eGo0sTyle
System Engineer
LAا – Dy persona të maskuar dhe me armë tentuan të grabisin në një banesë në fshatin Fushëkuqe, në Kurbin, duke lënë të plagosur zonjën e shtëpisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 në familjen e Tom e Lora Strugës. Autorët, ende të paidentifikuar kanë hyrë nga dritarja anësore, në vilën trekatëshe të familjes Struga. “Isha me kriza, pasi jam invalid dhe i kërkova bashkëshortes të më sillte një gotë uji. Sapo më solli ujin, dëgjova në dhomën tjetër një zhurmë, ndërsa i thashë gruas të ndizte dritën pasi dyshova se ndokush mund të ishte futur brenda. Sapo hyri në kuzhinë, gruaja ulëriti pasi u ndesh me grabitësit. Më pas dëgjova një zë që e urdhëronte atë të ecte para. Arrita që të ngrihem me paterica dhe në një moment që ata kërcitën autori mendoi se kisha armë dhe qëlloi. U fsheha pas murit, ndërsa gruaja tentoi të mbyllte derën me forcë. U mundova të godisja me një patericë, por qëlloi dhe dy herë dhe një prej plumbave kapi shkarazi gruan në dorën e majtë. Duket se nuk kishte më plumba dhe u largua nga dera kryesore”, u shpreh Tom Struga. Sipas tij, ata sinjalizuan menjëherë policinë, e cila bllokoi në vendin e ngjarjes gëzhojat, një maskë pak metra larg shtëpisë, ndërsa ka mundur të fiksojë edhe gjurmë të autorëve, mes tyre dhe një palë atlete, të cilat dyshohet se i përkasin autorit të dytë. Dy personat kishin bërë gati për të grabitur një aparat fotografik, një dixhital si dhe një palë syze, por kërkimet e tyre në grabitje u ndalën pas pikasjes nga të zotët e shtëpisë. Tom Struga jetonte vetëm me të shoqen, ndërsa fëmijët i kishte emigrantë. “Nëse do kisha bërë lëvizjen më të vogël, sot do isha e vdekur”, u shpreh 55-vjeçarja, e cila pësoi një gërvishtje nga plumbi në krahun e majtë. r.n
Durrës, gjenden 18 pistoleta në makinën e emigrantit
DURRES – Pesë persona të përzier në një trafik armësh kanë mundur të kalojnë pa u hyrë “ferrë në këmbë”, kontrollin e strukturave Policore italiane në portin e Ankonës, por kanë ngecur në Portin e Durrësit. Policia e Durrësit, me anë të një konferencë për shtyp deklaroi dje se shkoi në 18 numri i pistoletave të gjetura nga kontrolli në një makinë në Port. Armët ishin të markave të ndryshme dhe bashkë me to u gjetën dhe 2200 fishekë pistolete, prodhim amerikan. Ato ishin transportuar me një mjet me targa të huaja nga shtetasi Ali Koçi, emigrant shqiptar në Itali, banor i fshatit Shetel të Shijakut. Burime policore të pikës së kalimit kufitar dhe të migracionit në Durrës kanë mundur të zbulojnë se në mjetin tip “Benz” me targa BV 208 XL ishin fshehur 18 pistoleta, të gjitha të reja, prodhime austriake, turke, çeke e kanadeze, si dhe pesë kuti me fishekë. Policia e Durrësit ka deklaruar zyrtarisht se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal dhe të organizuar. Nga 5 personat është bërë arrestimi i 23-vjeçarit Korçi, i cili akuzohet si personi që kryente rolin transportues, ndërsa ndaj 4 të tjerëve po kryhen veprimet hetimore, aktualisht në gjendje të lirë, çka do të zbulojë dhe destinacionin e armëve.
Panorama.