Mbrojnë banesën, policia përdor armët

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Efektivët e Policisë së Shtetit përdoren për të nxjerrë me dhunë banorët e një pallati në afërsi t ë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.


timthumb.php


timthumb.php


timthumb.php


timthumb.php


85331.jpg


85332.jpg


85334.jpg


Policia ushtroi dje sërish dhunë ndaj qytetarëve. Kjo ndodhi në një lagje të kryeqytetit ku policia u thirr për të mbështetur përmbaruesit privatë të cilët po lironin një banesë ish-pronarësh, nga banorët që për rreth 70 vjet kishin jetuar aty. Konflikti filloi prej paradites së djeshme kur forcat e policisë e tepruan me brutalitetin e treguar ndaj banoreve. Konflikti u nxit edhe më shumë kur u dëgjua një e shtënë nga ana e policisë dhe një nga banorët u dëmtua lehtë. Policia vijoi duke kërcënuar me armë banorët, të cilët më vonë i nxori me dhunë jashtë banesës duke e liruar atë. Ishin gjithsej 13 familje që jetonin aty prej vitesh. Mela, njëra prej vajzave që ka dalë nga shtëpia që në orën 09:00 të paradites së djeshme na tregoi se, familja e saj ka 70 vjet që banon aty, ndërsa ‘pronari’ i vetëshpallur, Ferdinand Caka”, sipas saj, është një beratas i cili ka pasur vëllanë kryetar gjykate. Historia që na tregojnë banorët e pallatit nuk është edhe aq e komplikuar. Kjo pronë ka qenë parcelë, në kohën e mbretit Zog I. Atë kohë, kjo tokë iu dha për t’u ndërtuar shefit të aviacionit italian. Atij iu dha me qira posedimi për 99 vjet. Kjo tokë as nuk është shitur më sepse italiani nuk kishte të drejtë shitjeje apo dhurimi. Në vitin 1939, Italia e kapitulluar mori me vete edhe shefin e aviacionit italian. Familja e Melës erdhi në këtë pallat në vitin 1944. Ata vinin nga trojet çame, pikërisht në kohën kur grekët filluar të përzinin çamët nga tokat e tyre. Që nga ajo ditë, familja e tyre jetonte aty. Dje, bëheshin 69 vjet që familja Aliaj banonte në pallatin ku janë nxjerrë me forcë. Për shumë vite, ata i paguan shtetit qira. Ajo është e sigurt se kjo tokë nuk mund të ketë pronarë, sidomos personi që vjen nga Berati.

Sa vite keni që jetoni këtu?

Unë kam lindur këtu. Edhe babai im ka lindur këtu. Familja ime bën 70 vjet që jeton në këtë pallat. Ne kemi ardhur këtu që nga اamëria. Që atëherë, nuk kemi dëgjuar se kjo tokë ka pronarë. Tani në këto dhjetë vite, na vijnë njerëz me letra nëpër duar që thonë se janë pronarë. Të gjithë janë tërhequr, por Caka nuk po tërhiqet pasi i ka krahët e ngrohtë. Edhe kur ka krime të rënda nuk mblidhen kaq shumë policë.

Kush është realisht pronari? A ka ky person dokumente që vërteton se kjo pronë i përket?

Vëllanë e ka pasur kryetar gjykate dhe vetë ka dalë pronar. Kështu ia ka falur e vjehrra këtë tokë Ferdinand Cakës. Vetë Ferdinandi ka qenë këshilltar në gjykatë dhe nuk e ka pasur të vështirë të bëhet pronar i këtij pallati. Të gjithë e dinë ai i ka dokumentet false. Nuk mund të dalë pronar ai. Ai është nga Berati. Dhe del e justifikohet që ia ka dhuruar vjehrra këtë pronë.

Po ju a keni dokumente që vërtetojnë se keni kohë që banoni këtu dhe se keni vite që e paguani shtetin për pronën?

Po, sigurisht që kemi, veçse këta nuk po na lënë të marrim as dokumentet e shtëpisë. Kanë marrë dy persona që kujdesen për të zbritur të gjitha plaçkat tona. Nuk na lënë as të hyjmë në banesën ku kemi 70 vjet që jetojmë.

اfarë do të bëni tani që ju nxorën jashtë?

Do të kërkojmë të drejtën tonë. Unë për vetë do të qëndroj këtu poshtë ballkonit. Nuk do të lëviz nga shtëpia ime, sepse ai nuk është pronari. Nuk ka të drejtë Ferdinad Caka të na nxjerrë jashtë.

اfarë të shqetëson më shumë në të gjithë këtë ngjarje?

