Matoshi, aktorja më e mirë në Festivalin e Francës, pranon shumë urime

E Martë, 9 Qershor 2020 - 17:17 albinfo.ch

oooo-587x333.jpg
Foto: Instagram


Një nga aktoret më të njohura në Kosovë është Ardiana Matoshi. Ajo ka luajtur në shumë filma të njohur. Së fundi, Matoshi është shpërblyer me çmim si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës, përcjell albinfo.ch.


Ky film paraqet një ngjarje që zhvillohet në fillim të viteve 90-të në kohën e Qeverisë Jugosllave, e cila e anuloi autonominë e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.


“Nëntori i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me Albasky Film, Audiohaus dhe Ikonë.


Aktorja pranoi urime të shumta, në mesin e tyre e uroi edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila u shpreh krenare për suksesin e saj.


“Çikat e Kosovës godasin sërish! Adriana Matoshi fiton çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin e Francës “See a Paris 2020”. Krenare me ty”, shkruan Jahjaga.


Aktoren e ka uruar edhe ambasada franceze në Prishtinë. “Urime aktores kosovare, Adriana Matoshi, e cila fitoi çmimin e aktores më të mirë në Festivalin kinematografik francez të Evropës Jug-Lindore ” See a Paris “. Aktorja fitoi këtë çmim për rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë” (2018), i cili rrëfen periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992″, thuhet në urimin e ambasadës.
 

Attachments

  • oooo-587x333.jpg
    oooo-587x333.jpg
    22.5 KB · Shikime: 0
  • oooo-587x333.jpg
    oooo-587x333.jpg
    22.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top