Mbushen 66 vjet nga masakra ndaj popullsisë çame

redi-

Anëtar i Respektuar
TIRANE - Sot shënohet pervjetori i 66-te nga Masakra në Camëri. Me ceremoni te vecanta nesër, Komuniteti shqiptar çam në Shqipëri, kujton masakrën ndaj popullsisë së saj të pafajshme, të kryer nga trupat e rregullta ushtarake greke të udhehequra nga Napolon Zerva.

Në Kllogjer të Sarandës, prehen 2700 persona të vdekur rrugës, gjatë eksodit të popullsisë së pafajshmë dhe të pambrojtur çame që ikte për ti shpëtuar genocidit dhe dhunës greke.

Fundi i luftës së dytë botërore, mbahet edhe si fillimi i kalvarit të vuajtjeve të kësaj popullsie, të cilës në vitin 1944 ju konfiskuan pronat dhe u përzunë me dhunë nga shtëpitë e tyre shekullore, nga trupat e rregullta greke.

Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në 25 qershor 1944, (datë, në të cilën komuniteti çam kujton viktimat e genocidit) forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin e Paramithisë. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve ndaj popullsisë autoktone Shqiptare, në luftën e dytë botërore.

Bëhet fjalë për një genocid, të pa dënuar akoma nga shteti Grek.

Shteti i atëhershëm Shqiptar, iu hoqi nënshtetësinë greke dhe i regjistroj si nënshtetas shqiptarë të gjithë komunitetin çam, duke i prerë kështu rrugën e kthimit në اamëri. Në të njëjtën kohë nuk i dha zgjidhje kësaj katastrofe humane që po ndodhte në jug të Shqipërisë dhe nuk ndërmjetësoj që kjo popullsi shqiptare të kthehej sërisht në shtëpitë e tyre.

Këtij komuniteti i mohoet ende e drejta për të vizituar shtëpitë dhe pronat e tyre. Në Greqi, atyre nuk ju është lejuar të ngrenë as përmendore në vendet ku janë kryer masakrat nga ushtria e rregullt greke.

(E.K/BalkanWeb)
__________________________________________________________________
Dje date 24.06.2010 Debat ne Kuvendin e Shqiperise per Camerine.Dule Kundershton ashper ndaj Camerise.

Debat Camëria
Parlamenti mbajti sot 1 minutë heshtje në kujtim të viktimave nga Masakra greke në Camëri me kërkesë të kryetarit të PDU, Shpëtim Idrizi. Kjo u bë shkak që deputeti i Partisë Drejtësi dhe Unitet (PDU), Dashamir Tahiri të debatonte sot ashpër në Kuvend me deputetin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, (PBDNJ), Vangjel Dule, pasi ky i fundit nuk u ngrit në këmbë kur parlamenti mbajti një minutë heshtje në nderim të viktimave të genocidit ndaj popullsisë çame.
Tahiri në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit sulmoi kreun e PBDNJ, Vangjel Dule se mohon cështjen Came dhe se nuk respektoi zinë e mbajtur sot nga Kuvendi.
“Parlamenti mbajti 1 minutë heshte për përkujtimoren e masakrës së camërisë. Por ti nuk u ngrite në këmbë, por ja ku po ta them unë, të mësoj unë si mbahet zia, ty klyshi i Zervës”.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Vangjel Dules që nga vendi u shpreh i indinjuar më shumë për faktin se Kryetarja e Parlamentit nuk reagoi. Dule iu përgjigj duke thënë se sjellja e tij është personale.
“Kur bëhen kërcënime të tilla këtu menjëherë mblidhen truprojat, nuk e di pse zonja Topalli nuk reagon kur nga podiumi bëhen kërcënime reale. Ja ku po e them se kur ngrihem unë e për cfarë ngrihem e flas në podium, është cështje individuale, se kjo që bërë ti sot është kërcënim I hapur ndaj meje. Qëndrimi i im është pjese e zgjedhjes dhe bindjeve të mia dhe këtë nuk mund ta diskutoj me askënd”. Tha Dule.
Përplasja dhe replikat mes dy deputetëve e detyruan drejtuesin e Kuvendit të ndërpresë për pak minuta punimet e Kuvendit

Kriza dhe vizat
Në 60 minutat debat i lirë, deputetët e opozitës akuzuan mazhorancën se po mbajnë peng zgjidhjen e krizës politike. Deputeti I PS, Namik Dokle dhe me pas Fatmir Toci kërkuan transparencë të plotë të zgjedhjeve parlamentare. “Zgjidhja e krizës politike vjen vetëm me transparencë të plotë të zgjedhjeve të 28 Qershorit”, thanë deputetet e PS.

Por, deputeti e PD, Edi Paloka e Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu akuzuan opozitën se kanë lobuar gjatë kësaj kohe kundër procesit të liberalizimit të vizave. “Bëtë të gjtiha përpjekjet për të ndalur liberalizimin e vizave, por nuk ia dolët”.
Ministrja Bregu nga ana tjetër përshëndeti vendimin e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian që miratoi rezolutën për integrimin e Shqipërisë. Sipas saj procesi ivizave është i pakthyeshëm dhe se opozita po vepron gabim lidhur me ketë proces. “Shqipëria nuk është vetëm e mazhorancës, mos vini në siklet kor socialistët europianë”, tha Bregu nw seancë parlamentare drejtuar deputetëve socialistë.

