Mbërrin në mesditë në Rinas, avioni me trupin e ushtarakes Zarife Hasanajt

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Mbërrin në mesditë në Rinas, avioni me trupin e ushtarakes Zarife Hasanajt[/h] Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sot në orën 12.45 do të mbërrijë në Shqipëri, në aeroportin e Rinasit, arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj , e cila humbi jetën nga shpërthimi i një mine në bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni, ku ishte me mision në kuadrin e forcave të NATO-s. Me mbërritjen e arkivolit, në bazën ajrore të Rinas do te organizohet ceremonia ushtarake e pritjes.
5B487B70-A0C1-48DA-9900-9BF2B8E2C383-525x350.jpeg

Nesër, më 10 maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në orën 11.45 – 12.30, ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit.

Nga vizita e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka në Letoni, tek ushtarakët shqiptarë, kolegë të së ndjerës Zarife Hasanaj.
 
Back
Top