Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Artikulli mban autor Ismail Kadare i cili njihet per shkrimtar jo per historian, por duke qene qe eshte nje intelektual shume i lexuar mendoj se ska pasur fare per qellim te denigroje figuren e skenderbeut.
Ne artikull nxjerr ne pah ndikimin e turqishtes ne gjuhen shqipe dhe si osmanlinjte nuk lejonin te mesohej gjuha shqipe ne ate kohe une te pakten kete kuptova. Ai i referohet botimit “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006.
Si dhe qellimi im nuk eshte fare por fare te mesoj historine nga portale por te lexoj artikuj nga persona te besueshem sic eshte Kadare, si dhe te sjell tema per diskutim ketu ne forum per auditorin e gjere virtual qe perfshijne dhe historiane apo "injorante" historie si puna ime.
Po sigurisht që perandoria Osmane e ka fajin. Vrtetë Greku e ka sulmuar,
por mos të harrojmë që vetë grekët kanë qenë nën perandorinë Osmane, pak vite përpara nesh.
Kësisoj çdo gjë kundër gjuhës shqipe është bërë me lejen e Osmanëve.
Është shumë e vërtetë që persekutimi më i madh (jo vetëm i gjuhës) ndaj shqiptarëve është bërë pikërisht gjatë kësaj periudhe (thashë disa vite në kontekstin e shekujve që perndoria Osmane na kish pushtuar)1. Greqia u shkeput nga perandoria osmane 80 vjet para se t'a bente Shqiperia (jo "pak vite", sic thua ti). Sulmet greke kundrejt nesh jane bere pothuajse teresisht gjate kesaj periudhe.
2. Sigurisht qe osmanet mund te kishin bere me shume per te n'a mbrojtur nga greket. S'po u dal aspak ne mbrojtje osmaneve. Por kurrsesi nuk duhet te lehtesohet barra e fajit qe rendon mbi shovinizmin grek duke kerkuar pergjegjesi te uzurpuesit osman. Madje perandoria osmane ne shekullin e 20-te ishte aq e korruptuar sa shovinizmi grek antishqiptar mund te ndikonte ne administraten turke duke paguar.
3. Patjeter qe shume veprime greke armiqesore kunder gjuhes shqipe jane bere me lejen e osmaneve. Por edhe shume te tjera, si per shembull vrasjet, jane te nje natyre aq jozyrtare sa s'kishin pse te merrnin leje nga osmanet.
4. Nese deshiron te kuptosh nivelin e antishqiptarizmit te shtetit grek, shiko sjelljen e tyre ndaj shqiptareve te Epirit, Thesalise, Maqedonise, dhe te Arvaniteve, pasi ato territore ishin shkeputur nga perandoria osmane. Asnje e drejte kombetare. Vetem asimilim, deportim, dhe propagand.
Ismail Kadare mbi dëmin që perandoria osmane i ka bërë gjuhës
Shqipja është një nga gjuhët më të zhvilluara flektive (me nyja e parafjalë). Falë kësaj cilësie e, padyshim, gjithë mekanizmave të tjerë të saj, ajowww.lajmetari.com
MBI DËMIN QË I KA BËRË PERANDORIA OSMANE SHKOLLËS SHQIPE: ASNJË GJUHË TJETËR DHE ASNJË SHKOLLIM NË EUROPË NUK KA PASUR NJË MARTIRIZIM TË TILLË – PESË SHEKUJ DËNIM!
/Nga Ismail Kadare“Shqipja është një nga gjuhët më të zhvilluara flektive (me nyja e parafjalë). Falë kësaj cilësie e pa dyshim, gjithë mekanizmave të tjerë të saj, ajo përballoi lehtë, shumë më lehtë se ushtritë e princave shqiptarë, sulmin osman. Sproinformacion.com
Tani nese seshte e vertete le te dale Kadareja ta pergenjeshtroje se une ne FB e gjeta mos na intimidoni kshu se jemi te ndjeshem lol
Ndjese!
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.