Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Zogut..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
ahmetzogu.jpg


Kanë mbërritur në atdhe eshtrat e Ahmet Zogut që u pritën në Rinas nga përfaqësues të familjes mbretërore dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Mbreti Zog, i cili ndërroi jetë në vitin 1961 në moshën 65-vjeçare në Francë, do të rivarroset në atdhe pas një vendimi të qeverisë në kuadër të përvjetorit të njëqindtë të Pavarësisë.

Me mbërritjen e eshtrave në atdhe u hapet drita jeshile ceremonive përkatëse që do të mbahen për rastin në fjalë e që do të kulmojnë ditën e shtunë më 17 nëntor me ceremoninë e përkujtimore në Pallatin e Brigadave për të mbërritur tek rivarrosja ne Mauzoleun e Familjes Mbretërore.

Rivarrosja e mbretit Zog me një ceremoni zyrtare ka qenë në qendër të debateve jo vetëm mes politikanëve por edhe historianëve. Disa prej këtyre të fundit shprehën skeptikë në lidhje me rolin e mbretit Zog në histori-bërjen e kombit tonë, ndërsa të tjerë e vlerësojnë si themeluesin e shtetit modern shqiptar.

Ahmet Zogu lindi në 8 tetor të vitit 1985. Ngjitja e tij në krye të shtetit shqiptar ka qenë graduale. Ai mbajti dy herë postin e kryeministrit fillimisht nga 26 dhjetori i vitit 1922 deri në 25 shkurt të 1924 dhe për periudhën e shkurtër nga 6 janari deri në 31 janar të 1925. Pas 31 janarit, me vendosjen e republikës, vec postit të kryeministrit, Zogu mbante edhe atë të presidentit.

Në vitin 1928 Zogu shpalli veten mbret dhe qendroi në pushtet deri në 7 prillin e 1939-ës, kur u largua nga Shqipëria pas pushtimit italian. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore jetoi në Angli me shpresën e rikthimit në pushtet pas clirimit.

Monarkia u shfuqizua në vitin 1946 me ardhjen në pushtet të komunistëve. Megjithatë, Zogu vazhdonte të pretendonte fronin mbretëror dhe me vdekjen e tij në vitin 1961, mbret i shqiptarëve u shpall Leka Zogu I.

//top-channel.tv
 
Titulli: Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Zogut..

Ahmet Zogu lindi në 8 tetor të vitit 1985.


Rendex nga e ke marr kete shkrim?

Ditelindja e Ahmet Zogut qenka shkruar gabim ne kete tekst.

:D Ky qenka pak me i ri se ne :)
 
Titulli: Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Zogut..

Nje gje eshte e sigurt po te ishte Ahmet Zogu ne krye te shtetit dhe lidhjet e tij qe kishte ne ate koh me perendimin , sot Shqiperia mund te ishte nje zvicerr ne ballkan , me te gjitha ato resurse qe ka Shqiperia do ja kalonte gjdo vendi ne ballkan.
Por pas largimit te tije dhe ardhjes se komunizmit u shkatrru gjdo gje.
Mir ka bere qe e ka marr arin me veti kur ka ik se do e kishe hargju enver komunisti duke mbjell patate !
 
Titulli: Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Zogut..

Ne kohe te Zogut ka hanger qeni petlla thone.
 
Back
Top