Mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Murat Koltraka, studjues

Burimet historike flasin per kohen e ardhjes se grekeve e te sllaveve ne gadishullin Ballkanik (Ilirik). Per shqiptaret nuk ka nje informacion te tille, pasi nuk jane ardhacak, por autokton ne trojet e tyre etnike, qe kur lindi jeta ne kete rajon.

Studiues e historiane sjellin fakte dhe argumentojne se trojet etnike te shqipetareve deri vone kane qene mbi 99 mije kilometer katrore. Si pasoje e pazareve per te kenaqur lakmite grabiqare te fqinjeve tane, trojet tona u rrudhosen deri ne 28 mije km katrore, ose 28.3% te tyre. Tendeca te tilla shfaqen edhe sot ne ditet tona, sidomos ne jug te Shqiperise cka do te thote se lakmite e tyre per te na grabitur edhe me shume nuk kane te ndalur.

20110506-Skanderbeg.jpg
Studiues e historiane te huaj nga vende shume te zhvilluara jane shprehur e vazhdojne te shprehen, se Shqiperia (e zvogeluar) eshte e ngjarjeve te medha ne histori. Edhe ne kete fushe tendencat e mohimit, te tjetersimit, te grabitjes, kane qene e vazhdojne te jene te eteshme, sistematike e te panderprera. Nga fqinjet tane na kerkohet deri dhe te ndryshojme tekstet e historise sone, qe ata te pastrohen nga patriotizmi, atdhedashuria, qe te mohohet dhe kontributi historik i martireve te ketij kombi te rene ne mbrojtje te territoreve tona ne lufte pikerisht me paraardhesit e ketyre pushtues. Ndonese per interesat e tyre ata jane nacionalist ekstrem, ne na rekomandojne dhe na vene dhe kushte per te qene liberal.

Per rreth dy shekuj historiane te vendeve fqinje u perpoqen qe Kastriotet e famshem, qe tronditen boten me vepren historike qe na lane, t'i benin te tyre sllav, apo grek, qe ky kontribut i jashtezakonshem i tyre te mos ishte i Heroit tone e i shqipetareve, por i sllaveve, apo i grekeve. Dalja ne drite e dokumenteve e deshmive te bashkohesve te Skenderbeut, si te Gjon Muzakajt, Barletit, studiuesit italian Rafael Volaterano e te tjere, shenoi fundin e ketij debati, deshtimin e tyre. Ky kapitull u mbyll plotesisht nga deshmia e vet Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, ne letren qe i dergoi princit te Tarentit Xhovani Antonio Orsini, me 31 tetor 1460, kur heroi yne vetdeklaroi origjinen shqipetare te Kastrioteve.

Ne histori sillen plot shembuj qe shpjegojne se perandore e mbreter nga vendet e ndryshme kane qene te martuar me gra nga shtresat e larta te kombesive te tjera. Martesa te tilla beheshin per qellime politike me interese te ndersjellte. Nuk kemi lexuar, as informuar nga te tjeret, te jete debatuar mbi perkatesine etnike te ndonjeres nga grate e tyre, sic eshte debatuar mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit, te shoqes se Gjonit, te emes se Skenderbeut. Ne thelb te cdo orvatje te fqinjeve tane qendron e njejta strategji, tendeca e mohimit te cdo vlere shqipetare, tjetersimi, dhe me pas pervetesimi i saj prej tyre.

Kush sherbeu si baze rreth debatit mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit?

Se pari, autoret bashkekohes te Skenderbeut si Gjon Muzakaj, Barleti, Volaterano e te tjere, ne shkrimet e tyre nuk u shprehen mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit, jo se nuk e dinin, por ngaqe dihej nga te gjithe per kohen e tyre, e quajten te panevojshme. Kjo u dha shkas studiueseve te mevonshem te ndaheshin ne dy grupe. Disa prej tyre jane shprehur per Vojsaven si arbere, te tjere e paraqesin ate si sllave.

Se dyti, mendimet e disa autoreve mbi Vojsaven si sllave i perkasin kohes kur debatohej edhe per Kastriotet si sllav, pasi ende nuk kishin dale ne drite dokumente autontike e deshmi bashkekohetaresh mbi perkatesine etnike te Kastrioteve. Per inerci, por edhe per interesa te caktuara, ata ecen ne kete linje duke e paraqitur Vojsaven te perkatesise etnike sllave.

Se treti, disa studiues jane mbeshtetur ne burime jo te sakta. Te tjere nuk jane treguar te sakte e real, per shkak te distances se larget, mosnjohjes se terrenit, administrimit te tij, sidomos te Pollogut, qe zoterohej nga i ati i Vojsaves.

Se katerti, edhe trajta sllave e emrit te saj ka ndikuar ne animin e tyre mbi perkatesine etnike sllave te Vojsaves. Por, shqipetaret ne asnje periudhe, ashtu si ne ditet tona, ne perdorimin e emrave nuk jane ndikuar nga perkatesia etnike se ciles i perkasin emrat.

