Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Matura Shtetërore

Sot afishohen në të gjitha gjimnazet rezultatet e provimeve me zgjedhje. Rrugët që do ndiqen për reklamimet e gjimnazistëve

Rezultatet e provimeve me zgjedhje do të dalin ditën e nesërme (sot). Nga ana e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), procesi është përfunduar. Të gjitha materialet ndodhen në Agjencinë e Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL). Atje ka filluar printimi dhe nesër (sot) do të fillojë shpërndarja në të gjitha gjimnazet. Maturantët mund të shkojnë të marrin rezultatet, në gjimnazet ku ata kanë përfunduar studimet e arsimit të mesëm.”, -kështu është shprehur për gazetën “Telegraf”, Alfons Harizaj, drejtori i AVA-ës. Menjëherë pas publikimit të përgjigjeve të provimeve me zgjedhje do të fillojë përllogaritja e pikëve së bashku me D1 dhe D2, mesataren dhe koeficientët përkatës. Pas këtij procesi do të përcaktohen se, cilët do të jenë fituesit në 11 universitet publike të vendit. Pranimet në to do të bëhen sipas kuotave të vendosura nga drejtuesit e tyre. Ato janë paraqitur në MASH, por po mbahen peng nga Këshilli i Ministrave për mosmiratim të tyre.


KANDIDATثT PثR JASHTث VENDIT


Përgjigjet e testit janë në drejtoritë e shkollave


Gjithashtu drejtori Harizaj ka thënë se: “Ne kemi përshpejtuar dhe përfunduar nxjerrjen e rezultateve për maturantët, të cilët në Formularin A1 kanë cilësuar se do të ndjekin studimet jashtë shtetit. Kjo gjë është bërë, pasi kjo kategori e kandidatëve për studentë jashtë vendit kanë afat për të dorëzuar dokumentacionin deri në datën 30 korrik. Maturantët duhet të paraqiten, për të tërhequr rezultatet e tyre dhe të paraqesin dokumentacionin në aplikimet përkatëse që ata kanë bërë.”.


Ankimimet e provimit të matematikës


Kreu i AVA-ës shpjegoi për “Telegraf” se edhe ankimimet e provimit të matematikës kanë përfunduar dhe rezultatet përkatëse janë dërguar në drejtoritë përkatëse. Nxënësit duhet njihen me këto rezultatet e marra pas rikorrigjimit të testit.
*telegrafi*

thumbnail.php
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back