“Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

“Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

[video=youtube;Ks-BvgNUARg]https://www.youtube.com/watch?v=Ks-BvgNUARg[/video]

Top Channel i kërkoi Komisionit Europian një qëndrim zyrtar mbi amendimin që Parlamenti i bëri ligjit mbi menaxhimin e mbetjeve të vitit 2011, dhe a janë bërë këto ndryshime në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Në përgjigjen e dhënë përmes zëdhënëses Maja Kocijancic, Komisioni Europian sqaron:

“اështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve janë pjesë e legjislacionit të BE-së. Komisioni është në dijeni se amendimet e ligjit të vitit 2011 për menaxhimin e mbetjeve iu prezantuan Kuvendit të Shqipërisë dhe pritet të hyjnë në fuqi. Bazuar në një shqyrtim fillestar të këtyre ndryshimeve, Komisioni gjen se legjislacioni u zhvillua për të patur një përafrim të mëtejshëm me legjislacionin e BE-së. Komisioni është i gatshëm të bëjë një vlerësim të plotë të këtyre ndryshimeve, nëse ligji i rishikuar do të dërgohet për këtë qëllim, në mënyrë zyrtare”.

Pikërisht kjo fjali e fundit shton dyshimet se Brukseli është lënë jashtë këtij konsultimi. Ministria e Integrimit thotë zyrtarisht se nuk ka arritur të shprehet mbi përputhshmërinë e ligjit.

Vetëm pas interesimit të martën nga Top Channel, po të martën nismëtari i ndryshimeve në ligj, Eduard Shalsi i kërkoi më në fund Ministrisë së Integrimit të marrë një opinion zyrtar nga Delegacioni i Bashkimit Europian lidhur me këto amendime.

Në letrën që ai i drejton ministres së Integrimit thuhet se, ky amendim do ndihmonte në procesin e rishqyrtimit të dekretit të presidentit, i cili e ktheu ligjin edhe me argumentin se është në kundërshtim me legjislacionin europian të menaxhimit të mbetjeve. Së paku në këtë pikë, duket se presidenti i Republikës ka pasur të drejtë.

/ Top Channel
 
Titulli: “Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

kush me shpjegon egzakt fjalen amendim.... plz
 
Titulli: “Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

Modifikim....
 
Titulli: “Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

Modifikim....

nga vjen ky term.... epo ketu i bie ... ne kemi fjalet tona aq te bukura shqipe....
 
Titulli: “Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

nga vjen ky term.... epo ketu i bie ... ne kemi fjalet tona aq te bukura shqipe....

Eshte term juridik e duke marr parasysh qe ne konceptet juridike perdoren terma latin me se shumti dhe nje gjuhe universale jemi te predispozuar ti perdorim.
 
Titulli: “Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

Eshte term juridik e duke marr parasysh qe ne konceptet juridike perdoren terma latin me se shumti dhe nje gjuhe universale jemi te predispozuar ti perdorim.

latin?? edhe mendoja qe dija ca... thnx .. e loxova dy her artikullin ajo a-mendim me linte pershtypjen e nje kundershtimi te kunderten e mendimit e si gjeja kuptimin..po un e ligjet skemi te bejme shume..

nfakt i gjith artikulli me ngjau pak lemsh..
 
Titulli: “Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

latin?? edhe mendoja qe dija ca... thnx .. e loxova dy her artikullin ajo a-mendim me linte pershtypjen e nje kundershtimi te kunderten e mendimit e si gjeja kuptimin..po un e ligjet skemi te bejme shume..

nfakt i gjith artikulli me ngjau pak lemsh..

As un nuk kam mbaru per juridik.
Amendament eshte fjala e plot.
 
Titulli: “Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

As un nuk kam mbaru per juridik.
Amendament eshte fjala e plot.

amendamento poooo mondifikim..korrektim... mutamento (tip shartim) tani sh me e qarte faleminderit
 
Titulli: “Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

kush me shpjegon egzakt fjalen amendim.... plz

Ka kuptime te ndryshime, varet nga kendveshtrimi.

Nje nga kuptimet eshte: Eshte "cool" te perdoret fjale e huaj ne vend te fjales Shqipe.
 
Titulli: “Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

Ka kuptime te ndryshime, varet nga kendveshtrimi.

Nje nga kuptimet eshte: Eshte "cool" te perdoret fjale e huaj ne vend te fjales Shqipe.

Ne kete rast jo...eshte nje fjale e cila eshte e adaptuar ne cdo gjuhe te botes.
Shto edhe faktin se shqipja tashme ka kaq shume magesira ne fjalor.....shume fjale per te cilat si gjen dot nje te pershtatshme...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top