Mbi terminologjinë “populli vëlla” turk

Marrëdhëniet tona me Turqinë kanë njohur një regjistër të ri emocional në epokën e demokracisë. Shumica e takimeve bilaterale apo e vizitave të ndërsjella kanë sfond togfjalëshin “populli vëlla”, nënkuptohet turk. Kaq shumë përdoret kjo terminologji, sa duket gati një herezi po të mos jesh dakord. Dalëngadalë, me parimin “përsëritja, nëna e dijes” këtij pohimi duket sikur i jepet statusi i së vërtetës. Duke gjykuar marrëdhëniet e mira aktuale në të gjitha nivelet ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë do të ishte më e pranueshme të thoshim populli mik turk, dhe kjo ulje në gradë nuk është aspak racizëm, por vlerësim real. Turqia e sotme nuk është Turqia otomane, por nëse në çdo rast theksojmë “vëllazërimin”, i bie që atë e kemi realizuar gjatë pushtimit otoman dhe e servirim sot si realitet afektiv ndërmjet vendeve tona. Por, edhe njeriu më i painteresuar në punë historie tashmë e di që jemi një racë (popull) pa asnjë lidhje gjaku e gjuhe me familjen e popujve turq. Francezët, italianët, spanjollët, popuj të trungut latin me gjuhë neolatine, në zhargonin e tyre të raporteve të ndërsjella nuk e kanë kurrë fjalën “popull vëlla”. Ndërsa ne shqiptarët, gjuhën, ashtu si armenët dhe grekët, e kemi indoeuropiane, antikitetin e kemi të kontekstualizuar me atë greko-romak, fqinjësi dhe vijimësi territoriale me turqit nuk kemi, dhe mendojmë që nënat dhe etërit i kemi thjesht shqiptarë. Një gjë e madhe na lidh vërtet me Turqinë dhe kjo lidhje është pushtimi gati 500-vjeçar. Por, pushtimi mund të merret si histori e përbashkët, aq sa është e tillë një marrëdhënie përdhunimi. Pushtimi osman (sot lavdia neo-otomane është tema më e preferuar e ministrit të Jashtëm Davatoglu), ishte fakti historik më i tmerrshëm, më i rëndë që u ka ndodhur shqiptarëve përgjatë gjithë historisë së tyre. ثshtë shenjë e mirë që shqiptarët nuk mbajnë mëri për këtë fakt, sa ç’është e keqe që e harrojnë atë. Skolareske duket të përsërisësh disa të vërteta të thjeshta, por kur ato harrohen duhen kujtuar. Pushtimi osman ka qenë i përgjakshëm dhe asimilues, e mjafton të kujtojmë periudhën më moderne të jetës në viset shqiptare. Nuk është rastësi që fqinjëve tanë grekë e serbë u lejoheshin shkollat amtare pa kufizim dhe të vetmit që përndiqeshin si heretikë, kur donin të mësonin dhe shkruanin gjuhën e tyre, ishin shqiptarët. Vetëm në vitin 1887 lejohet e para shkollë shqipe me “ferman”, drejtori i së cilës vritet dhe shkolla mbyllet. Rilindësit shqiptarë, pa dallim feje, u përndoqën dhe u persekutuan si askush tjetër në Perandori. Lidhja e Prizrenit u tradhtua nga Turqia dhe tokat shqiptare u trajtuan si mall shkëmbimi. Patrioti Dervish Hima u rrah e torturua publikisht në Shkodër nga xhonturqit vetëm se në gji mbante flamurin kombëtar. Kur malësorët shqiptarë luftonin në Deçiç për pavarësinë e këtij vendi, Turqia, në grahmat e fundit, përçante shqiptarët, duke kundërvënë muhamedanët me të krishterët. Trojet shqiptare u copëtuan pas Luftës Ballkanike falë edhe keqpërdorimit të imazhit të shqiptarëve nga Perandoria Osmane si mbështetës të saj. Sikur kjo të mos mjaftonte, në kohën kur Shqipëria bëhej anëtare e Lidhjes së Kombeve, Turqia e re kërkonte që shteti shqiptar të paguante një pjesë të borxheve osmane, ndonëse prej tyre kishim mbetur shteti më primitiv