Masakroi me hanxhar një vit më parë, i vrasin babain

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P



Ekzekutohet për hakmarrje 55-vjeçari në fshatin Tapizë të Krujës. Maliq Topalli u vra mbrëmë, rreth orës 19:30 me armë zjarri në një vend të veçuar, rreth 15 minuta larg banesës së tij. Familjarët e viktimës e gjetën të parët trupin e tij dhe dhanë menjëherë alarmin në polici. Grupi i hetimit mbërriti në vendin e ngjarjes dhe dyshimi kryesor për motivin e kësaj vrasjeje ka të bëjë me hakmarrjen. Një vit më parë, djali i tij 27-vjeçar, Dritan Topalli vrau me mjete prerëse shoferin e një taksie për një borxh. Viktima i kishte dhënë 300 mijë lekë Topallit, por kur më pas ai i kërkoi t'i kthente borxhin, 27- vjeçari e masakroi atë me një hanxhar. Pikërisht kjo ngjarje e rëndë e ndodhur më 19 shkurt 2008, dyshohet të jetë edhe motivi i vrasjes së ndodhur dje. Një telefonatë në sallën operative të policisë së Durrësit çoi në vend uniformat blu, të cilët verifikuan sinjalizimin. Sipas policisë, viktima ishte ekzekutuar me armë zjarri kallash në një zonë, e cila shkelet rrallë nga njerëzit. Dyshohet se 55-vjeçari është ndjekur nga autorët e më pas ai është vrarë disa minuta para se të arrinte në banesën e tij, në Tapizë të komunës Nikël. Nga dëshmitë e banorëve të zonës rezultoi se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë, çka hedh dyshime edhe në faktin se viktima mund të jetë ekzekutuar në tjetër vend dhe më pas autorët e kanë hedhur aty. Burime të policisë bënë të ditur se nga provat e mbledhura dhe të dhënat që disponojnë, pista e hakmarrjes mbetet më e mundshmja. Kjo pasi familja Topalli nuk kishte asnjë konflikt tjetër, veç ngjarjes që ndodhi vitin e kaluar kur djali i tyre, Dritan Topalli u arrestua me 20 shkurt 2008, 24 orë pasi kishte kryer një vrasje me mjete të mprehta. Ai u akuzua për veprën penale të "vrasjes me dashje" të shtetasit Vaid Xhixha. Pas arrestimit të Topallit u zbardh edhe motivi i ngjarjes së rëndë. Shoferi i furgonit, i cili u gjet i masakruar me hanxhar ishte vrarë për 300 mijë lekë që ia kishte borxh autorit. Për Topallin u arritën të sigurohen plotësisht provat dhe të dokumentohet se ai ishte autori i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë. Por një vit pas masakrimit të Vaid Xhixhës, dyshohet se të afërmit e tij janë hakmarrë. Të paktën në këtë version hetimi bëhet e ditur se është përqendruar policia e Krujës në bashkëpunim me specialistë të krimeve të Durrësit. Burime të policisë bënë të ditur se është identifikuar autori, por për efekt hetimi ata nuk e dhanë emrin derisa të realizohet arrestimi i tij.
*panorama*
 
Back
Top