Mbyllen 43 shkolla në Prishtinë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Komuna e Prishtinës ka vendosur ndërprerjen e mësimit në 43 institucione edukativo-arsimore dhe aftësuese të Prishtinës, përderisa siç thonë të sigurohen se shëndeti i nxënësvë nuk është në rrezik.
Me të dal lajmi për nivelin e lartë të sulfurit në naftën që përdoret nëpër shkolla, Komuna e Prishtinës thotë se ka urdhëruar marrjen e mostrave në tri shkolla të ndryshme, dhe analizimin e tyre në laboratorët përkatëse.
"Pas raportimeve mediale për nivelin e squfurit në naften që përdoret në shkollat e Prishtinës, komuna e Prishtinës ka urdhëruar analizat në tre shkolla të ndryshme. Sot kemi marrë rezultatet dhe niveli i squfurit në disa shkolla ishte 70 herë më i lartë se niveli normal". "Për këtë arsye kemi marrë vendimin për ndërprerjen e procesit mësimor në shkollat që nxehen me naftë. Poashtu kam dërguar letër në Institutin e Shëndetit Publik për të na dhënë vlerësim të rrezikshmërisë të këtij niveli të squfurit. Në të njejten kohë po zhvillojmë një plan të hollësishëm për analiza në çdo shkollë që mësimi mos të ndërpritet më gjatë se sa është e nevojshme. Kjo është vetëm masë preventive për të ruajt shëndetin e fëmijëve derisa të jemi të sigurtë se edhe shkollat janë të sigurta", ka thënë kreu i Prishtinës.

Gazeta "Kosova Sot", kishte raportuar e para për këtë problem, konkretisht më datë 29 janar të këtij viti.

Më poshtë mund të klikoni linkun, dhe të lexoni temën që është publikuar në portalin e gazetës në formë të shkurtuar.

KosovaSot
Reagon MTI, nafta sipas standardeve

Pas dyshimeve se nafta në shkollat e kryeqytetit është kancerogjene, ka reaguar Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë, e cila thotë se derivatet e naftës të përdorura për nxehje në shkollat Prishtinës janë brenda standardeve të përcaktuara me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Kosovë. "MTI bën monitorimin e vazhdueshëm të tregtisë së naftës dhe derivateve të saj në Kosovë përmes trupave të autorizuara nga MTI, që përfshijnë dy trupa inspektuese që janë përgjegjëse për marrjen e mostrave të naftës, dhe dy laboratorë të cilët janë përgjegjës për kontrollin e kualitetit të naftës së importuar dhe tregtuar në Kosovë. Kjo do të thotë që ne monitorojmë cilësinë e naftës të importuar në Kosovë dhe tregtimin e saj brenda tregut të Kosovës duke përfshirë të gjitha pikat e shitjes së karburanteve. Nëse MTI merr raporte nga këta laboratorë që nafta përmban sasi të mëdha të sulfurit, më të larta sesa janë të lejuara me udhëzim administrativ, ato raste procedohen në gjykata të cilat pastaj duhet të marrin vendime për dënimet dhe ndalimin e aktivitetit tregtar me naftë të kompanive përgjegjëse”, thuhet në reagimin e MTI-së. “Vlen të përmendet se kontrolli i cilësisë së naftës nëpër shkolla nuk është përgjegjësi e as mandat i MTI-së, por është përgjegjësi e institucioneve komunale. Mandati i MTI-së për kontroll të cilësisë së naftës fillon me rastin e importit të naftës në Kosovë dhe përfundon në kontrollin e kualitetit në të gjitha pikat e shitjes së karburanteve në vend”.
Megjithatë, pas shqetësimeve të dala se në shkollën fillore “Gjergj Fishta” përdoren derivate të naftës për ngrohje jashtë standardeve të lejuara, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht inspektorët e tregut kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për kontrollin e kualitetit të derivateve të naftës në rezervuarët e kësaj shkolle. Analizat e dala rezultojnë që ky derivat i naftës është JO konform me kërkesat e përcaktuara.

Më poshtë mund ta gjeni listën e institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese të Komunës së Prishtinës, që do të mbyllen deri në një vendim tjetër.

اerdhet:

“Dielli”

“Gëzimi Ynë”


Shkollat Fillore:

“Asim Vokshi”

“FV”

“Elena Gjika”

“Emin Duraku”

“Faik Konica”

“Gjergj Fishta”

“Hasan Prishtina”

“Ismail Qemajli”

“Iliria”

“Meto Bajraktari”

“Nazim Gafurri”

“Naim Frashëri”

“Pjetër Bogdani”

“Zenel Hajdini”

“7 marsi”

“Xhemajl Mustafa”

“Hilmi Rakovica”

“Aton Z. اajupi”

“Dituria”

“Mitrush Kuteli”

“Nexhmi Mustafa”

“Shkëndija”

“Pavarësia”

“Xhavit Ahmeti”

“Shkolla e re”

“Arbëria”

Shkollat e mesme

“Sami Frashëri”

“Xhevdet Doda”

“Eqrem اabej”

“Ali Sokoli”

“28 Nëntori”

“Shtjefën Gjeqovi”

“Hoxhë K. Prishtina”

“Abdul Frashëri”

“Prenk Jakova”

“Gjin Gazulli”

“Alauddin”

“Shkolla bujqësore”

“Shkolla e Gjelbërt”k.sot
 
Titulli: Mbyllen 43 shkolla në Prishtinë

Boooh cfar behet keshtu...
 
Titulli: Mbyllen 43 shkolla në Prishtinë

Sot u mbajt mesimi , dhe pse ne ato kushte shum te veshtira mesimi vazhdoj.... Do zoti mos te jet von!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top