I pari qe flet per Vojsava Kastriotin eshte Barleti (1508). Ai shkruan, se ajo ishte e shoqja e Gjon Kastriotit, bija e princit fisnik te Tribaleve, por nuk percakton perkatesine etnike te saj.

Muzakajt kishin lidhje miqesore te ndersjellte me Kastriotet. Gjon Muzakaj mik i familjes se Skenderbeut, bashkekohes i tij, ne “Memorada” shkruan: “Gjon Kastrioti, i ati i zotit Skenderbeg, pati per grua zonjen Vojsava Tribalda, me te cilen linden kater femije meshkuj edhe pese femije femra”.
Sipas Fan S. Nolit, eshte Gjon Muzakaj i pari qe permend mbiemrin Tribalda te Vojsava Kastriotit. Gjon Muzakaj shkruan: ”E ema e te thenit zotit Skenderbeg, gruaja e te thenit zotit Gjon, pati emrin Vojsava Tribalda dhe vinte nga nje dere e fisme”.

Lind pyetja; Pse Gjon Muzakaj nuk u shpreh mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit?
Ai ishte mik i kesaj familje, kusheri i pare i Donika Kastriotit sipas prof. dr. Kristo Frasherit. Perkatesia etnike e Vojsaves ka qene e ditur jo vetem prej tij, por edhe nga te tjeret bashkekohes te Muzakes, te trashgimetareve te tyre, rrethit miqesor e te tjere. Eshte nje arsye per t'u bashkuar me mendimin e disa studiuesve serioze rreth ketij problemi, te cilet thone se, meqenese dihej perkatesia etnike e saj nga Muzakaj e te tjeret ne kohen e tij, nuk ka qene e nevojshme te trajtohej me tej problemi i saj, perkatesia e saj etnike.

Eshte momenti te ndalemi ne nje ceshtje. Historiani nga Zvicra O. Shmitt ne librin e tij “Skenderbeu”, botimi i vitit 2007 rezulton te kete shfrytezuar shume burime arkivore, sidomos sllave rreth Kastrioteve. Mbi perkatesine etnike te Vojsaves ai nuk arriti te gjeje ndonje dokument te besueshem e bindes, por u detyrua te bazohej ne nje supozim te paargumentuar (perralle), kur ne fq. 37 te librit te tij shkruan: “…..duhet supozuar se Vojsava do te kete qene e bija e Grgur Brankovicit. ”Mbi bazen e ketij supozimi ai nxjerr edhe perfundimin absurd: ”…. . princi Gjergj Brankovic, padyshim kusheri i Skenderbeut” fq. 55. Pra sipas tij Vojsava Kastrioti duhet te kishte mbiemrin (Vojsava)Brankovic dhe jo (Vojsava) Tribalda sic shkruan Gjon Muzaka. Kush ka te drejte Gjon Muzakaj, qe ka jetuar me Vojsava Kastriotin, apo ky O. Shmitti nga Zvicra, qe ka lindur 6 shekuj pas tij. Ja sa qesharake perpara shkences se historise behen historiane te tille si dhe ky Zviceriani, qe fallsifikon historine per interesa te caktuara.

Ne ndihme te perkatesise etnike te Vojsava Kastriotit na vijne dokumente bashkekohetaresh te saj, qe shprehen se ajo mbante te njejtin mbiemer (Tribalda) bashke me Vrana Kontin. Gjon Muzaka per Vrana Kontin shkruan: ”Nje princ shqipetar me titullin “Markeze” di Tribalda, i cili rronte ne Itali pas vdekjes se Skenderbeut, kishte gjak prej te Muzakajve”. Pra ky komandant i shquar ne ushtrine e Skenderbeut, qe shkelqeu edhe ne ushtrine e mbretit te Napolit, duk i Ferandines dhe “Markeze” i Tribaleve, qe ishte gjak i paster arber, mbante te njejtin mbiemer me Vojsaven, mbiemrin Tribalda. Kjo do te thote, se ata ishin te nje gjaku, arber, kishin te njejten perkatesi etnike dhe qe te dy vinin nga nje degezim i familjes fisnike te Muzakajve.

Zoteruesi i krahines se Pollogut nga disa studiues na jepet i ati i Vojsava Kastriotit. Kete deshmojne autoret; Anonimi ne vepren: ”Punet e ndriteshme te zotit Gjergj Kastriotit Skenderbeu” (1539), Francesko Sansovani ( 1568), Lavardini (1577) e te tjere. Keta shprehen se Vojsava ishte e bija e princit te Pollogut.

I ciles etni ka qene princi i Pollogut, i ati i Vojsaves?

