Mbajtjen e Kongresit të Manastirit e financoi Sulltani

Ado

FISEBILIL-LAH
Frymzim Dauti

Edhe pse alfabeti i Stambollit, si alternativ e alfabetit arab për shkrimin e shqipes, u përhap në të gjithë trevat shqiptare dhe u pranua nga shumë shqiptarë, kishte të tillë që e refuzuan ate. Më të zëshëm në refuzimin e përdorimit të këtij alfabeti ishte kleri katolik në Shqipëri


Historia e shtrembëruar shqiptare na mëson se Kongresi i Manastirit ishte vendimtar për përpilimin e alfabetit shqip. Kjo nuk është e vërtetë.
Dihet se shqipja e shkruar (jo vetëm në alfabetin arab) mësohej shumë më herët në shkollat në Shqipëri. Shkolla në Korçë ishte hapur 20 vite përpara se të mbahej Kongresi i Manastirit dhe aty shqipja mësohej me alfabetin e Stambollit. Librat dhe revistat në shqip botoheshin në Stamboll që prej vitit 1879. Në po këtë vit u soll vendimi i qeverisë së Perandorisë Osmane për përpilimin e alfabetit shqip. Për kryerjen e kësaj detyre u ngarkuan zyrtarët shqiptarë që vepronin në Stamboll. Emrat e tyre janë të njohur për ne, përveç njërit që nuk përmendet nga “historianët” zyrtar shqiptarë. ثshtë fjala për kryetarin e shoqatës shqiptare të Stambollit- Ferid Pashë Vlora. (Ferid Pasha nuk përmendet pasi ai u emërua kryeministër i Perandorisë Osmane pikërisht për shkak se përfaqësonte lobin shqiptar. Ai po ashtu nuk përmendet pasi që ishte edhe kushëri i parë i Ismail Bej Qemalit). Pasi që zyrtarët shqiptar-osman e përpiluan alfabetin (e Stambollit), ata një kopje ia dërguan edhe Sulltan Abdulhamidit të II, me qëllim që ta informonin për suksesin e arritur. Sulltani atë lajm e priti me gëzim, bile ai shprehu interesim që të mësonte të shkruaj shqipen me alfabetin e ri. Këtë e dëshmon Mit’hat Frashëri te broshura e shkruar për Naim Frashërin dhe po ashtu Ekrem Vlora në kujtimet e tija. Këta të dy ishin nipër të përpiluesve të alfabetit të Stambollit, gjegjësisht të Sami Frashërit dhe Ferid Pashës, dhe prandaj dëshmia e tyre mund të pranohet si e besueshme. Po ashtu mund të supozojmë që Sulltan Abdulhamiti i II e fliste shqipen pasi në pallatin e tij, gjatë gjithë kohës, ai ishte i shoqëruar nga shqiptarët dhe prandaj shprehte dëshirë që të mësonte drejtshkrimin e shqipes.
Edhe pse alfabeti i Stambollit, si alternativ e alfabetit arab për shkrimin e shqipes, u përhap në të gjithë trevat shqiptare dhe u pranua nga shumë shqiptarë, kishte të tillë që e refuzuan ate. Më të zëshëm në refuzimin e përdorimit të këtij alfabeti ishte kleri katolik në Shqipëri. Ata dirigjoheshin nga perandoria katolike e Austro-Hungarisë dhe prandaj insistonin në shkrimin e shqipes me alfabet latin. Kishte edhe shqiptarë të tjerë që financoheshin nga Austro-Hungaria dhe të cilët insistonin në shkrimin e shqipes me alfabet latin. Njëri prej tyre ishte Faik Konica, i cili në revistën “Albania” përdorte alfabetin kroat për shkrimin e shqipes.
Shkrimi i shqipes me alfabet latin i zemëronte autorët e alfabetit të Stambollit, të cilët kishin dhënë mund për përhapjen e atij alfabeti tek shqiptarët. Prandaj dhe kishte polemika në shtypin e kohës që mos të përdoret alfabeti latin por vetëm alfabeti i Stambollit. Në një letër të Mit’hat Frashërit dërguar Faik Konicës, kritikohej ashpër tentimi i propagandës që bënte revista Albania në përhapjen e alfabetit latin për shkrimin e shqipes. Mit’hati mes tjerash shkruante: “Qe njëzet vjet e tëhu Shqipëtarët zgjodhnë një palë shkronja të cilat sot më tepër se 50 000 njerëz i njohin të tyre. Shkronjat që zgjodhi shoqëri e Stambollit s’kanë as sa një qime të metë: janë të lehta, të bukura, të thjeshta dhe të mbaruara. [...] Abetareja jonë ka mirësinë që ç’do letrë të ketë një zë të veçantë, e ç’do zë ka një shkronjëzë për të; s’ka m’e rëndë e m’ e shëmtuarë gjë se sa të bashkojmë dy a tri shkronjëza për të nxjerr një zë.[...] Shqipëtarët shkronjëzat i kanë: ay që s’i di le të mësoj!”. Mirëpo veprimet e Konicës në atë kohë dirigjoheshin nga propaganda austriake dhe ai vazhdonte me avazin e vjetër.
