Mbyllen diskot në mesnatë, pushuesit braktisin Vlorën

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Mbyllja e diskove në bregdetin e Vlorës sposton pushuesit dhe turistët në zonën e Dhërmiut dhe Himarës. Shumë grupe të rinjsh apo turistë “braktisin” qytetin për në zonat më të largëta buzë Jonit për shkak të jetës së natës. Prej pak ditësh, Policia e Rendit nxori urdhrin për të mbyllur diskot në Vlorë pas orës 01:30, për shkak të zhurmave që shkaktojnë ato për qytetarët. Kjo ka detyruar një pjesë të madhe të pushuesve të vazhdojnë udhëtimin më në jug, me qëllim shijimin 24 orë të ditëve të verës. Sipas tyre, Vlora po persekutohet nga shteti dhe policia, e cila mbyll diskot në orarin e kulmit të tyre. “Pushuesit kanë nevojë dhe për të dëfryer, jo vetëm për plazh, por e drejta për t’u argëtuar nuk na lejohet mbas orës 1 të mëngjesit. Në këto kushte jemi të detyruar të largohemi nga Vlora për në zonën e Dhërmiut, sepse aty diskot janë të hapura gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit”, shprehen ata. Kush nuk e ka mundësinë për të shkuar në zonën e Dhërmiut dhe janë frekuentues të ambienteve të natës janë të detyruar të shkojnë në to deri 1 orë pas mesnate e më pas të qëndrojë më breg të detit deri në të gdhirë, nën tingujt e muzikës së celularëve apo të makinave. Sipas policisë së Vlorës, mbyllja e diskove nga ky qytet e deri në zonën e Orikumit kryhet me urdhër të Policisë së Shtetit. Argumentimi i këtij urdhri ishte se muzika e diskove shkakton ndotje akustike, si dhe shqetësime te banorët në afërsi të tyre. Por, pronarë të ndryshëm pohojnë se në polici nuk ka të regjistruar asnjë ankesë të tillë, sepse diskot janë larg zonave të banuara dhe për këtë aktivitet është marrë dhe leja e autoriteteve lokale. Po sipas pronarëve të diskove, orari i mbylljes së tyre ka bërë që të largohen pushuesit, turistët e artistët nga Vlora për në drejtim të Dhërmiut dhe Himarës, duke ndikuar direkt në uljen e fitimeve.
Nga ana tjetër, dyndja e pushuesve në zonën e Dhërmiut dhe të Himarës ka ndikuar në krijimin e trafikut në rrugën nacionale. Për të shkuar nga Vlora në Dhërmi dhe Himarë, ndonëse rruga është shumë e mirë, nga rreth 1 orë që kryhet në kushte normale, me këtë trafik të rënduar udhëtimi mund të zgjasë disa herë me shumë. Policia e Qarkullimit Rrugor, edhe pse është e pranishme në të gjithë gjatësinë e këtij aksi rrugor ditë e natë e ka të pamundur të normalizojë trafikun për disa orë. Kjo situatë pritet të zgjasë deri në fund të sezonit, kur largohen dhe pushuesit buzë Jonit.
*panorama*
 
Back
Top