i Europës. Turqia osmane është sjellë më arsyeshëm me grekët dhe serbët, e ata për asnjë moment nuk e thërrasin “popull vëlla”. Lind pyetja: A ka ndonjë rast tjetër të ngjashëm kur i pushtuari thërret “vëlla” pushtuesin? Druajmë që jo. Nuk e bëjnë indianët me anglezët, ndonëse prej tyre trashëguan disa të mira. As algjerianët me francezët, as vendet e Amerikës Latine me spanjollët dhe portugezët e kështu me radhë. Modeli më tolerant e bashkëpunues ndërmjet popujve të një perandorie ishte ai i perandorisë dualiste Austro-Hungareze, e cila nuk e frenonte në përgjithësi identitetin dhe kulturat kombëtarë, e as të drejtat politike të përfaqësimit të popujve që e përbënin. Ishte një monarki paternaliste thotë Cvajgu. Sot, asnjëri prej këtyre popujve nuk shfaq nostalgji për atë periudhë e as nuk e ndien dhe as nuk e quan vetën vëlla me ndonjërin prej këtyre popujve komponentë të ish-Monarkisë Hasburge. Këtë terminologji, për hir të së vërtetës, nuk e gjenim as në Mbretërinë e Zogut, e interesuar për të forcuar karakterin nacionalist të regjimit të tij, e as në regjimin izolacionist të Enver Hoxhës, që përskuqej nga patetika kombëtariste. Ajo u shfaq menjëherë në fillim të vitit 1991. Përzgjedhja e “vëllait” bën përshtypje. Politikanët shqiptarë këtë term familjar e përdorin vetëm për popullin turk dhe kurrë për popujt e tjerë. P.sh., kulturalisht dhe si mentalitet jemi më afër me grekët apo italianët, por kurrë nuk kemi dëgjuar të përdoret termi popull “vëlla” grek dhe popull “vëlla” italian, madje as për popullin e SHBA-ve, i cili sot duket si protektori dhe miku më i madh i interesave shqiptare. Natyrisht, shumë mirë që nuk e përdorin dhe as këta popuj nuk do të pëlqenin të kishin vëllezër të paqenë. Fakti shndërrohet në problem kur këtë gjë e bëjmë veç për turqit. Do të ishte më e ndershme të thuhet që terma të tillë janë veshja emocionale e tezave të hedhura, të cilat periudhën e pushtim otoman e shohin bashkëjetesë dhe histori të përbashkët. Kurse disa të tjerë, më entuziastë, e shohin si periudhë prosperiteti e realizimi të individualiteteve shqiptare, apo si koha e modernizimit të kadastrave (edhe çështja e kadastrave kërkon diskutim nën parimin kujt ia morën tokën turqit dhe kujt ia dhanë). Në këtë 100-vjetor pavarësie, në shenjë nderimi për aktin sublim me panagjerikë kujtojmë etërit e pavarësisë, të cilët i bie që na paskëshin ndarë nga vëllezërit! Fatkeqësisht, konstatojmë se strukturat otomane edhe pas një shekulli pavarësi gjejnë bahçe ku lulëzojnë si “forma mentis”. Së paku duhet pyetur populli shqiptar nëse është dakord për këtë qark të shkurtër gjenetik me anketim apo referendum, dhe pastaj nëse e marrin miratimin, le ta përdorin. Me parimet e Frojdit, disa politikanë shqiptarë e konsiderojnë pushtimin otoman “histori dashurie” dhe popullin tonë “produkt” të saj!!! Le ta thonë. Në rastin më të mirë, pohime të tipit “popull vëlla” demonstrojnë inferioritet, servilizëm, gjendje mendore prej të pushtuari, megjithëse duket pak për të përligjur një gjë kaq antishqiptare. Naimi i madh nga Stambolli vjershëronte “dielli lind andej nga perëndon”, duke na përcaktuar qartë ideologjinë kombëtare. Dialektika integruese sot i thërret shqiptarët në kohën e ardhme të historisë së Naimit, si qytetarë me të drejta e liri, dhe jo si “vëllezër” të përdhunuar nga pushtimi.

