Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, të hënën ose të martën

Kresha

A pretty face can never trick me
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të mbahet të hënën ose të martën, ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, në një intervistë për B92.

Jeremiq po ashtu ka thënë se Serbia ka marrë garanci që plani gjashtëpikësh i OKB-së nuk do të ndryshohet.

Ministri serbe ka thënë se ekziston marrëveshja në mes të Serbisë dhe Kombeve të Bashkuara - e cila, sipas tij, është mbështetur nga të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate, dhe ka shtuar se kjo marrëveshje do të rikonfirmohet njëzëri.

Ndërkaq zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Brendon Varma ka thënë se mund të ndodhë që deri në fund të javës të publikohet raporti i sekretarit Ban Ki-Moon për Kosovën, respektivisht, për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e EULEX-it. /Telegrafi/
 
Na kane care koken dhe keta te OKB...si shume pro serbe po na behen
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top