Në vitin 1908, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Perandorisë Osmane, u formuan disa klube shqiptare. Njëri nga klubet e rëndësishme të shqiptarëve u formua në Manastir, i njohur si Klubi i Shqiptarëve “Bashkim”. Pasi e formuan klubin, ata menjëherë e informuan me telegram edhe Sulltanin. Në gjuhën diplomatike ky telegram ndaj Sulltanit nënkuptonte se ata kërkonin ndihmë financiare për realizimin e qëllimeve të tyre. Mirëpo për shkak të hyrjes në fuqi të kushtetutës, kompetencat absolute të Sulltanit i takonin së kaluarës. Buxheti i shtetit tani aprovohej nga parlamenti, i cili parlament po ashtu e zgjidhte edhe qeverinë. Prandaj Sulltani për ta ndihmuar financiarisht këtë klub, në një kohë sa më të shkurtër, kishte vetëm një mundësi legale. Ajo mundësi ishte financimi i klubit shqiptar nga pasuria e tij personale. Me këtë rast Sulltani i dërgoi klubit të Manastirit 100 lira nga pasuria e tij. Këtë lajm e konfirmon edhe gazeta “Lirija” e Mit’hat Frashërit në një artikull: “Më 16 të gushtit (F.D. viti 1908) Pleqësia e Bashkimit i çoi një tejshkrim L.M. së T. Sulltanit, me anë të Shkronjësit (F.D. sekretarit) të Parë. Dy ditë më pastaj Sulltani me anë të Shkronjësit dërgoj përgjigje dhe një dhuratë 100 lirash. Klubi i bëri një përgjigje të bukurë ku i falë të Lartë Madhësisë së Tij nga kjo dashuri q’i rëfeu kombit Shqipëtar që ka qenë gjithënjë kaq besnik të Mbretërija dhe fëmija Osmanli.”. Sulltani e veçoi për ta ndihmuar financiarisht klubin në fjalë pasi që ishte i informuar për iniciativën e tyre. Sulltani ishte po ai i njëjti që e kishte përkrahur iniciativën e përpilimit të alfabetit shqip nga zyrtarët shqiptar-osman para 30 viteve. Nga artikulli në fjalë kuptojmë që 100 lirat në llogari të klubit të Manastirit u dërguan më 18 gusht 1908. Në përllogaritje me kalendarin e sotëm kjo datë i bie diku më 1 shtator 1908. Shuma prej 100 lirash në përllogaritje të sotme ka vlerë 400.000 dollar. Kjo shumë parash ishte më se e mjaftueshme për ftimin e përfaqësuesve të klubeve shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare dhe të diasporës me qëllim të mbajtjes së kongresit për alfabetin e shqipes në Manastir. Menjëherë pas sigurimit të mjeteve financiare u caktua data për mbajtjen e kongresit dhe u ftuan përfaqësuesit që të marrin pjesë më 14 nëntor 1908 në Manastir.
Ndër të ftuarit ishte edhe Faik Konica. Mirëpo Konica insistonte në mbajtjen e një Kongresi për alfabetin e shqipes me financim të Austro-Hungarisë. Atij nuk i pëlqeu ideja e mbajtjes së kongresit në Manastir me financim të Sulltanit. Prandaj në vend që të merrte pjesë në Kongresin e Manastirit, Konica i ofendonte pjesëmarrësit në atë Kongres. Ftesa drejtuar Konicës nga Hristo Qiriazi në emër të Klubit të Manastirt kishte këtë përmbajtje: “I dashur Mëmëdhetar, [....] u bëjmë të njohur se kombi ynë ka nevojë të madhe, për njerëz të këtij, si dhe zotërija juaj për të dhënë funt kësaj çështje aq të vëjuerë. Mbesojmë se lutja jonë do të dëgjohet dhe do tu kemi nga të parët ndë këtë punë.[...]”. Konica nga ana e tij Kongresin e Manastirit e quante Kongresi i Shqiptarëve Xhonturq dhe në përgjigjen e ftesës në mes tjerave shkruante: “Një Kongresë për abenë (F.D. alfabetin) do të mblidhet, mos kini frikë. Po “the right Congress, by the right men, in the right time, at the right place”. U a përktheni këta fjalë pilafçive turq dhe këmbë-lëpinjësve të krishterë që kini mbledhur më aq nxitim aty në Maqedhonië. Një gjë më pëlqen te i vetë-thëni “kongres” t’uaj: ana poetike e tij. Jini më të shumët çobanë,[...]”.
Në Kongresin e Manastirit, me insistim të klerit katolik, u pranua që shqipja të shkruhej edhe me alfabetin latin. Ky vendim me pastaj zgjoi reagime negative tek shqiptarët mysliman. Ata tani refuzonin që në shkolla shqipja të mësohej edhe me ate alfabet. Qeveria osmane, për t’i balancuar kundërshtimet në mes shqiptarëve, lejoi që në shkollat publike shqipja të mësohej ashtu sikur që do të vendosin vendasit, qoftë me shkronja arabe, latine apo të alfabetit të Stambollit. Me rëndësi ishte që të iu mundësohej të mësonin në shqip ata që e dëshironin ate.



