Matura, kush kapet me kopje nuk futet në testim për një vit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Matura, kush kapet me kopje nuk futet në testim për një vit

matura-1.jpg


Rregulla më të forta për maturantët. Zëvendësministrja e arsimit Besa Shahini bëri me dije se kush kapet me kopje do të penalizohet për një vit. Pra, maturanti nuk ka të drejtë të japin provimin në vjeshtë, por vetëm vitin tjetër.

“Sivjet nëse ne hasim parregullsi të ndryshme, për shembull: nxënësit kanë sjellë telefon me vete, ose janë zënë duke kopjuar, ata nuk do të kenë mundësinë që të hyjnë në testin e maturës për një vit. Pra, kemi vendosur që të jemi shumë rigorozë në mënyrën se si ne do ta mbikëqyrim sivjet procesin e maturës”, sqaroi ajo.

Ndërkaq, zv/ministrja ka dhënë edhe sqarime lidhur edhe me ambientet ku do të zhvillohen provimet.

“Provimet do të zhvillohet edhe në korridore, edhe në palestër dhe në të gjitha sallat e mëdha, ku të jetë e mundur për të sistemuar një numër më të madh të nxënësve që do të ketë, në mënyrë që të sigurojmë mirëadministrimin dhe mirëorganizim të provimit. Do të ketë më shumë administrues për një numër më të vogël të nxënësve. Kemi shtuar numrin e administratorëve që do të vendosen nëpër pikat ku mbahet testi i maturës”, bëri me dije zv.ministrja.


(gazeta-Shqip.com)
 
i love it!
 
kur kam qen ne te mesmen kam patur nje shoqe klase mjeshtre te kopjes ..ajo kopjonte un zverdhesha per te...
ne nje provim degjojme proff qe thote me sa ze kishte :
cte te bej qe si fus dot duart ku ke vene kopjen ...perjasht te gjith!!
 
Per nje vit ? Awful ... Injorance dhe e padrejte.

K'to provimet jane pa lidhje fare, duhet ti shkrijne nje here e mire ... per faktin qe jo te tere mesojne ne te njenten metode mesimi, gjithashtu c'fare ndryshimi perben fakti , qe ti e ke marre noten e merituar gjate tere vitit ??? dhe te te iki djersa per nje provim pa lidhje... ku arsyet per te ulur noten apo edhe per te mos kaluar ne nje moment te tille, mund te jete te shumta dhe jo fakti qe nuk ke mesuar.
 
Eshte e cuditshme qe me keso raste nexenesit shembullor, jo rralle kane deshtuar e te dobetit kan kaluar, madje me rezultate befasuese.
 
Yh sa rende...
Tek ne u lejuan kopimet, kush ishte i shkathet ia doli. Qofte din apo jo.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top