Mbërrijnë mbi 40 mijë doza të tjera vaksinë, Ahmetaj: Shumë shpejt vaksinojmë punonjësit e transportit dhe fasonët

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Screenshot_7-7.jpg
Kanë mbërritur në vendin tonë pasditen e së shtunës 40800 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca nëpërmjet instrumentit të Covax.

Nga aeroporti “Nënë Tereza” ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se në ditët në vijim do të vijnë dhe shumë doza të tjera vaksinë për të vijuar me intensitet procesin e vaksinimit, për të arritur objektivin e 500 mijë të vaksinuarve deri në maj.

“Do të vijojmë procesin deri sa të vaksinohet qytetari i fundit. Ndaj do të vijojmë të ruajmë ritmet e vaksinimit. Presim në javën e ardhshme dhe 50 mijë vaksina të AstraZeneca. Do të vijojmë të vaksinojmë në mënyrë intensive. Deri në fund të prillit do të arrijmë 700 mijë vaksina të mbërritura dhe në fund të majit duam të arrijmë objektivin e 500 mijë personave të vaksinuara”, tha Manastirliu.

Ndërsa ministri Ahmetaj deklaroi se shumë shpejt procesi i vaksinimit do të vijojë me punonjësit e transportit dhe fasonët.

“Ne po e mundim pandeminë por kujdesi duhet të vazhdojë. Jemi në avantazh me shumë vende europiane përsa i përket vaksinimit. Do të vazhdojmë me punonjësit e transportit dhe shumë shpejt me fasonët”, deklaroi Ahmetaj.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top