Në debat ka ndërhyrë dhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli që falenderoi Komisionin e Jashtëm të PE për miratimin që iu dha Rezoluta për integrimin e Shqipërisë në BE.
Topalli, tha sot në seancë plenare se Edi Rama dështoi në përpjekjet e tij për të shtyrë votimin për lliberalizimin e vizave për shqiptarët.
"ثshtë e vërtetë që pardje janë bërë të gjitha përpjekjet për të shtyrë procesin e votimit në Komisionin e Jashtëm të Parlementit Europian për liberalizimin e vizave", deklaroi Topalli, ndërsa theksoi se "z. Rama ka deshtuar në përpjekjet e tij për të shtyrë votimin".
Duke replikuar me Kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili përshëndeti miratimin nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian rezoluten për liberalizimin, por u shpreh se jemi prej vitesh duke duartrokitur, Topalli tha se "kemi 20 vite që ecim në këtë proces".
Topalli falenderoi të gjithë anëtarët e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, që sipas saj, dje në orën 09.00 në momentin që u hap mbledhja, dhanë votën e tyre për liberalizimin e vizave për shqiptarët. "Nuk është rasti për të patur zi për një rast kaq të madh", vijoi Topalli, duke shtuar se kemi 20 vite që ecim në këtë proces.
Por, u shpreh më tej Topalli, ka një shekull që ky komb është i izoluar dhe gjëja më normale është që të paktën sot të përshëndetet ky hap edhe pse siç theksoi ajo, "keni humbur shansin për të një vit rresht për të kontribuar për këtë ditë"

Axhenda e seancës së sotme parashikonte ndër të tjera, shqyrtimin e p/ligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare "Për përgjegjësinë civile dhe dëmshpërblimin për dëmet, në lidhje me transportin e lëndëve të rrezikshme dhe helmuese përmes detit, 1996", të një ndryshimi në ligjin "Për përdorimin e armëve të zjarrit" etj.

(d.b/BalkanWeb)
 
Titulli: Mbushen 66 vjet nga masakra ndaj popullsisë çame

Wednesday, April 07, 2010
Napolon Zerva = Enver Hoxha?

Ata kane dashur qe Shqiptaret te besojne se fill pas Luftes se Dyte Boterore, kur Europa sa po e kish mundur Hitlerin nuk kishte fuqi te ndalonte pastrimin etnik te Epirirt nga Napolon Zerva!!!A ishte kjo e mundur te ndodhte pa miratimin ose urdherin dhe financimin e Europes?!!! A zabtonte Napolon Zerva dhe Enver Hoxha te njejtat urdhra? A kishin Napolon Zerva dhe Enver Hoxha te njejtet ustallare?Napolon Zerva njeriu i gjermaneve dhe i anglezeve spastron etnikisht Epirin me preteksin se shqiptaret e atjeshem bashkpunuan me gjermanin!!!
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
le te analizojme shkurtimisht faktet.Pasi Napolon Zerva masakroi shqiptaret e Epirit dhe nje pjese ne pamundesi per ti shfarosur i deboi brenda kufurit shqiptar, Enver Hoxha i pirti me xhestin e pare te zhdukjes se dokumentacionit te tyre. Kete gje e beri edhe Milloshevici me shqiptaret e Dardanise para se ata te dilin nga krahina shqiptare e Dardanise dhe te futeshin ne kufirin zyrtar shqiptar.Pasi te debuarit, shqiptaret came u vendson ne Shqiperi, Enveri dha porositi per rrezikshmerine qe ata paraqisnin sidomos ne kombinim me nacionalistat e zones se Rezomes. Nuk gabohet ne se thuhet, se zyrtarisht ne Shqiperi u formua nje atmosfere perbuzje per shqiptaret e ardhur nga Epriri (Cameria ).Persa shkrojta me larte ishte pjesa e pare e ketij operacioni masiv ne te dyja anet e kufirti. Pjesa e dyte e pasoi me njehere. Europa nepermjet veglave greke dhe shqiptare ndaluan gjuhen dhe traditat e shqiptareve (ortodoks dhe mysliman) te mbetur ne Greqi ndersa e kunderta ndodhi ne Shqiperi."I pavaruri", "i pamposhturi", "trimi", "shqiptari", "atdhedashesi", Enver Hoxha ne vend qe ti pergjigjej me te njejten monedhe monarko-fashiteve greke duke ndaluar gjuhen greke ne Shqiperi beri te kunderten.Ortaku i Napolon Zerves, Enver Hoxha jo vetem stimuloi zhvillimin e gjuhes greke me shkolla te nivelit te ulet dhe te larte, por i dha edhe pushtet real minoritareve duke i bere zyrtare te larte, gjyqtar, kryetar komitetesh, kryetar te degeve te puneve te brendeshme, sekretar partie etj... ...Nje mision antishqiptar i kompletuar ne te dyja anet e kufirit...
 
Last edited by a moderator:
Back
Top