Mbaj në mendje gjithmonë se ti vlen dhe nuk je aspak opinioni i të tjerëve për ty

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Mbaj në mendje gjithmonë se ti vlen dhe nuk je aspak opinioni i të tjerëve për ty​

1654540760908.png
Një profesor u tregon një kartmonedhë 50 euroshe studentëve të tij dhe i pyet: “Kush do të donte ta kishte këtë kartmonedhë?”. Të gjithë studentët ngritën duart. Ai e zhubrosi kartmonedhën dhe i pyeti sërish studentët: “Po tani, sa veta do donin ta kishin këtë kartmonedhë?”. Ata i ngrejnë duart sërish të gjithë.
Profesori e hodhi në tokë kartmonedhën, e shkeli dhe pyeti sërish: “E doni akoma?”. Sërish të gjithë studentët ngritën dorën dhe thanë njëzëri “Po”. Në këtë moment, profesori e qetësoi klasën nga të bërtiturat e studentëve dhe u tha atyre: “Studentët e mi, sapo keni marrë një mësim mjaft të vlefshëm në jetë! Shumë pak rëndësi ka se çfarë bëra unë më këtë kartmonedhë.

Ju gjithsesi e doni sërish, sepse pavarësisht se çfarë i bëhet, vlera e saj mbetet po e njëjta. Vlen përherë 50 euro. Shumë herë mund t’u ofendojnë dhe t’ju ulin të tjerët në jetën tuaj. Mundet edhe t’ju bëjnë të besoni se nuk vleni për asgjë, por vlera juaj nuk do të ndryshojë asnjëherë. Kush ju njeh vërtet, e di se sa vleni. Edhe kur të ndjeni sikur bota juaj po shembet, vlera juaj do të mbetet e njëjtë”.

Shumë persona mundohen të na ulin në jetë, përpiqen të bëjnë gjithçka vetëm të duken vetë superiorë, sepse kështu funksionon shoqëria njerëzore. Mund të thonë përpara syve se ndihen të lumtur kur ti korr suksese, ndërkohë prapa krahëve bëjnë gjithçka për të të ulur. Fjalët e të tjerëve nuk duhet kurrsesi të të demoralizojnë, apo të bëjnë të besosh se nuk vlen. Shumëzoji ato me zero, edhe pse një gjë e tillë është e vështirë, pasi fjalët vrasin vërtet më shumë se plumbi. Ama mbaj në mendje gjithmonë se ti vlen dhe nuk je aspak opinioni i të tjerëve për ty. Merr parasysh vetëm kritikat e atyre që vërtet luftojnë që ti t’ia dalësh mbanë më së miri, pasi ti e di mjaft mirë se cilët nga personat rreth vetes ia vlen të mbash pranë.
bota.al
 
Teme e bukur!
Mendimi im eshte qe, superior eshte ai/ajo kur na kalon ne vepra te mira. E nuk eshte superior ai/ajo, qe ka diloma me shume, llogari bankare me shume, bukuri me shume, fame e pushtet me shume etj. Edhe pse shumica e njerezeve jane te dhene sot ne keto gjera, nese rrine me dikend qe buzqeshjen, qendrimin, mendimin, veprat, shpirtin e ka te pasuruar me kristale te larta, vertet eshte pasuri e vertet. Dhe vetem ai nuk duhet te shqetesohet per opinionin e tjereve!

CB 2022
 
Me kujtove 1 thenie te nje dijetari por s'me kujtohet emri tij tani.
Ama pak a shume thoshte keshtu:
Me mire nje mekat/gabim qe me ben te perulur, sesa nje e mire qe me ben mendjemadh.
 
Me kujtove 1 thenie te nje dijetari por s'me kujtohet emri tij tani.
Ama pak a shume thoshte keshtu:
Me mire nje mekat/gabim qe me ben te perulur, sesa nje e mire qe me ben mendjemadh.
E sakt shume e vertet eshte. Lexo prap ate dijetar te kujtohet ndoshta emri🤣
E ti mua me kujtove kete mendim:" mendova e po theme qe sa mire, Soulmindin ta beje tiu kujtohen dijetaret!!"
 
E sakt shume e vertet eshte. Lexo prap ate dijetar te kujtohet ndoshta emri🤣
E ti mua me kujtove kete mendim:" mendova e po theme qe sa mire, Soulmindin ta beje tiu kujtohen dijetaret!!"
Ne fakt me eshte kujtuar qe kur hapa temen e gabimeve, por thjesht s'e kisha shkruar. 😁
 
Një profesor u tregon një kartmonedhë 50 euroshe studentëve të tij dhe i pyet: “Kush do të donte ta kishte këtë kartmonedhë?”. Të gjithë studentët ngritën duart. Ai e zhubrosi kartmonedhën dhe i pyeti sërish studentët: “Po tani, sa veta do donin ta kishin këtë kartmonedhë?”. Ata i ngrejnë duart sërish të gjithë.
Profesori e hodhi në tokë kartmonedhën, e shkeli dhe pyeti sërish: “E doni akoma?”. Sërish të gjithë studentët ngritën dorën dhe thanë njëzëri “Po”. Në këtë moment, profesori e qetësoi klasën nga të bërtiturat e studentëve dhe u tha atyre: “Studentët e mi, sapo keni marrë një mësim mjaft të vlefshëm në jetë! Shumë pak rëndësi ka se çfarë bëra unë më këtë kartmonedhë.
@No_Sens ti je ky profesori ?😜

Tema: 1655794856322.png
😇
 
Gjithmone e kam dashur e vlersu veten. Mendimi im eshte nese nuk do veten tende si pret te te duan e te vlersojne te tjeret
 
Papapapa
I kudondodhur jam
Ja një që di vlerën se gjëray pa sens janë të bukura
Good Night GIF
 
Ja me plasi prapashpina mu se me mbajn me goje . Rendesi ka shneti per mua dhe jeta tme shkoj vaj pa per demona virtual @E**A** ahhhh se vras hic 😬😝
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top