AGRON GJEKMARKAJ
 
Titulli: Mbi terminologjinë “populli vëlla” turk

ahahahahhahaha Shikoji emer mbiemer atij qe e ka shkru kete (trakt) :P e analizo Shkrimin masanej.
 
Titulli: Mbi terminologjinë “populli vëlla” turk

Eh, kuptohet menjehere qe ky shkrim i ketij autori ka per qellim te fus urrejtje tek shqiptaret dhe per Islamin si Fe, duke perdorur termat "turk e turq". Me sa e di une, ky term "popull vella" turk, eshte perdorur per here te pare nga xhaxhi Enver, atehere kur dridhej nga greku (gjate viteve 60 aty dikun).

Autori pyet se perse shqiptaret e duan njeri tjetrin dhe e quajne vella, por kjo gje nuk ndodh me italianet, serbet e greket. Autori eshte thjesht nje fondamentalist katolik.
 
Pe: Mbi terminologjinë “populli vëlla” turk

Interesat gjeopolitike duhet te trajtohen ne kushtet e momentit aktual historik dhe jo te kthehemi pas ne histori duke analizuar periudha te tjera te cilat cdo komb i ka perjetuar ne forma te ndryshme, kesisoj, duke kundervene jo vetem faktorin kohe ne perballje historike por edhe faktorin objektiv apo subjektiv. Historia eshte nena e diturise eshte ciklike dhe eshte pashmangshmerisht e perseritshme, por kjo nuk do te thote qe sot historia dhe politka dhe menyra se si eshte organizuar njerzimi duhet ti qendroje nje modeli tashme te konsumur sic mund te ishte ai i perandorive, i kolonive territoriale, i sundimeve teokratike apo autokratike etj. Ajo qe sot lipset nga ne si gjeopolitike shqiptare nuk eshte faktori subjektivo-psikologjik dhe as ai psikologjiko-kolektiv pasi keta jane faktore emocional, ne fakt ai qe ka shkruar artikullin me siper duket qe eshte teper emotiv duke e kthyer pothuajse analizen ne qesharake. Nuk mund te ngelemi prape ne kohe si ai femija qe mban meri qe mban inate, por duhet te dalim nga keto huqe sepse shqiptaret keto huqe i kane per zemer dhe duhet te shikojme interesat e nje shteti, nje marreveshje nje traktat qe na pershtat interesave tona duhet te nenshkruhet, skam me kohe ta vazhdoj...
 
Titulli: Mbi terminologjinë “populli vëlla” turk

Une sdi te kem patur ndonje damar nga Cukarova apo Dobleti..., megjithse ndonje 5sagjys do ta kem pat jenicer andej nga Shkretetirat e Siris ,s'kam te dhena ?!,
po ashtu as nga Kina e Rusia.
Sic ka thene dhe Sekretari i Par i Partise te Punes se Shqiperise, Komandanti Legjendar Shoku eNVER hOXHA :
-"Populli vella" Rus, Kinez, Vietnamez deri ne Kongoli kemi vellezer...
Sic thot Kryeministri i nderuar Profesor Doktor. Zt. sALI bERISHA "populli vlla" Turk...
Ups, harova "popullin vlla" Amerikan more.... :qeshje: do ta luftojme apo jo teRoRizmin ne ...
sa te kemi kRYETAR e dREJTOREVICA si Sali Protopapa gjuhet tona do shijojne embelsin e jashteqitjeve te botes.
Shkurtimisht .......Mirmengjes o interes .)

Ky fenomen me ne Shqiptaret jocuditerisht eshte keqperdorur, ndryshe nga popujt e tjere ,psh Kombi Grek ka vella Popullin Sllav, Hebre etj, ne Shqipot e mjere si rezultat i Igniorances qe fillon nga kolltukofaget e Nolit e deri ne ditet e sotme sikur e kemi tepruar paksa me lepirjet dhe servilizmat...
Rrethanat dhe interesat detyrojn individin apo nje Komb te ter te mbaj nje qendrim qoft momental qoft historik por kjo sdo te thot te hedhesh balte mbi identitetin dhe qendrimin kombetar.
Pertej fes apo nacionalizmit me keqardhje them se Kombi yne ka nje histori te zymt, jo per faj te Turkut, Grekut apo Serbit, s'kemi qen kurr nje Komb i bashkuar, skemi patur qendrime dhe influenca politike, kurr nuk kemi perqafuar nje besim fetar si komb, sic thot Noli : -kater fe te ndryshme qe skan zene rrenje ne zemren e nje populli pagan te gjitha keto si rezultat i Ignorances .

