Matura Shtetërore, nis rikorrigjimi i testeve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve: Përgjigjet deri në fund të muajit gusht

Të gjithë ata që nuk janë të kënaqur nga vlerësimi që kanë marrë nga provimet e Maturës Shtetërore kanë kryer ankesa pranë Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve. Nisur nga këto ankesa dhe pretendime, dje ka nisur procesi i rikorrigjimit të testeve për të cilat janë ankuar nxënësit. Ndërsa procesi ka nisur dje, përgjigjet pritet që të jepen në fund të muajit gusht. Sipas kushteve të vendosura dhe kritereve, përgjigjet e rikorrigjimit të testeve duhet të dalin deri në 30 ditë pas nisjes së procesit. Sipas të dhënave të AVA-s janë 0.5 ankesa për 1 mijë provime, ndërkohë që janë rreth 30 mijë maturantë të testuar. Pas përfundimit të procesit të rishikimit të testeve të dhënat do të hidhen në një rrjet informativ.

Më pas, në mes të muajit shtator, do të kemi pikët përfundimtare të llogaritura për të bërë më pas klasifikimin e kandidatëve për studentë.

Korrigjimi

Agjencia e Arritjes së Vlerësimit të nxënësve ka nisur rikorrigjimin e testeve për ankesat e kryera. Përgjigjet dalin në ditët e fundit të këtij muaji dhe më pas pikët do të hyjnë në rrjetin e të dhënave. Pas këtij momenti do të nisë dhe regjistrimi i kandidatëve për maturantë. Komisioni i ngritur pranë Agjencisë së Vlerësimit të Arritjes së Nxënësve AVA ka nisur rikorrigjimin e testeve për ankesat e bëra. Sipas drejtorit të AVA-s, Alfons Harizaj, numri i ankesave të bëra është 0.5 për një mijë teste. Janë rreth 30 mijë maturantë të testuar. Ankesat janë pritur 15 ditë rresht pas çdo provimi. Korrigjimi duhet të përfundojë brenda 30 ditëve. Sipas Harizajt, ky korrigjim pritet të përfundojë në ditët e fundit të muajit gusht. Vlerësimet e reja do të hidhen në databazë dhe në mes të shtatorit do të kemi pikët përfundimtare të llogaritura për çdo nxënës dhe klasifikimin e kandidatëve për studentë sipas kërkesave të tyre. Gjatë muajit shtator do të kryhen dhe regjistrimet në fakultete. Ndërsa viti i ri akademik pritet të nisë në mesin e muajit tetor.

Matura Shtetërore

Matura Shtetërore është një standard i njësuar dhe i përgjithshëm provimesh të detyruara dhe me zgjedhje që vërtetojnë mbarimin e shkollës së mesme dhe japin të drejtën për të hyrë në shkollat e larta, në përputhje me procedurat përkatëse të pranimit.

اdo nxënës që ka vlerësimin kalues në të dy provimet e detyruara dhe dëshiron të vazhdojë shkollën e lartë, jep edhe provimet me zgjedhje. Nxënësi, i cili është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje.

Ky nxënës duhet të japë riprovim lëndët e detyruara në sesionin e dytë dhe, në qoftë se i merr ato, ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje vitin e ardhshëm.

Sipas rregullores së Maturës Shtetërore, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve/kandidatëve në provimet e detyruara dhe me zgjedhje bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në notë. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse, mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga hartuesit e testeve. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës/kandidat. اdo përgjigje e plotë, e saktë ose e pjesshme e dhënë nga nxënësi/kandidati për çdo kërkesë, vlerësohet me pikë, sipas skemës së vlerësimit. Nxënësi/kandidati vlerësohet me 0 (zero) pikë, kur jep përgjigje të gabuar ose nuk jep asnjë përgjigje.

*shqip*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top