Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Mbi 130 herë fjala “ Kurvëri “ përdoret në Bibël, a keni forcë të reagoni GGD-ë?!
Jemi dëshmitarë të “ skandalit “ të fundit i cili pushtoi skenën kosovare këtyre ditëve, shkas i së cilës ishte një ligjëratë e hoxhë Irfan Salihut e publikuar në Internet.
Në video shihet se hoxha Irfan Salihu përdor një gjuhë jo të nivelit të duhur për ta shprehur brengën e tij ndaj dukurive negative të cilat po kaplojnë shoqërinë tonë. Tema e tij përqendrohet në një grup të femrave të shoqërisë tonë të cilat janë dhënë pas epsheve të tyre e që në mesin e popullit i quajmë edhe si “ lavire “ ku hoxha bënë thirrje publike që kjo kategori e femrave të bojkotohen.
Por, ligjëratën e hoxhës në fjalë, e keqinterpretoi drejtuesi i një portali krishterë “ zemra shqiptare “ një person me nofkën Ilir Dardani ku e fyen atë dhe të gjithë hoxhallarët e Kosovës duke e etiketuar si “ një nga magarët e Kosovës “.
Ky shkrim ra në duart e medieve dhe grave deputete të Kosovës, ku ligjërata e tij u përgjithësua dhe përderisa ligjërata u dedikohej një grupi të caktuar të shoqërisë, mediat dhe GGD-ja i përfshiu të gjitha vajzat dhe nënat shqiptare dhe konstatuan se kjo kinse qenka një nënçmim për to, gjë që e revoltoj masën e gjerë.
Islamofobët kosovarë me padurim e pritën këtë skandal që të shfryn mllefin e tyre, duke e akuzuar hoxhën dhe prijësit tjerë fetar, e qe besa edhe vet fenë Islame, me tituj e terma që të bëjnë të mendosh se kjo nuk qenka luftë vetëm ndaj hoxhës por ndaj të gjithë komunitetit musliman.
Nga ana tjetër, Dardan Islami, një prej satirëve ( që rrallë kush e dëgjon dhe e njeh ) i qon hoxhës “ selam “ nga një eveniment kulturor publik, të cilin e ndiqnin grupmosha të ndryshme që nga fëmijët e deri tek më të moshuarit, pasi ishte në transmetim direkt, dhe Dardan Islami e fyen hoxhën me një fjalë që besoj se çdo kush që e ka dëgjuar ka mbetur i shtangur dhe nuk u ka besuar veshëve të tij, ashtu siç u befasua nga kjo fjalë edhe vet prezantuesja e çmimeve, por asnjë replikë, asnjë reagim, asnjë koment, sigurisht janë arsyetuar se kjo është “ e drejta e shprehjes së lirë”, bile as këshilli organizues nuk u distancua nga fjala e tij por përkundrazi i duartrokitën.
Por tani i drejtohem Ilir Dardanit dhe GGD-së a keni dëgjuar se në bibël përdoret fjala “ Rrugaçe “ me të gjitha trajtat e saj mbi 130 herë si: “ Rrugaçe, kurvëri, kurvëria, kurvërisë, kurvërinë, kurvërohen, kurvërim, kurvëruan, kurvërimit, etj.”
Për të mos më akuzuar se po bëj shpifje ja disa versete nga bibla (e të tjerat gjeni vet se keni me bollëk):
“Mos e ndot bijën tënde duke e bërë Rrugaçe, që vendi të mos jepet pas kurvërisë dhe të mos mbushet me prapësi.” ( Levitiku 19:29 )
“Nuk do të marrin për grua një Rrugaçe “ ( Levitiku 21:7 )
“Në rast se bija e një prifti humb nderin duke u bërë Rrugaçe, ajo turpëron të atin: ajo do të digjet me zjarr.” ( Levitiku 21:9 )
“Nuk do të marrë as grua të ve, as të ndarë nga burri, as grua faqenxirë, as Rrugaçe; por do tëmarrë për grua një virgjëreshë nga populli i tij.” ( Levitiku 21:14 ) etj.
GGD-ë pasi keni kaq shumë xhelozi për femrën shqiptare, biblën sigurisht që e lexojnë murgeshat, e femrat krishtere por edhe fëmijët krishterë, a keni guxim ti kërkoni Ipeshkvisë së Kosovës në mënyrë publike ta tërheqin këtë ekzemplar të biblës nga duart e popullit ( ashtu siç kërkuat nga Myftiu i Kosovës ta shkarkoj Hoxhën në fjalë ), sepse në të është përdorur një fjalor banal dhe blasfemues i cili e ulë vlerën e kësaj kategorie femrash “ apo lavireve “ në shoqëri dhe pas këtyre korrigjimeve të botojnë një bibël e cila nuk i përbuzë “ laviret “ dhe i bënë të ndjehen komod në shoqëri.
Kjo sigurisht se nuk do të ndodh, sepse shihet se kush është në shënjestër, dhe se edhe po të kishit guxim, shefat që i keni “ mbi kry “ do t’ua hiqnin këtë kompetencë dhe t’ua limitonin akcesin në të, andaj kthjelluni.
Autor: Rijad H. Imeri