Gjithsesi, un jam Ilir, Arber, Shqiptar, kete e di me siguri, gjaku im rrjedh nga ata qe i shqyen gjoksin eSat pASH tOPTANIT, vllezer kam patriotet si Adem Jashari, Cerciz Topulli e Faik Konica, Noli e Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali e Avni Rustemi.

Sqarim: ne shenj respekti ja u shkruajta emrin mbrapsh ketyre sekseraxhinjve e tezgaxhinjeve, ketyre gjenive plot ideale karnivore , keta krimba te verdh me koke te zeze si eNVER hOXHA, sALI bERISHA, eSat pASH tOPTANI
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mbi terminologjinë “populli vëlla” turk

Shkrimi 'menyra e shkrimit ' burimet e shkrimit tregojn qart urrejten qe kan per myslimanet te krishteret .
A ka fjale me te mire sesa ti drejtohesh nje njeriu vella . E lere me nje populli te tere. Ai i cILI e ka shkrajtur kete shkrim me se miri e tregon fen e tij dhe verberin qe ka ndaj FES ISLAME .

Muhamedi a.s ka thene myslimani eshte vella i myslimanit . E kjo fjale vella burimin e ka tek njeriu me I Dashur I Zotit. E ne si mysliman s'vrasem njeri te botes ' por konsiderojm si Vellazni te gjithe njerzit e Botes.
 
Titulli: Mbi terminologjinë “populli vëlla” turk

Shkrimi 'menyra e shkrimit ' burimet e shkrimit tregojn qart urrejten qe kan per myslimanet te krishteret .
A ka fjale me te mire sesa ti drejtohesh nje njeriu vella . E lere me nje populli te tere. Ai i cILI e ka shkrajtur kete shkrim me se miri e tregon fen e tij dhe verberin qe ka ndaj FES ISLAME .

Muhamedi a.s ka thene myslimani eshte vella i myslimanit . E kjo fjale vella burimin e ka tek njeriu me I Dashur I Zotit. E ne si mysliman s'vrasem njeri te botes ' por konsiderojm si Vellazni te gjithe njerzit e Botes.

Vella? populli qe ka sunduar Shqiperine ( e shtete te tjere)? qe kane vrare pa fund...? Hmm, pse eshte vella?! Se solli Islamin ne Shqiperi?!~
Nuk e them per urejtje ( se jam kundra urejtjes masive sic ndodh me greket, serbet, italianet nga shqiptaret), por nuk mund ti konsiderosh vella vetem se ndajne nje fe me ty.
E kam thene dhe ne nje rast tjeter, pse ju kenaq te dini qe ka 3285923587489678 mysliman ne bote kur 3285923587400000 prej tyre nuk e praktikojne fene, e bejne gjera komplet te ndaluara fese edhe ju bejne per turp?
 
Titulli: Mbi terminologjinë “populli vëlla” turk

Vella? populli qe ka sunduar Shqiperine ( e shtete te tjere)? qe kane vrare pa fund...? Hmm, pse eshte vella?! Se solli Islamin ne Shqiperi?!~
Nuk e them per urejtje ( se jam kundra urejtjes masive sic ndodh me greket, serbet, italianet nga shqiptaret), por nuk mund ti konsiderosh vella vetem se ndajne nje fe me ty.
E kam thene dhe ne nje rast tjeter, pse ju kenaq te dini qe ka 3285923587489678 mysliman ne bote kur 3285923587400000 prej tyre nuk e praktikojne fene, e bejne gjera komplet te ndaluara fese edhe ju bejne per turp?

muslimani eshte vella i muslimanit . per kete arsye sepse kemi nje fe besojme ne nje Zot te vetem . Muslimani e don muslimanin sepse All-llahu eshte ai qe e ka ba vella njerin me tjeterin duke ua zgjedh fene e perbashket.
e konsiderojme si vella edhe shume bile.
 
Titulli: Mbi terminologjinë “populli vëlla” turk

Kjo Zina shum mire e din pergjigjen e prap se kupton e don me ja shpjegu euuuuuuuuu qa kishte qen kjo :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top