Matura, kush kapet me kopje nuk futet në testim për një vit
Rregulla më të forta për maturantët. Zëvendësministrja e arsimit Besa Shahini bëri me dije se kush kapet me kopje do të penalizohet për një vit. Pra, maturanti nuk ka të drejtë të japin provimin në vjeshtë, por vetëm vitin tjetër.
“Sivjet nëse ne hasim parregullsi të ndryshme, për shembull: nxënësit kanë sjellë telefon me vete, ose janë zënë duke kopjuar, ata nuk do të kenë mundësinë që të hyjnë në testin e maturës për një vit. Pra, kemi vendosur që të jemi shumë rigorozë në mënyrën se si ne do ta mbikëqyrim sivjet procesin e maturës”, sqaroi ajo.
Ndërkaq, zv/ministrja ka dhënë edhe sqarime lidhur edhe me ambientet ku do të zhvillohen provimet.
“Provimet do të zhvillohet edhe në korridore, edhe në palestër dhe në të gjitha sallat e mëdha, ku të jetë e mundur për të sistemuar një numër më të madh të nxënësve që do të ketë, në mënyrë që të sigurojmë mirëadministrimin dhe mirëorganizim të provimit. Do të ketë më shumë administrues për një numër më të vogël të nxënësve. Kemi shtuar numrin e administratorëve që do të vendosen nëpër pikat ku mbahet testi i maturës”, bëri me dije zv.ministrja.
(gazeta-Shqip.com)