E Mërkurë, 19 Shtator 2012; 06:47

Copyright:;autori dhe zeriislam.com
 
Titulli: Mbajtjen e Kongresit të Manastirit e financoi Sulltani

Histori e vertet duhet te jet kjo,,por vet Perandoria osmane,,c´far do kishte qen ajo pa gjeneralet shqiptar,,
kur nje shqiptar ishte ne nje divizion osman,,te gjith ushtaret e ati divizioni e kishin idhull,,sepse i rrihte ai te gjith,,dhe u mesonte se si luftohet.
 
Titulli: Mbajtjen e Kongresit të Manastirit e financoi Sulltani

Na shndriti "zeriislam"!!Analize qe derogn ujie aty ku i deshiron spas parimeve fetare. Kongresi i Manastirit ka falimantuar sa per dieni. Ate qe nuk arriti ta bente kongresi e beri deshira dhe vullneti i masave te gjera te pupullit duke vendosur alfabetin shqip te mbeshtetur ne ate latin, qe u perhap me me shpejtesi pas luftes se II botrore.
Kongresi i Manastirit, nuk ishte vetem nje mbledhje e thjeshte gjuhetaresh per gjuhen shqipe, por edhe ate politike me qellimin e te drejtave te kombit shqiptar dhe shkeputjen nga Turqia me tubime te hapura. Nuk munguan as mbledhjet e fshehta..;) pro turke dhe kunder vete Kongresit (cilet..?)
Investimet nuk kane qene per Kongresin por per shkollat, turqit ivestonin me intervale per inate te austiakeve, italianeve dhe grekeve, sa me shume inevstonin austriaket, toleronte turqia ne krah tjeter per shkollat.
Gjithsesi Kongresi i Manastirit pavarshit qe nuk ja arriti qellimit komplet per sa i perkete alfabetit, pati nje rrol me te madh ne levizjen politke si njohjen e pavarsise shqiptare.
"Zeriislam",Ado, nuk do bente keq te permbente kryesisht tre pilastrat e Kongresit: Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin, Ndre Mjeden..;)!! Tre katolik, qe fale tyre dh epunes kembengulse per alfabet latin "zeriislam" e ka bere kete artikull ne alfabet shqip dhe jo truqisht apo arabisht:)

ps. nqs keni nevoje, i kthem perseri kesaj teme se kam akoma per te thene. Por heren tjeter do flas per myslimanet (hoxhe)qe u burgosen ne Stamboll nga truqit pikerisht per qeshtje patriotike shqiptare. Si rrjedhim antiturq. Shendet
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mbajtjen e Kongresit të Manastirit e financoi Sulltani

Rreth ”Kongresit të Manastirit”, Profesori Jahja - asgjë nuk tha…

Reagim rreth shkrimit: “Kontributi i klerit katolik në Kongresin e Manastirit”, të prof.dr. Jahja Drançolli, botuar në gazetën ”Koha Ditore”, Koha për kulturë, e shtunë, 8 nëntor 2008.)
”Të gjithë shpirtrat e fortë janë të afërt me njëri-tjetrin”. (Shiler, Pikolomoni)

Shkrimet e historianit me prejardhje nga Peja, prof.dr. Jahja Drançolli, gjithmonë i lexoj me vëmendje, me kënaqësi, por shkrimi i fundit i tij më zhgënjeu në tërësi… Pse?

