Mbetjet, vijon protesta; Shalsi: Ligji është në përputhje me BE-në
Vijon protesta e AKIP kundër importit të mbetjeve. Mësohet se janë lënë të lirë edhe dy aktivistët, të cilët i janë bashkuar sërish protestës.
Ndërsa një tjetër protestë po zhvillohet nga shoqata e bizneseve, të cilët përshëndesin nismën e qeverisë, duke shtuar se protesta e AKIP i dëmton ata.
Ndërsa propozuesi për miratimin e ligjit të mbetjeve, Eduard Shalsi tha jashtë Kuvendit se qytetarët meritojnë debate serioze për çështjen e mbetjeve
“Ajo që unë di është që të gjithë dyshimet që kanë ekzistuar dhe dyshimi i fundit i disa parlamentarëve ka qenë se propozimet kanë qenë kundër ligjit të BE. Përgjigja ishte e pastër dhe thuhej e kundërta se ndryshimet ishin të mirëadaptuara dhe të përshtatshme në rrethanat që gëzon Shqipëria
Nëse edhe sot ka ndonjë që sugjeron, komente e vërejtje për ta bërë akoma edhe më të mirë jemi tërësisht të hapur. Synimi është për të pasur një Shqipëri. Do vendos komisionin zyrtarisht në dijeni. Do bëjmë debat”, tha Shalsi.
g.shqip