Mbledhja e BE vendos rënien e Shengenit, çdo shtet ka të drejtë të rikthejë regjimet

ida angel

:)
V.I.P
Lajm i keq për ne shqiptarët por edhe për mbarë qytetarët e Europës dhe më gjerë, sepse Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian në mbledhjen e sotme arritën marrëveshje për ndryshimin thelbësor të marrëveshjes së Shengenit. Zyrtarisht u tha se flukset e refugjatëve janë arsye për rivendosjen e kontrolleve në kufij.

Në këto kushte, vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një version të ri të marrëveshjes së Shengenit. Sipas versionit të ri, shtetet mund të rivendosin kontrollet kufitare nëse shohin të kërcënuar funksionimin e hapësirës Shengen.

Kjo do të thotë se shtete të caktuara, fjala vjen, Greqia apo Italia, nuk ka nevojë t’i nënshtrohen një rregulli unik të BE por në mënyrë individuale, me iniciativë, mund të rivendosinn regjimin e kontrollit në kufij, të heqin hyrje-daljen pa viza dhe deri të mbyllin totalisht kufijtë duke i nënshtruar qytetarët në regjim leje lëvizjeje përmes aplikimeve në ambasada. Për këtë ranë dakord në një takim në Luksemburg ministrat e brendshëm të BE-së.

Rregulli i ri parashikon një të ashtuquajtur "mekanizëm emergjence", sipas të cilit vende të veçanta anëtare mund të mbyllin kufijtë e tyre "si rruga e fundit", në rast se një tjetër shtet i BE-së nuk kontrollon si duhet kufijtë e tij të jashtëm dhe në rast se "kërcënohet në mënyrë të rëndë" siguria e brendshme e shteteve të tjera, që do të thotë: në rast se si pasojë hyjnë në BE një numër i madh emigrantësh të paligjshëm. Koha maksimale për këtë masë do të jetë dy vjet.

Që prej 17 vjetësh në Evropë thuajse nuk ka fare kontrolle kufitare, falë marrëveshjes së Shengenit. Tani ajo do të reformohet: në rast nevoje vendet anëtare mund të rivendosin kontrollet në kufij.

Friedrich: mekanizmi i emergjencës si "Ultima Ratio"

Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich (CSU), i cituar sot nga radio Deutsche Welle, deklaroi: "Të drejtën për të thënë fjalën e fundit e kanë natyrisht shtetet anëtare pasi ne jemi përgjegjës për sigurinë e qytetarëve tanë". Përdorimi i mekanizmit të emergjencës vihet në diskutim vetëm si mundësi e fundit, kur të gjitha të tjerat nuk funksionojnë, tha Friedrich. Ministri i Brendshëm gjerman e di se ka mbështetjen e homologëve të tij evropianë. "Ne nuk mund të pranojmë që dikush tjetër të vendosë për kontrollet në kufijtë tanë" tha ministrja e Brendshme e Zvicrës Simonetta Sommaruga, vendi i së cilës është në Shengen edhe pse nuk bën pjesë në BE.

Flukset e refugjatëve afrikanë, shkak për ndryshimet në Shengen

Për reformën e Shengenit debatohet prej muajsh. Shkak për të u bë pranvera arabe një vit më parë, si pasojë e së cilës mijëra refugjatë nga Afrika veriore vërshuan në ishullin mesdhetar të Lampeduzës. Ndërkohë që shumë prej tyre iu drejtuan Perëndimit nga Lampeduza, imigrantë të tjerë të paligjshëm depërtuan përmes kufirit plot vrima mes Turqisë dhe Greqisë. Sipas të dhënave të qeverisë greke çdo vit në Greqi mbërrijnë 150.000 imigrantë të paligjshëm. "Situata në kufirin greko-turk tregon se kemi nevojë për një mekanizëm të qartë veprimi", u shpreh ministrja e Brendshme austriake Johanna Mikl-Leitner në Luksemburg.

Komisioni humbet betejën

Me këtë projekt, i cili duhet të marrë edhe miratimin e Parlamentit të BE-së, ministrat e brendshëm i dhanë goditjen vdekjeprurëse kërkesës së Komisionit të BE-së për të pasur fjalën e fundit në vendimet për kontrollet kufitare. Komisionerja e BE-së për sigurinë Cecilia Malmstrِm u ankua për dobësim të hapësirës Shengen: "Nëse na duhet të rivendosim kontrollet kufitare për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, atëherë ky duhet të jetë një vendim i përbashkët i BE-së dhe jo një vendim që mund ta marrë secili vend anëtar".

Malmstrِm luftoi më kot që Komisioni të mbetej instanca e fundit vendimtare. Komisionerja ka përsëritur vazhdimisht se flukset e deritanishme të refugjatëve nuk mund të shihen në asnjë mënyrë si kërcënim i rendit publik. Malmstrِm sheh të kërcënuar diçka tjetër, pikërisht lirinë e lëvizjes së personave në Evropë për shkak të abuzimit me mekanizmin e emergjencës. Shengeni është "një arritje evropiane" që duhet të mbrohet, deklaroi Malmstrِm.
vizat-be-noa.jpg

Komisioni i BE-së merr megjithatë një rol të fuqishëm përmes një procedure të re kontrolli, me të cilën me vizita me dhe pa paralajmërim kontrollohet në vendet anëtare zbatimi i rregullave të Shengenit.

Parlamenti Evropian kërcënon me padi


Shtetet anëtare dolën fitimtare në matjen e parë të forcave me Komisionin e BE-së. Por puna nuk mbaron me kaq. Shtetet ndoshta i kanë bërë llogarinë pa hanxhinë, Parlamentin Evropian. Ai ndihet shumë pak i përfshirë në procesin vendimmarrës dhe kërcënon me padi. "Ne propozojmë që Gjykata Evropiane të shqyrtojë përputhjen me ligjet përkatëse", deklaroi Mafred ثeber nga grupi parlamentar kristiandemokrat.NOA
 
Pe: Mbledhja e BE vendos rënien e Shengenit, çdo shtet ka të drejtë të rikthejë regji

Sa po i veshtiresojne gjerat dhe keta...
 
Back
Top