Nga Mexhid YVEJSI

Sepse, në dy faqe të gazetës më të lexuar në Kosovë, “Koha Ditore”, Koha për kulturë, ditën e shtunë, 8 nëntor 2008, faqe: 38-39, u botue shkrimi me titull:

“Kontributi i klerit katolik në Kongresin e Manastirit”
Në këtë shkrim për Kongresin e Manastirit, me rastin e 100 vjetorit (1908 – 2008) profesori Jahja – asgjë nuk tha…!

Për hirë të së vërtetës, në dy faqe të gazetës, për Kongresin e Manastirit ishte vetëm një fjali…

Pra, për një ngjarje me kaq rëndësi, siç është Kongresi i Manastirit, profesori i nderuar, Jahja Drançolli, e përfundon shkrimin e tij vetëm me një fjali…

Me një fjali, e cila sjellë shqetësime – sepse është me gabime…

Me gabime janë shënuar edhe disa emra në fotografi, që ka mundësi të mos jetë gabim i tij…!?

Por, gabimi kryesor i tij është është se profesori hedh dritë vetëm në një anë dhe njëra anë të vërtetën nuk e përmbanë…
Të vërtetën mund ta krahasosh me diamantin, siç thoshte Gëte, diamanti nuk hedh dritë në një anë, por në shumë anë.


E vërteta rreth ”Kongresit të Manastirit”

ثshtë e vërtetë se kleri katolik ka dhënë kontribut të madhë, por ky kontribut, i cili nuk mohot kurrsesi, është një pjesë e së vërtetës…

E vërteta e plotësuar është kur nuk mohohet, kur nuk injorohet, por edhe kur shënohet edhe kontributi i shqiptarëve ortodoksë, protestantë dhe në veçanti i shqiptarëve muslimanë ….

Atdhetarët shqiptar, prej të gjitha besimeve, mesveti patën fërkime, kundërshtime, por edhe bashkëpunime rreth alfabetit, sepse, pothuajse çdo shqiptar kishte një alfabet të vetin…Kur e kuptuan se janë të rrezikuar, atëherë filluan për të bashkëpunuar…

Fillimi i një bashkëpunimi

Gjithçka ka filluar në “Stambollin e mallëkuar”…Këtu u themelue “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” (1879). “Komiteti i Stambollit me 6 mars 1879 miratoi Alfabetin (Abeceja) e hartuar nga vëllezërit Frashëri, nën kryesin e Samiut, të cilin e përkrahën edhe Hoxha Tahsini, Koto Hoxhi e atdhetarë të tjerë…

Më vonë në Shkodër, nga klerikë katolik, françeskanë, u themelua Shoqëria “Bashkimi” (1899, kurse me 1901 u themelue Shoqëria “Agimi” nga klerikë katolik, jezuitë, që të dy shoqëritë kishin hartuar nga një alfabet të veçantë…

Nga këto tri alfabete kryesore, me baza latine, botoheshin gazeta, broshura, libra të ndryshëm. Por, Abeceja apo Alfabeti i Stambollit, themeluar nga vëllezërit Frashëri, ishte më i përhapuri ndër shqiptarë, si në mërgim, njashtu edhe në trojet shqiptare…

Konsujt e Austrisë, në raportet e tyre dërguar Vjenës, lajmëronin se në vitin 1905, Alfabeti i Stambollit përdoret në të gjithë Shqipërinë e Jugut, duke përfshirë myslimanë dhe orthodoksë, deri në Dibër e Prizren…


”Kongresi i Manastirit”

Me 27 gusht 1908, me nisjativën e Klubit Shqiptar “Bashkimi” në Manastir, i cili kryesohej nga Fehmi Bej Zavalani, por me kërkesën e Mid’had Frashërit, u vendos të thirrej një Kongres për Alfabetin e gjuhës shqipe, i cili do të zhvillonte punimet me 14 nëntor 1908.

Me 14 nëntor 2008, ishte ditë me borë, në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit apo Kongresi i Alfabetit…

Punimet e këtij kongresi zgjatën tetë ditë, u ndoqën nga 50 përfaqësues të 26 qyteteve, klubeve dhe shoqatave, prej të cilëve vetëm 32 përfaqësues kishin të drejtë vote.

Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh Mid’had Frashëri, edhepse nuk ishte i pranishëm aty, sepse ende nuk kishte arritur në Manastir, kur filluan punimet me 14 nëntor 1908. Pse u zgjodhë Mid’had Frashëri?

