Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Maskat natyrore për fytyrë janë më të shëndetshmet dhe më të lirat

Maskat natyrore për fytyrë janë më të shëndetshmet dhe më të lirat

Përpos që e ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës, maskat natyrore e pastrojnë thellësisht fytyrën dhe e mbrojnë nga ndikimet e jashtme

Konservuesit, emulgatorët, vajrat minerale dhe derivatet e tjera të naftës në preparatet kozmetike janë të dëmshme për lëkurë, tregojnë studimet e reja. Për fytyrë më të përshtatshme janë preparatet natyrore të freskëta.

Maskat natyrore ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës, ngase formojnë një shtresë të veçantë që e mbron lëkurën nga ndikimet e dëmshme të ambientit të jashtëm dhe e nxisin mikro-qarkullimin, duke e ruajtur lagështinë e lëkurës. Përpos që e pastrojnë lëkurën në thellësi, maskat për fytyrë e përmirësojnë edhe tonusin e saj dhe e rregullojnë yndyrshmërinë. Ato janë edhe mjaft të lira.

Para vënies së maskës, pak kamomil

Para vënies së maskës në fytyrë, përgatiteni lëkurën duke e avulluar me çaj kamomili. Kjo i hapë poret duke e përmirësuar thithjen e përbërësve të maskës. اaji i kamomilit po ashtu mund të përdoret edhe si tonik. Zhytni copat e pambukut në çaj dhe pastrojeni fytyrën. Derisa kënaqeni me maskat aromatike, në sy mund t'i veni qeskat e çajit.

Maska për lëkurë normale dhe të thatë
Përziejeni një lugë jogurt me një lugë mjaltë. Shtoni një pikë vaji eterik të trëndafilit. Përzieni përbërësit derisa ta fitoni një përzierje fine, kremoze. Lyejeni në lëkurën e pastruar të fytyrës, e pas 15 minutave, hiqeni maskën me ujë të vakët. Kjo maskë ia kthen lëkurës lagështinë, e atë mund ta përdorni edhe dy herë në javë.

Maska për lëkurë të maturuar

Një banane të vogël, një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, një lugë mjalti lulesh dhe një pikë vaji eterik të lules Helychrysi përziejeni në një masë të lëmuar, kremoze dhe qiteni në fytyrën e pastër. Pas 20 minutash largojeni atë me pambuk dhe shpëlajeni fytyrën. Te lëkura e rrudhur, pas largimit të maskës, në lëkurë aplikoni disa pika të vajit të virgjër të ullirit.

Maska për lëkurë të yndyrshme dhe të përzier

Përzieni një lugë të jogurtit të fortë dhe një lugë të vajit të jojobës (lloj luleje), si dhe shtoni një pikë vaji të livandës. Këtë përzierje duhet ta qitni në fytyrë dhe ta largoni pas 15 minutash me ujë të vakët. Kjo maskë është shumë e butë, prandaj mund ta përdorni çdo të dytën ditë. ثshtë e mirë edhe për lëkurë me akne.

Gjithçka me masë

Recetat e maskave "të kuzhinës" janë bërë për çdo lloj lëkure veç e veç. Gjatë përgatitjes së maskave duhet përmbajtur rreptësishtë sasive të përbërësve.

Këshillimi i mjekëve

Njerëzit me sëmundje të lëkurës, para përdorimit të preparateve, duhet të këshillohen me mjekun e tyre, për t'u ikur komplikimeve të mundshme.

Vetëm vajrat e vërteta eterike
Vajrat eterike që i përdorni duhet të jenë të kualitetit të lartë, të blera te shitësit e autorizuar, apo që gëzojnë besimin tuaj.

Kosovasot​
 
Shume teme e qelluar. Gjata leximit te kesaj teme mesova shume gjera qe me pare si kam ditur rreth mbrojtjes se lekures.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back