Pas vdekjes se Stefan Dushanit dhe shembjes se perandorise se tije serbe, sipas disa burimeve historike, fisniket arber u ngriten dhe rimoren territoret e tyre te humbura. Prof. Pellumb Xhufi ne studimin e tij ”Zoterimi i Gropave te Dibres ne shek. XIII-XIV,” na sjell nje fakt interesant. Pas vdekjes se S. Dushanit zoteruesi i treves se Dibres permendet zhupani i madh Andrea Gropa. ”Ky arriti te prese monedhen e tij, gje qe tregon se ai kishte mundur te ngrej nje principate mjafte te fuqishme”. Me tej autori shpjegon se A. Gropa i shkoi ne ndihme despotit te Beratit, vjeherrit te tij, Andrea Muzaka per marrjen e Kosturit, i cili sundohej nga princi serb Marko Krajlevic. Me renien e tij, Kosturi u kaloi Muzakajve, kurse Andrea Gropa u be sundimtar dhe i Ohrit. Te njejtin fat me ate te M. Krajlevicit paten edhe princer te tjere serb, qe sunduan ne territoret shqipetare, te ardhur ne pushtet gjate sundimit te S. Dushanit.

Studiues e historiane te kesaj periudhe, nder keta Fan S. Noli argumentojne, se gjate shekujve XIII-XIV fisniket arber sundonin deri ne rrjedhen e siperme te Vardarit, qe nga Balshajt, Gropajt, Muzaket, Kastriotet e te tjere. Brenda ketij territori perfshihej edhe Pollogu, zoterues i te cilit ishte i ati i Vojsaves. Sipas tyre princi i Pollogut duhet te ishte arber, pasi nje princ serb nuk mund te ushtronte pushtetin e tije ne nje territor te rrethuar nga fisnik arber. Rreth popullimit te ketij rajoni me shqipetar, shkrimtari yne i madh Ismail Kadare eshte shprehur: ”Eshte absurde, qe shqipetaret nga majat e larta te Shqiperise te mos e kishin verejtur nje fushe aq pjellore para hundes se tyre, e serbet gjoja e paskan pare kete fushe te begatshme, qe pertej Danubit, nga Rusia e larget”.

Mbi perkatesine etnike te princit te Pollogut na sjell nje informacion me shume interes studiuesi dibran Hilmi Sadiku. Ne studimin e tij ai pohon se Andrea Engjell Flav Komneni, Vojsava Kastriotin e nxjerr nga familja e Muzakajve. Po ne kete punim te tije rreth perkatesise etnike te Vojsaves thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakes, mbeshtetur ne gjenealogjine qe i dergoi Andrea E. F. Komneni i beri nje shtese kronikes se te atit (Gjonit), per t'ua lene pasardhesve ne te cilen thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, qe u be shoqja e Gjonit, te cileve u lindi Gjergj Kastrioti”. Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet te kombesise arbere, per pasoje i kesaj etnie rezulton edhe e bija e tij Vojsava.

Aleksander Cutolo ne vepren e tij "Skenderbeu” fq. 20 botuar ne Milano ne 1940 shkruan:”Gjoni mori per grua princeshen Vojsava, te bijen e nje kreu tjeter shqipetare te shkelqyer, zotit te Pollogut”. Ky autor zotin e Pollogut, te atin e Vojsaves e paraqet arber te shkelqyer.

Fan S. Noli, ne punimin e dyte mbi “Skenderbeun”1947, duke iu referuar K. Hoph ne “Croniques” fq. 308 shton: ”Muzaka thote se Vojsava ishte shqipetare nga gjaku i Muzakajve”.
Mbeshtetur ne deshmite e Muzakajve rreth Vojsava Kastriotit (Tribalda), ne burimet qe flasin per sundimin e fisnikeve arber ne lindje deri ne rrejdhen e siperme te Vardarit perfshire ketu edhe Pollogun, ne ate qe na sjellin Andrea E. F. Komnen, Fan S. Noli, A. Cutolo e te tjere, si dhe ne mungese te ndonje dokumenti argumentues dhe bindes te kundert me keta, mendojme se hidhet mjaftueshem drite per te pranuar se Vojsava Kastrioti, e ema e Skenderbeut, i perkiste etnis arbere dhe jo asaj sllave. E bera kete studim mbeshtetur ne disa burime rreth kesaj ceshtje me deshiren per te hedhur sado pak drite rreth ketij problemi. Shpreh shqetesim dhe keqardhje, kur ne medjat e shkruara, ndonje pedagog i yni, qe u meson studenteve te tij historine e Shqiperise, na shprehet per perkatesine sllave te Vojsava Kastriotit. Nuk eshte normale qe intelektual te ketij niveli, mbi bazen e konstatimeve te siperfaqeshme e te pabazuar te sjellin deshmi te tilla. Ata kane per detyre te mbrojne historine e kombit te tyre, per shkak te profesionit qe ushtrojne dhe pozicionit qe kane.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top