Mastrihti, universiteti elitë për studentët europianë

Lauri

Anunnak
Në një nga qytetet më antike dhe më konservatore të Vendeve të Ulëta, në një rrugë të qetë ndodhet një tabelë e shkruar me të madhe, që tregon për ardhjen e studentëve britanikë. Shumë e kanë të lehtë të mendojnë se arsyeja që i shtyn të studiojnë jashtë vendit janë pikërisht taksat e larta në universitetet publike në Britani (përjashtim bëjnë ato skoceze që janë falas), që shkojnë deri në 11 mijë euro në vit. Vitin e kaluar shkollor, zyra për regjistrimin e studentëve në Britaninë e Madhe foli për një rënie shumë të madhe të kërkesave, me rreth 10 për qind, krahasuar me një vit më parë. Për vitin 2011, 22 mijë studentë në Britaninë e Madhe kanë frekuentuar një universitet jashtë vendit. Shumë kanë zgjedhur SHBA-në, Afrikën e Jugut apo Australinë, ku flitet anglisht dhe koha është e bukur. Por shumë prej tyre kanë pasur ide akoma më të mira: në Europë, me një avion ku biletat i gjen me ofertë apo ku mund të shkosh qetësisht me tren. Ka universitete ku gjithçka ofrohet në anglisht dhe çmimet janë shumë të lira. Përse të shpenzosh 30 mijë euro për një diplomë 3-vjeçare, kur për të njëjtën gjë mund të shpenzosh shumë më pak në Vendet e Ulëta? Britanikët nuk janë të vetmit që mendojnë kështu. Në Universitetin e Mastrihtit, në veçanti, studentët britanikë janë gjithmonë e më të shumtë në numër. Nga 2009-a deri në 2011-n, numri i të regjistruarve është dyfishuar, madje trefishuar me ritme marramendëse. Në të vërtetë Mastrihti nuk është një risi e momentit, por një nga universitet më të mira të Europës. Në Mastriht taksat vjetore të universitetit nuk shkojnë më shumë se 1700 euro. Kostoja e jetesës është e ulët (250 euro për një shtëpi me qira, 4 euro një birrë. Për më tepër mund të punosh disa orë part-time, gjithmonë nëse dëshiron. Presidenti i Universitetit të Mastrihtit është Martin Paul, një profesor i nderuar i farmakologjisë klinike. Kur e pyet se përse një student i huaj duhet të zgjedhë Mastrihtin, ai përgjigjet: “Mësimi dhe vetëm mësimi. Që nga dita e parë u mësojmë studentëve si të zgjidhin problemet dhe të përballojnë shumë situata të vështira njëkohësisht”. Në këtë universitet përdoret një didaktikë e quajtur “kuptimi për problemet”: ku leksionet konsistojnë në një seri pyetjesh dhe studentët duhet t’u përgjigjen duke punuar në grup. Kështu punon sot pjesa më e madhe e kompanive. Nuk është rastësi që “Facebook” dhe “Google” rekruton sot shumë të rinj që kanë mbaruar studime në Universitetin e Mastrihtit. “Edukimi që merret këtu të përgatit për tregun ndërkombëtar të punës”, tregon profesor Paul. Pothuajse 90 për qind e të diplomuarve në Mastriht gjen një punë shumë të mirë brenda 6 muajve të parë të diplomimit. “Për më tepër është një punë që ka lidhje me fushën ku ata kanë studiuar. Nuk janë të detyruar të kërkojnë punë nëpër fast-food-e apo të jenë taksistë”. Në Mastriht leksionet zhvillohen të gjitha në anglisht që prej viteve ‘80 dhe aktualisht mund të zgjedhësh mes dhjetë specialiteteve, ku gjithçka bëhet në anglisht. “Në shkollën tonë, studentët nuk vijnë sepse taksat nuk janë të larta. Ne jemi universitet serioz dhe të tillë i pranojmë edhe studentët. Nëse dikush vjen këtu vetëm për paratë, është më mirë që të drejtohet diku tjetër. Ka mënyra më të thjeshta për të marrë një diplomë”, thotë profesori. Gjithsesi Universiteti i Mastrihtit ndodhet në vendin e 109 të klasifikimit të 700 universiteteve më të mira në botë, 108 vende më poshtë se Kembrixhi. Profesori shpjegon se për t’u futur në universitet nuk është aspak e vështirë, ajo që është e vështirë është ta mbarosh me rezultate të mira. Provime bëhen çdo tetë javë dhe në fund të vitit të parë, thuajse një e treta e studentëve humbasin rrugëve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top