![-785-0-5f86d4b714129.jpg -785-0-5f86d4b714129.jpg](https://fv.al/data/attachments/237/237973-43d90e5c0beae811e1e6524663e48f73.jpg?hash=Q9kOXAvq6B)
Duke filluar nga nesër (15 tetor), maska do të jetë e detyrueshme për t'u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë, me qëllim pengimin e përhapjes së Covid-19. Gjatë komunikimit të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjithë vendet ku duhet vendosur maska dhe rastet përjashtuese ku mund të shfaqemi pa të.
Maskën duhet ta ketë me vete çdo individ mbi moshën 11-vjeç, sa herë dilni nga shtëpia, çdo individ mbi moshën 11 vjeç. Përgjatë gjithë ditës, në çdo veprimtari; në çdo dyqan, supermarket.
Ku duhet të mbahet?
1. Në të gjithë mjetet e transportit publik dhe jo publik, kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
2. Gjatë ecjes në rrugë, gjatë qëndrimit në të gjithë vendet publike të hapura si park apo shesh, gjatë gjithë aktivitetit të punës nëpër zyra, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj.
3. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe në ashensorë.
4.Para dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante.
5.Në motoçikletë, kur merr një person tjetër, jo anëtar të familjes.
6. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një pjestar të infektuar me Covid-19.
7.Në të gjitha institucionet fetare.
8.Në çdo institucion arsimor dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.
1. Kur kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, bankë, postë apo gjykatë.Rastet kur mund ta hiqni barrierën mbrojtëse.
2. Gjatë ngrënies apo konsumit të pijeve, por në hyrje dhe në dalje nga baret dhe restorantet duhet të jeni të pajisur me maskë.
3. Gjatë procesit të shërbimeve dentare, por gjithashtu në hyrje dhe në dalje të klinikës duhet të mbani maskë.
4.Nga personat që mbajnë, drejtojnë lutjen, shërbesën fetare.
5.Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve/marketeve për identifikim të moshës.
6.Nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme, por duke siguruar distancë fizike.
7.Nga të ftuarit në emisione televizive, me kushtin që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.
8.Duhet të zbatohet bashkë me higjenën dhe distancimin. Duart duhet të pastrohen para heqjes dhe vendosjes së maskës.
Anabelmagazine.com