Më shqetëson fakti se jemi ende një vend i cili nuk mund t’i japë zgjidhje asnjë qytetari që kërkon të drejtën nëpër gjykata. Më vjen keq që të gjithë këta policë nuk janë qytetarë. Vijnë dhe mbështesin një këshilltar gjykate dhe nuk pyesin për 13 familje. I nxjerrin në rrugë si të ishin dele. Dhe për më tepër qëllojnë me armë për të na bërë presion. Njeriu duhet të jetë njeri, përpara se të jetë polic. Këtu janë dhunuar njerëz. Njërës i ra tensioni, tjetra është me diabet, fëmija gjashtë muajsh qan, ndërsa tjetri dhunohet nga policia se mbron shtëpinë e vet. Këtu zotëria e përmbarimit mban hekur në dorë dhe 30 policë nuk thonë asgjë. Nëse njëri nga ne do të mbante qoftë edhe një shkop në dorë, gjërat do të shkonin ndryshe. Më vjen keq për këtë Shqipëri, që asnjë gjë nuk ka në vijë. Asgjë.

“Pronari” e ka fituar pronën në sezon pushimesh

Daniela Roshi është një tjetër banore e këtij pallati. Ajo na rrëfeu të gjitha hapat që këta banorë kanë ndërmarrë dhe të gjitha hapat që pritet të ndërmarrin pas konfrontimit me policinë dhe me zyrën e Përmbarimit.

اfarë keni bërë deri tani?

Ne kemi hapur një gjyq për pezullimin e urdhrit të ekzekutimit. Na ka ardhur po sot një përgjigje, që kërkesa jonë është pranuar nga gjykata. Gjyqi është caktuar nga gjykata e Tiranës në datën 7 maj. Ne kemi hapur një gjyq për çështjen e pronësisë. Nuk na kanë dhënë një masë provizore, madje ne tani po e marrim vesh se kush është pronari. Sot, ky zotëri vjen për herë të parë. Na kanë dalë shumë pronarë tek kjo tokë. Të gjithë vijnë duke tundur letrat. Ne kemi kërkuar edhe përgjigje nga Gjykata e Lartë për këto dosje dhe pronarë dhe ajo na është përgjigjur se ka një shkelje procedurale në këtë tokë. Të gjitha këto letra unë i kam të protokolluara. Kam takuar ministrin e drejtësisë, kemi takuar vetë Sokol Olldashin për Entin Kombëtar të Banesave. Kemi dorëzuar një kërkesë edhe tek Enti Kombëtar i Banesave, duke dorëzuar të gjitha dokumentet, duke filluar që nga origjina e pronës.

Ku bazohet ky zotëri që thotë se prona është e tij?

Ky njeri bazohet vetëm tek hipoteka. Se çfarë ka çuar në hipotekë zotëria, unë nuk e di. Sepse ky pallat, në kohën e mbretit Zog ka qenë parcelë. Atë kohë, kjo tokë iu dha për t’u ndërtuar shefit të aviacionit italian. Atij iu dha kjo pronë me qira posedimi për 99 vjet. Kjo tokë as nuk është shitur dot më. Në 1939 kapitulloi Italia fashiste dhe shefi i aviacionit italian u largua prej këtej. Italiani nuk kishte të drejtë as ta shiste dhe as ta dhuronte këtë pallat. Kanë ardhur disa pronarë, por pas shumë gjyqesh dhe vendimesh, ata të gjithë tërhiqeshin. Kurse, ky pa dijeninë e banorëve vjen këtu.

Juve nuk ju kanë njoftuar që ky është pronari i ri i pallatit?

Nuk kanë sjellë asnjë njoftim këtu, asnjë banor nuk ka marrë njoftim. Sipas dokumenteve që posedon nga Gjykata, ky zotëria e fiton gjyqin me formë të prerë. E ka fituar, për më tepër edhe në sezon pushimesh, në sezon plazhi. Dhe tani na vjen Zyra e Përmbarimit.

Breçani, deputetit Tahiri: Këput qafën

Zëvendësdrejtori i policisë, Erzen Breçani, pavarësisht se është pezulluar për dhunën ndaj operatorit të Top Channel. Ai ka debatuar me deputetët e PS-së, që kanë vajtur në vendin e ngjarjes për t’u informuar, duke u thënë të këpusin qafën. Ja dialogu mes deputetit Tahirit dhe Breçanit:



Tahiri: Ke pesë deputetë, nuk jep përgjigje.



Breçani: Mos më trego me gisht. S’ka banorë brenda.



Tahiri: Je fytyra e policisë, gjynah për këta që kanë një drejtues si ti. Ti nuk përfaqëson njerëzit, ti sillesh si gangster.



Breçani: Kush je ti, nuk bëj debat me ty. Këput qafën!



Tahiri: Je fiks drejtuesi i sotëm i policisë



Breçani: Nuk të njoh për deputet. Ti je një….



Tahiri: اfarë jam unë?



Breçani: Hajdeni në Policinë e Shtetit t’u jap përgjigje. Jemi në zbatim të vendimit. Ne mbështesim veprimet e përmbarimit.



/Shekulli Print/Luela Myftari/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mbrojnë banesën, policia përdor armët

Normalisht qe shtet gangesterash kemi qe nga deputetet dhe tek polici me mik ;) kurre skemi per tu bere ne njerez ....
 
Back
Top