Matura, rikthehen provimet e vjeshtës

My Self

Born To Be Happy
maturantet-student1.jpgMinistria e Arsimit vendos t’u japë një shans të dytë mbe-tësve të Maturës Shtetërore 2011.Kjo kategori nxënësish do të ketë mundësi të paktën të pajiset me Diplomën e Maturës duke i ridhënë provimet në vjeshtë. Ato do të zhvillohen gjatë muajit shtator. Datat do të bëhen publike së shpejti nga Ministria. Shansin për t’u pranuar në njërën prej shkollave të larta mbetësit e këtij viti e kanë humbur. E vetmja alternativë mbetet të konkurrojnë sërish vitin që vjen. Gjithsesi, nuk është pak vendimi i ri i marrë nga Ministria e Arsimit. Rregullorja e provimeve parashikonte që kush rezultonte mbetës në njërën nga lëndët, nuk kishte të drejtë të rijepte provimin këtë vit. Rrjedhimisht, nuk pajisej me diplomë. Përmes një deklarate për mediat, MASH njoftoi dje ndryshimin. Në të sqarohen edhe arsyet pse sezoni i vjeshtës futet sërish në vitet e katërta të gjimnazeve. “Matura 2011 është matura e fundit që mbështetet në programin e vjetër mësimor të gjimnazit. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosi t’u ofrojë maturantëve që kanë mbetur në një ose më tepër provime të maturës, mundësinë për t’u riprovuar në sezonin e vjeshtës në muajin shtator të këtij viti”, bëri me dije zyra e shtypit të MASH-it. Sipas deklaratës, datat e provimeve të sezonit të vjeshtës do të njoftohen në një moment të dytë, por mbetet në fuqi e drejta e maturantëve mbetës për të dhënë provimet edhe vitin e ardhshëm. “DAR/ZA do të udhëzohen për regjistrimin e maturantëve mbetës që dëshirojnë të riprovohen në sezonin e vjeshtës”, sqaron MASH. Numri i mbetësve këtë vit është regjistruar më i lartë në provimet me zgjedhje.
Mbetësit
Nga të dhënat e Agjencisë së Pranimit në shkollat e larta kanë rezultuar jokalues për 2 lëndët me zgjedhje 9% e maturantëve, ose 3320 maturantë. Në Matematikë ishin mbetës 5% e maturantëve, ose 2095 mbetës. Në Letërsi nuk mundën të kalojnë 1016 maturantë. Pra, në total, për 4 provimet e maturës janë 6551 nxënës, të cilët humbin të drejtën për të vazhduar universitetin. Numri mund të jetë më i ulët nëse llogaritet që të njëjtët maturantë mund të kenë mbetur në më shumë se një provim. Nëse shtojmë edhe 4500 nxënës të tjerë që do të studiojnë jashtë, i bie që rreth 11 mijë studentë të jenë automatikisht jashtë garës së universiteteve publike. Provimet këtë vit i dhanë rreth 48 mijë maturantë. Me një llogaritje të thjeshtë, në fazën aktuale janë 37 mijë nxënës që konkurrojnë për në shkollat e larta publike në vend. Brenda kësaj jave pritet të fillojë shpërndarja në shkolla e formularit A2, në përbërje të të cilit do të ketë më shumë programe studimi të renditura. Po kështu, është drejt përfundimit shtypja e diplomave të maturës. Të parët që do ta marrin do të jenë të rinjtë që do të aplikojnë në universitetet jashtë vendit.
6551 maturante
kanë rezultuar mbetës në provimet e maturës. Nga të dhënat e Agjencisë së pranimit në shkollat e larta kanë rezultuar jokalues për 2 lëndët me zgjedhje 9% e maturantëve, ose 3320 maturantë. Në Matematikë ishin mbetës 5% e nxënësve, ose 2095 mbetës. Në Letërsi nuk mundën të kalojnë 2.8%, ose 1016 maturantë
48 mije
maturantë dhanë këtë vit provimet. Nëse mbetësve u shtojmë edhe 4500 nxënës të tjerë që do të studiojnë jashtë, rreth 11 mijë nxënës janë automatikisht jashtë garës së universiteteve publike. Me një llogaritje të thjeshtë, në fazën aktuale janë 37 mijë nxënës që konkurrojnë për në shkollat e larta publike në vend
llogaritja e pikeve perpara formularit a2
Përpara se të plotësojnë formularin A2 maturantët kandidatë duhet të bëjnë llogaritjen e pikëve. Ata, për vazhdimin e studimeve të larta duhet të ketë fituar 5 rezultate: notën mesatare të viteve të studimit në shkollën e mesme, 2 nota të shkallëzuara në provimet e detyruara, Letërsi dhe Matematikë, dhe 2 nota të shkallëzuara në dy provimet me zgjedhje. Në bazë të këtyre notave përllogariten pikët që ai fiton dhe që shërbejnë për të konkurruar në universitet.

Burimi: Gazeta Panorama !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top