte arsyeja reale , atehere perse kompania nuk shpall faliment?
Duhet thene sakte dhe paster se aksioneret e Plus Communication , zgjodhen te benin kete veprim arbitrar pasi fusha e telekomunikacionit nuk ishte ajo qe ju intereson me dhe ne kete amulli kalojne te gjithe abonentet e Plus, e mos te flasim per Punonjesit.
 
sa me shume ka operator aq me shume duhet te kete oferta e duke u limituar ne tre compani limiton edhe ofertat.... lojra te pista ne tavoline...
 
sa me shume ka operator aq me shume duhet te kete oferta e duke u limituar ne tre compani limiton edhe ofertat.... lojra te pista ne tavoline...

Oferta ka dhe eshte nje Autoritet qe i vendos dyshemene dhe tavanin...ka abuzime se mohon kush, por kjo kompani po mbyll aktivitetin e saj..jo sepse falimentoi.
 
Treg i vogel per kater operator ndoshta.

Me vjen keq se paska qene me kapital 100% shqiptar.
 
Oferta ka dhe eshte nje Autoritet qe i vendos dyshemene dhe tavanin...ka abuzime se mohon kush, por kjo kompani po mbyll aktivitetin e saj..jo sepse falimentoi.

cili eshte ai autoritet?
 
Sa dashuri do kete humbur neper ata numra telefoni :love
 
cili eshte ai autoritet?


AKEP (Autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postale) , i cili monitoron tregun persa i takon konkurences dhe barazise ne treg,Dmth asnje kompani nuk ben ate cfare do kish deshire , pasi ky autoritet e gjobit nese bie ndesh me kushtet e paravendosura, deri ne heqje te licenses.
 
jo re jo asigjo nuk humb...se telefonat neper duar i kane lol

Eh, eh mire se desh ngriva tere aj zjarr i fikur per nje qast :poezi:
 
Keto vidhnin,me 4..me tre do bejn namin tani :(

ca lidhje ka kjo o abis....tipike jona kjo....

me thosh njeri, vodafoni me vjedh leket ,pa u hap telefoni tjeter....lonci nom

Nuk te vjedh kush, por perpara se te nenshkruash nje kontrate , lexo kushtet, tarifat , pastaj dil te benefitet (ofertat)..se ne lexojme te fundit dhe ato te parat si llogarisim hic :P
 
Te mendosh qe bleva ne plus qe te marr ca fecka ne Tirone.... lol

U pa puna iken ca lek dem....

O monike cfare nr me sygjeron te marr? :)
 
6.1 milion lek shifër e konsiderueshme për një mega biznes?
 
Dhe une kur isha vere plus pata marre,se kishte oferta me te mira se keto kompanit e tjera.
Me vika keq qe qenka mbyll,do kete ngele pa pune e ajo goca simpatike qe punonte aty :P
 
SHume gjona po ndodhin ne shqiperi
kompani qe mbyllen
permbytje kudo
doktorr qe japin dorheqjen
nevertiti thote qe ajo bukuroshja na ka ngel pa pune
monika qe na shtjello problemin e kompanise
erion veliun e lepine qente e lagur
mu po m’bien lesht .....
 
Qenka bere nami ... loool
 
SHume gjona po ndodhin ne shqiperi
kompani qe mbyllen
permbytje kudo
doktorr qe japin dorheqjen
nevertiti thote qe ajo bukuroshja na ka ngel pa pune
monika qe na shtjello problemin e kompanise
erion veliun e lepine qente e lagur
mu po m’bien lesht .....

Harrove zjarrin n'Bushat lol
 
Back
Top