Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mbledhja e votave, "ndizet" xhelozia brenda së djathtës

Raportet PD-PR, deklarata e Godos solli irritimin e Topallit

Erjon Ajazi

Bashkëpunimi i brishtë PD-PR ka pësuar krisjet e radhës 10 ditë përpara zgjedhjeve. Xhelozia për votat e 28 qershorit u paralajmërua më 16 maj të këtij viti, kur Partia Republikane mbajti asamblenë që zyrtarizoi hapjen e fushatës elektorale për këtë parti dhe ‘goditi‘ partinë më të madhe të koalicionit të djathtë. Megjithëse janë në të njëjtin koalicion, demokratët kërkojnë votën e elektoratit për numrin 10, ndërsa republikanët për numrin 16 në të cilin ndodhet sigla e PR-së. Xhelozia mes dy partive më të mëdha të djathta lind në Shkodër, ku nënkryetarja e PD-së, kërkoi që më 28 qershor të mos votohet as për PDK dhe as për PR, por vetëm për PD-në. I kontaktuar për këtë çështje, "plaku i urtë" i politikës, Sabri Godo, kërkoi dje të sheshojë konfliktin duke thënë se "ne jemi në koalicion me PD-në. Kemi një marrëveshje të firmosur me kryetarin e aj. Aktualisht, nuk kemi probleme mes nesh dhe nuk merremi me atë që thonë individë të ndryshëm". Kryetari i nderit të Asamblesë së PR-së, Sabri Godo, kërkoi në hapjen e fushatës elektorale të PR-së më 16 maj angazhim në çdo zonë për të siguruar votat. Plaku i urtë i politikës, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PR-së, tha se "Ujku e ka qafën të trashë dhe ia bën hyzmetin vetëm punës së vet. Ne do të mbrojmë idetë dhe politikat tona që kemi parashtruar. Në Partinë Demokratike ekziston një ide se ne republikanët marrim votat, kjo shpjegohet ngaqë ata duan çdo gjë për vete". Godo duke paralajmëruar përballjen me republikanët shtoi se "ne do të mbrojmë idetë dhe politikën tonë. Burrërisht, mund të kemi atakime nga të tjerët, se thonë na i morën votat këta. Pjetër Arbnori, ndjesë pastë, thoshte se e keqja ne na vjen nga republikanët, se këta na i marrin votat. Dhe ekziston ky mentalitet në PD se duan çdo gjë për vete, por edhe ne duam çdo gjë për vete, kështu që jemi baras nga kjo anë". Divorci i aleatëve të ngushtë PD-PR lindi dukshëm pas shpërthimit të 15 marsit 2008. Dy ditë pasi fshati u bë i njohur nga fenomeni "Gërdec" jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve, Fatmir Mediu largohet nga karrigia e ministrit, për t‘i lënë republikanët për gjashtë muaj të papërfaqësuar në qeveri me një post ministri, por vetëm në rang zv/ministrash. Më pas, aleanca PD-PR thyhet nga kontradiktat e vazhdueshme për Ligjin 7501 për tokën dhe vitin e fundit në PD u vu re largimi i deputetëve ‘fantazmë‘, që i dhanë oksigjen kësaj partie pas zgjedhjeve të 2005-ës si Lajla Përnaska që aktualisht ndodhet e 15-ta në listën e PD-së në Qarkun Tiranë. Reforma zgjedhore solli një tjetër padakordësi në radhët e republikanëve, të cilët fillimisht kundërshtuan dhe më pas u bindën dhe zbutën pas hyrjes së Anila Godos në qeveri si ministre e Shëndetësisë. Me vendim të Këshillit të Ministrave, në të njëjtën periudhë iu dha Sabri Godos një pension i përhershëm. Dje, republikanët kërkuan të shuajnë zjarrin që ndezi një ditë më parë nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, me deklaratën e saj në Shkodër se "votat për PDK dhe PR janë vota për Edvin Ramën dhe vota për spiunët dhe mafiozët". Në emër të kryesisë së Partisë Republikane, Neritan Alibali, tha se mes Partisë Republikane dhe asaj Demokratike ka një marrëveshje të nënshkruar në 21 mars të këtij viti nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Fatmir Mediu.

Reagimi


Ndoka shpërthen në akuza ndaj Topallit

Partia Demokristiane reagoi dje ashpër ndaj deklaratës së bërë nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila u kërkoi zgjedhësve të Shkodrës të mos votojnë për PDK-në, se ata janë spiunë dhe mafiozë. Nard Ndoka tha se "deklaratat e Topallit, janë shprehje e një krize të thellë morale dhe politike, por dhe paniku, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve". Sipas Ndokës, Topalli është kthyer në një nga figurat më të urryeshme për qytetarët e Shkodrës. Ajo, tha Ndoka, po e shikon çdo ditë e më shumë humbjen në Shkodër, nuk pranohet nga qytetarët, dhe refuzohet në të gjitha strukturat. ثshtë kjo arsyeja se përse ajo e ka humbur tërësisht toruan dhe nuk di më se çfarë flet. "Topalli çdo ditë e më shumë e prek humbjen e mbështetjes në Shkodër, edhe përse përpiqet të vendosë terror me bandat e saj", tha Ndoka.
 
Filloi krimbi të gërryej drurin po hë :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back