Mbulohet me dhe tuneli i Shkopetit, bllokohet disa orë aksi Tiranë-Peshkopi

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
56216_1.jpg

PESHKOPI-Rrëshqitja e dherave për shkak të reshjeve plot intensitet të shiut të rëna gjatë 24-orëve të fundit kanë shkaktuar bllokimin disa orë të aksit Tiranë-Peshkopi.
Tuneli i Shkopetit është bllokuar nga dherat e shumtë që kanë rrëshqitur nga lartësia e malit. Si pasojë kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Situata është rënduar tepër, pasi prej mbi 4 orë në këtë aks është bërë i pamundur qarkullimi.

Pritet ndërhyrja nga drejtoria rajonale e rrugëve për pastrimin e aksit.

(d.b/BalkanWeb)
 
Back
Top