Mbërrin kriza, qeveria ndalon investimet

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Thellohet deficiti në arkën e shtetit. Berisha urdhëron ministrat: Asnjë investim i ri pas 3 gushtit. اdo tender do të hapet vetëm me firmën time



Zyrtarisht vendi ka hyrë në krizë ekonomike. Thirrjet e vazhdueshme nga biznesi për të marrë masa, si dhe sugjerimet e ndërkombëtarëve për më shumë kujdes me shpenzimet, qeveria i ka marrë në konsideratë vetëm dje, pas gjashtë-shtatë apelesh. Shpenzimet e tepërta në kohë fushate dhe rritja e borxhit publik, e detyrojnë Kryeministrin Sali Berisha të marrë një vendim, që kurrë më parë s‘e kishte menduar: bllokimin e investimeve. Me propozim të ministrit të Financave, Ridvan Bode, Këshilli i Ministrave vendosi dje që të mos pranojë kryerjen e tenderëve për investime publike pas datës 3 gusht 2009. Duke përjashtuar investimet e huaja, pas kësaj date nuk do të lejohet hapja e projekteve të reja, që nuk është tenderuar. Tejkalimi i investimeve deri në 260 për qind më shumë se viti i kaluar dhe rritja e deficitit buxhetor e kanë detyruar Berishën ta shikojë me seriozitet situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi. Edhe pse ky vendim bëhet për të kursyer paratë në buxhet, diferenca e mbetur prej 214 milionë eurosh, e programuar për t‘u investuar, do t‘i mungojë ekonomisë. Ministria e Financave nuk e pranon këtë argument, duke paraqitur variantin se "vendimi për ndalimin e investimeve pas datës 3 gusht ka për qëllim rritjen e efikasitetit për kontratat aktuale në projektet publike. Plani është që forca e punës të përqendrohet te projektet e nisura deri më 3 gusht. Më tej, askush nuk garanton ecurinë e projekteve të reja, sikurse ka ndodhur më parë". Vitin e kaluar, Berisha urdhëroi administratën qendrore që t‘i ndërpriste tenderët pas datës 1 nëntor, por vendimi nuk u respektua plotësisht, ose të paktën u la në heshtje që të shkelej.

Bllokimi

Qeveria vendosi mosfillimin e procedurave të prokurimit për fondet e investimeve të miratuara me ligjin nr.10025, datë 27.11.2008, "Për buxhetin e vitit 2009", të paprokuruara deri më 03.08.2009. Investime të paprokuruara janë investimet, për të cilat deri më 03.08.2009, nga Agjencia e Prokurimit Publik nuk janë shpallur ose rishpallur procedurat e prokurimit. Nga ky vendim, bëjnë përjashtim investimet e miratuara për bashkëfinancime, për kosto vendore, TVSH, shpronësime për interesa publike dhe për infrastrukturën vendore, të financuara me grante konkurruese ose me të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore. Po sipas vendimit, zhbllokimi i fondeve për investime, për të cilat do të shpallen procedurat e prokurimit pas datës 03.08.2009, lejohet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave.


Arsyeja?

Frikë nga ministrat në ikje


Aktualisht, Kryeministri Sali Berisha ndodhet në negociata me forca të ndryshme politike për të riformatuar qeverinë e re, e cila do të dalë pas 3-4 shtatorit 2009. Në këtë situatë, Berisha u ndalon ministrave në ikje zhvillimin e tenderëve, duke shmangur ndonjë abuzim me fondet e shtetit. Ky variant mbetet, pasi në pikën 3 të VKM-së thuhet se investimi mund edhe të hapet, nëse e miraton Kryeministri.

Bilanci

Gjatë gjashtëmujorit të parë, qeveria shpenzoi gjithçka që mundi si pjesë e fushatës

"Fluturon" deficiti buxhetor,

shpenzohen paratë e privatizimeve


Buxheti i shtetit shënoi një deficit prej 243 milionë eurosh gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, nga vetëm 26 milionë euro që ishte deficiti në gjashtëmujorin e parë 2008. Deficiti është rritur nga muaji në muaj, për shkak se të ardhurat e buxhetit kanë qenë shumë më të pakta sesa një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet kanë qenë jashtëzakonisht të larta. Deri në qershor, qeveria shpenzoi 160 milionë euro të ardhura nga privatizimet (OSSH dhe pjesa e mbetur nga privatizimi i ARMO-s), si dhe 134 milionë euro kredi të huaja. Për shkak se qe nën mungesë konstante parash, qeveria u detyrua t‘i kërkojë para borxh Bankës së Shqipërisë. Huamarrja direkte nga BSH ndodh për herë të parë në Shqipëri që nga viti 2002. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, kjo huamarrje është rruga që kanë ndjekur qeveritë e ndryshme drejt katastrofës së inflacionit. Megjithatë, kredia direkte duket se u shlye nga qeveria brenda një periudhe të shkurtër kohore.


Pasojat

Shpenzimet e larta buxhetore gjatë gjashtëmujorit të parë ndihmuan në rritjen ekonomike të vendit. Kështu, sektori i ndërtimit përjetoi një rritje prej 8 për qind në vlerë reale, shifër kjo aspak habitëse, për shkak se në fakt nuk pasqyron rritje të ndërtimit, por vetëm ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Por një politikë e tillë nuk mund të sjellë rritje afatgjatë, për shkak se deficiti i lartë buxhetor duhet medoemos të rikuperohet. Kështu, rritja e shpejtë e ndërtimit në gjashtëmujorin e parë pritet të shoqërohet me rënie po aq të shpejtë në gjashtëmujorin e dytë.

Plani i qeverisë për shkurtim të shpenzimeve buxhetore me skema indirekte, gjithsesi pritet të sjellë për pasojë edhe zbutje të rrezikut për stabilitetin makroekonomik të vendit. Leku pritet të jetë më pak nën presion gjatë muajve në vijim dhe interesat mbi lekun ndoshta do të zbuten. Por keqpërdorimet paraelektorale do të vijojnë të godasin ekonominë e vendit edhe për shumë vite, për shkak se rritja e shpejtë e borxhit të jashtëm do ta detyrojë qeverinë të kursejë në shpenzime për të paktën disa vite. Ndalimi i tenderëve për pesë muajt e mbetur të vitit pritet të mbyllë shumë vende pune, si dhe të zhysë në vështirësi edhe më të mëdha kompanitë e ndërtimit, për shkak se investimet e qeverisë përbëjnë gati gjysmën e të ardhurave të këtij sektori. Qeveria pritet të përballet edhe me rritje të kërkesave për pagesa papunësie për shkak të vendeve të punës që do të humben në ndërtim. Në këtë sektor punojnë rreth 50 mijë shqiptarë.

Tabela

Situata buxhetore janar-qershor në milionë euro

fakt 08 plan 09 fakt 09 Diferenca 09
Të ardhura 1,003 1,199 1,114 -86
Shpenzime 1,064 1,398 1,356 -41
Investime 216 339 359 +19
Investime të brendshme 87 278 314 +35
Deficiti -26 -199 -243 -44
*shqip*

berisha-korrupsioni.jpg
 
tek shqiptaret krize ka qene ka kohe,kjo s'eshte per me u qudite ,kjo vlen si andej kufiri si kendej
 
Back
Top