Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Mbahet testi i arritshmërisë
Nga 26 Qershor në tërë Kosovën fillon të mbahet testi i arritshmërisë, të cilit do i nënshtrohen 32 mijë nxënës të klasave të nënta në 100 qendra të testimit. Ndërkohë, ministri i Arsimit, Ramë Buja do të vizitojë nxënësit gjatë testimit në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Arbër Morina, shef i kabinetit të ministrit, Ramë Buja, ka deklaruar se deri më tani mesatarja e arritjes në test në të gjitha shkollat nuk ka tejkaluar 60 përqindëshin.
“Ministria e Arsimit në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit pothuajse i kanë bërë të gjitha përgatitjet që testi i arritshmërisë të mbahet me 28 qershor, ku sipas statistikave, është një numër prej 32 mijë nxënës, të cilët do t’i nënshtrohen këtij testi, dhe ku janë të organizuara këta 32 mijë nxënës në 100 qendra të testimit. Testi është përkthyer në tri gjuhët, dhe ky test përfshinë katër fusha, nxënësit do t’i nënshtrohen në lëndën e gjuhës shqipe, gjuhës angleze, matematikës, historisë, gjeografisë, dhe në fushën e shkencave matematiko-natyrore, është lënda e fizikës dhe kimisë”, ka thënë Morina.
Sipas tij, testi do të fillojë në orën dhjetë, ndërsa me 8 korrik pritet të publikohen rezultatet dhe ankesat e nxënësve pranohen nga kjo datë deri më 12 korrik, raporton KP. Më 13 korrik pritet të shpallen rezultatet e ankesave. Ndërkaq prej 8 korrik shpallet konkursi për regjistrim në shkollën e mesme të lartë. /ek/