U zgjodh jo pse ishte ishte biri i Abdyl Frashërit, nip i Naimit, Samiut, Mehmetit, Tosumit, Kasemit, por pse ishte një emër i nderuar, një atdhetar, publicist, shkrimtar i dëshmuar, mbi të gjitha, sepse ishte ideator i këtij Kongresit, atëherë ky atdhetar ishte 28 vjeçar dhe përfaqësonte Alfabetin e Stambollit…

Në dy ditët e para të Kongresit të Manastirit, që i priu nënkryetari, Gjergj Qiriazi, protestant, deri sa erdhi kryetari, Mid’had Frashëri, u diskutue se cilin prej tre alfabeteve duhet të përcaktohet për gjuhën shqipe: Alfabeti i Stambollit, më i përhapuri, apo alfabetet e shoqërive “Agimi” që e përfaqësonte Dom Ndre Mjeda apo të shoqërisë “Bashkimi” që e përfaqësonte At Gjergj Fishta, të dy shoqëritë nga Shkodra, të dy klerikë katolik, por njeri i përkiste urdhërit (rendit) Jezuit, tjetri rendit apo urdhërit Françeskan, por që kishin fërkime e kundërshtime…

Në ditën e tretë të punimeve, meqë fërkimet, kundërshtimet arritën kulmin, u zgjodhë Komisioni i Alfabetit prej 11 vetësh, të cilin e kryesoi At gjergj Fishta, i cili e përfaqësonte Alfabetin e “Bashkimit”….

”Komisioni i Alfabetit”

”Kongresi i Manastirit” i dha fuqi të plotë ”Komisionit të Alfabetit” për të vendosur për çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe…
Anëtarët e Komisionit të Alfabetit, pas tri ditë diskutimesh, sikurse thuhej në vendimin e Kongresit të Manasirit:

”Të shtyrë edhe nga disa shkaqe të përjashtme e pranuem “Alfabetin e Stambollit, e bashkë edhe një abece thjeshtë latine, që të mësoheshin bashkarisht në mes të shqiptarëve…”

Kush ishin anëtarët e Komisionit të Alfabetit?

1. Kryetar: At Gjergj Fishta

2. Mid’had Frashëri, jo Mehdi Frashëri

3. Luigj Gurakuqi

4. Gjergj Qiriazi, protestant

5. Dom Ndre Mjeda

6. Grigor Cilka, protestant

7. Taqi Buda

8. Shahin Kolonja

9. Sotir Peci

10. Bajo Topulli

11. Nysret Vrioni, jo Nuzihet Vrioni

12. Fineas Kenedi, protestante, vëzhguese amerikane.

Pra, ky ishte Komisioni i Alfabetit prej 11 anëtarësh dhe një vëzhguese amerikane. Në bazë të emrave dallohen anëtarët myslimanë, orthodoksë dhe katolikë, i shënuam vetëm anëtarët e besimit protestantë, sepse vazhdimisht injorohet besimi i tyre…

A ka rëndësi kjo? A ka rëndësi besimi? Po . Pse?
Sepse, besimi ka qenë tema kryesore gjatë gjithë historisë botërore…
Kurse, prof.dr. Jahja Drançolli me një fjali i injoron në tërësi…!

ثshtë një psalm në Bibël, ku shkruan:

”Urrejtja sjell grindjen, kurse dashuria i kapërcen të gjitha”


Shqiptarët e ”Kongresit të Manastirit”, para 100 vjetësh, i kapërcyen të gjitha me dashuri…

Dashuria dhe besimi janë themeli ku lartësohet njeriu, njerëzimi…

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
(Autori është studiues i religjioneve)
 
Titulli: Mbajtjen e Kongresit të Manastirit e financoi Sulltani

Shkrimi eshte me baza, po ne fund fut edhe fene pasi autori na qenka studiues religjonesh. Feja vetem ka prish pune tek shqiptaret kur ajo eshte fut vend e pa vend.
 
Titulli: Mbajtjen e Kongresit të Manastirit e financoi Sulltani

Heroizmin kunder turqve,,e ka financuar rusia,,
ndersa Karakteri i herojve formohet nga qellimi i tyre.

ps.ledio me kan vjedhur emisionin!
 
Titulli: Mbajtjen e Kongresit të Manastirit e financoi Sulltani

Mbaruat ju dy??

Tani po i fus një pastrim unë sa të qetësoheni pak..

Kujdesni me këto replika dhe ofendime ndaj njëri tjetrit .. Faleminderit
 
Back
Top