Mbyllet festivali Marubi

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
47055.jpg

Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut ka mbyllur edicionin e tij të 6-të në akademinë e filmit dhe multimedias ‘Marubi’. Artdashësit kanë pasur mundësinë që për 6 ditë me radhë prej orës 15 deri në orën 21 të ndjekin filmat e 14 regjisorëve të huaj.

Teodor Orlin president nderi i festivalit ka përshëndetur organizimin e këtij eventi, ndërsa drejtori ekzekutiv i tij, Kujtim Cashku u ndalë në risitë ndërsa falenderoi dhe News24 si median partnere të këtij festivali.

“Falënderoj nga zemra të gjithë regjisorët, sic e dini kishim 6 filma të xhiruara në një formë terrori nga njerëz me kurajo që sollën të vërteta të mëdha, të cilat duhet të njihen nga e gjithë bota” tha Cashku. “Kemi bërë festivalin e katërt dhe të pestë të rrethuar me tela me gjemba, i gjashti na gjati në një atmosferë më të lirë, jo më në rrethim dhe shpresojmë që autoritetet të kuptojnë që kështu duhet të ndodhë. Falenderomë dhe partnerin tonë News24 që bëri të njohur te njerëzit festivalin nderkombëtar e të drejtave të njeriut”.

Në këtë festival u shfaqën disa filma të ndaluar kryesisht nga Rusia, Burma dhe Kongo. Me interes u ndoqën filmi shqiptar “Amnistia” si dhe filmi rus “Kodorkovski” ai rumun “Kapitalizmi, formula jonë e përmirësuar” si dhe filmat "një mendje e pavarur" dhe burgu ku un jetoj" dedikuar njerëzve që ndodhen në burg për shkak të lirisë së shprehjes.

Gjatë këtij festivali ra në sy prania e të rinjve, jo vetëm në shfaqjen e filmave por edhe në forumet e organizuara në lidhje me temat qe trajtonin filmat. Një ditë e vecantë ka qenë dhe dita kushtuar personave me aftësi të kufizuara dhe të drejtave të tyre

(a.h/BalkanWeb)
 
Pe: Mbyllet festivali Marubi

Mcllwham: Njerëzit me aftësi të kufizuara në Shqipëri, vuajnë diskriminimin

Mcllwham: Njerëzit me aftësi të kufizuara në Shqipëri, vuajnë diskriminiminTIRANE- Një ditë e veçantë ka qenë e mërkura e 28 shtatorit 2011 në Akademinë e Filmit dhe Multimedias ‘Marubi’ ambientet e së cilës, u populluan që në orët e mëngjesit nga rreth 70 persona më aftësi të kufizuara që siç i cilëson Kujtim اashku ‘në modestinë e tyre kanë edhe madhështinë e tyre’. Kjo ditë iu kushtua tërësisht filmave me tema rreth jetës dhe veprimtarisë së këtyre njerëzve që edhe pse jeta nuk iu dha mundësi pa kufi, përpiqen të kapërcejnë kufijtë e mundësive kur gjejnë mbështetje nga politika të caktuara. Një nga këta mbështetës të mëdhenj, është ambasadorja britanike Fiona Mcllwham e cila, nderoi kujtimin e regjisorit të njohur britanik David Morris i cili e zhvilloi karrierën e tij mbi karrige me rrota.

Me filmat e tij dhe praninë e 70 personave me aftësi të kufizuara nisi forumi i kësaj dite, i organizuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut ku vendin kryesor e zunë mesazhet e ambasadores britanike Fiona Mcllwham. Ajo tha se ‘jemi shumë të gëzuar që këtë vit do të mbështesim Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, dedikuar atyre njerëzve që janë të prekur ose që janë duke luftuar për ti dhënë fund diskriminimit në mbarë botën’. Ambasadorja u shpreh se ‘Shqipëria miratoi një ligj kundër diskriminimit në shkurt të vitit 2010, por shumë njerëz që ligji synon të mbështesë, ende nuk janë duke i ndjerë përfitimet’. Një mesazh të fortë lëshoi ajo kur tha se ’për të bërë antidiskriminimin realitet tani, është e nevojshme më shumë punë nga qeveria, shoqëria civile, qytetarët e thjeshtë dhe komuniteti ndërkombëtar’. Sipas saj, arti dhe filmi mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë fushatë, në ngritjen e vetëdijes dhe nevojën për të vënë drejtësi dhe mundësi të gjithëve. ‘Ka mijëra njerëz me aftësi të kufizuara në Shqipëri, të cilët janë në gjendje të jetojnë një jetë të plotë dhe produktive, por pengohen nga qëndrime të vjetëruara dhe diskriminimi’, tha diplomatja angleze. E ndërsa u shpreh se disa nga filmat e festivalit tregojnë historinë e rolit, që njerëzit më aftësi të kufizuara mund edhe duhet të luajnë në shoqëri, zonja Mcllëham rivuri ne dukje praninë filmave të Morris në festival.

Në një prej filmave të tij ai rrëfen jetën dhe karrierën e vet mbi karrigen me rrota. Në ditën e veçantë kushtuar personave më aftësi të kufizuara, nga ky regjisor u shfaqën filmat e titulluar ‘Rocket’, ‘Torn’ dhe ‘Narrowthon’.

Ndërkaq, ambasadorja britaniku theksoi që David Morris, një ekspert britanik mbi aftësitë e kufizuara si edhe mik i Shqipërisë, ka punuar për përfshirjen në lojërat Olimpike ‘London 2012’ dhe për futjen e çështjes së aftësisë së kufizuar në film dhe media globalisht. ‘Ne jemi të gëzuar që ky edicion i festivalit të filmit kujton filmat e tij dhe kontributin e tij në mbështetje të pjesëmarrjes së shqiptarëve me aftësi të kufizuara në London 2012. Ne jemi krenarë për të vazhduar trashëgiminë e tij’, përfundoi ambasadorja Mcllëham.

Vetë Kujtim اashku, drejtor ekzekutiv i festivalit për të drejtat e njeriut, e përshkroi rëndësinë e kësaj dite. ‘Në këto gjashtë vite të organizimit të këtij eventi, nuk jam ndjerë asnjëherë si këtë vit, është një ndjeshmëri krejt tjetër që provoj për herë të parë në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi’. اashku, duke iu drejtuar personave më aftësi të kufizuara, u shpreh ‘duke iu patur juve prezent këtu, e për më tepër se me disa nga ju me lidhin drejtepërdrejt kontakte personale jam ndjerë krejt ndryshe. Falenderoj ambasadoren për ndjeshmërinë e lartë që ka treguar ndaj shoqërisë shqiptare duke drejtuar vëmendjen ndaj këtrye njerëzve që për mua kanë në modestinë e tyre kanë edhe madhështinë e tyre’.

Një fjalë të shkurtër mbajti edhe presidenti i nderit të festivalit, Teodor Orlin. Ai falenderoi ambasadoren dhe Këshillin Britanik kontributin për festivalin e filmit. “është një kontribut për promovimin e të drejtave të njeriut. Duhet të them se kjo është hera e parë që jam bashkë me njerëz që mbrojnë të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara”. Nga ana e Orlin nuk munguan as vërejtjet, kur tha se “Shqipëria i është bashkuar vendeve që mbrojnë të drejtat e atyre që kanë aftësi të kufizuara po zbatimi i saj është jo edhe aq i suksesshëm”.
(s.g/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top