Masakrat serbo-malazeze në Shqipërinë e Veriut, 100 vite më parë

Kresha

A pretty face can never trick me
Xhenet SULA

Në fund të majit të vitit 1913, kur fuqitë e mëdha u kërkuan trupave serbo-malazeze, që të tërhiqeshin nga Shqipëria qendrore dhe veriore, këta nga zemërimi se po humbitnin portet e Shkodrës dhe atë të Durrësit, gjatë tërheqjes lanë prapa një seri shkatërrimesh. Kështu, pasi tërhiqen me trupat e tyre nga “dritarja e hapur drejt botës” më 20 shtator, ushtria serbe mori me vete të gjithë gjedhet e malësisë së Dibrës. Ata barinj që u kundërvunë, që rezistuan dhe luftuan, u vranë. Serbët vranë gjithashtu, dy prijës të fisit të Lumës, Mehmet Ademin e Xhafer Elezin, plaçkitën dhe dogjën të gjithë fshatrat që gjendeshin gjatë rrugës së tërheqjes së tyre. Në të gjithë këto fshatra, ata kryen akte masakrash të tmerrshme e dhunime grash, fëmijësh e pleqsh. Shumë familje myslimane nga këto fshatra, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, u masakruan pa mëshirë.

Në fshatin Procastit, ushtarët serbë rrëmbyen gjithë burrat e i çuan jashtë fshatit dhe pastaj, i dërguan gratë e tyre atje, që t’u merrnin paratë, si shpërblim (gjobë) për lirimin e tyre. Burrat i kishin mbyllur në xhami, të cilën e bombarduan me predha duke e hedhur në erë me 4 predha. Në fshatin Sulpit, 73 shqiptarë, pësuan një vdekje të tmerrshme, kurse 57 të tjerë nga fshati Colopek u vranë në mënyrën më makabre. A nuk ishte prefekti i Kushevës, ai që kur ushtria serbe u kthye nga kufiri shqiptar, u kërkoi atyre, që të digjnin të gjithë fshatrat që ndodheshin midis Krushevës dhe Ohrit?! Për këto masakra dhe shumë krime të kryera nga ushtarët serbë asokohe, citohej dhe një letër e një ushtari serb, që u botua më 22 tetor të vitit 1913. Në këtë letër, shkruhej: “…do t’ju tregoj për gjërat e tmerrshme që po ndodhin këtej. Jam tmerruar prej tyre dhe vazhdimisht, pyes veten, se si mund të bëhet njeriu kaq barbar, sa të kryejë mizori të tilla. ثshtë e tmerrshme. Nuk ma mban goja të them më shumë, por mund t’ju them, se Luma (një fshat shqiptar anës lumit me të njëjtin emër) nuk ekziston më. Më tej, ai vazhdon: “Nuk kanë mbetur veçse kufoma, pluhur e hi. Ka fshatra, me 100, 150 dhe 200 shtëpi, ku nuk gjendet më këmbë njeriu. Njerëzit i mbledhin në tufa me nga 40-50 vetë dhe pastaj i shpojnë me bajoneta, deri tek i fundit. Bie erë gjaku e plaçkitjeje, gjithandej. Dhe në mbyllje të letrës së tij, ai thekson: “…oficerët u thanë ushtarëve, që të shkonin në Prizren dhe të shisnin bagëtitë e vjedhura. Kurse, në mes të tetorit 1913, një ushtri serbe prej 60 mijë vetësh, shkretoi krahinën e Dibrës, Strugës, Liqenit të Ohrit e Gollobordës në Shqipërinë qendrore, si dhe Gashin, Krasniqin e Valbonën, në veri”.

Ja se si i përshkruan: B. Peel Uillet, një agjent i ndihmës amerikane, raportin rreth vëzhgimeve të tij: “Në Shqipërinë Veriore, trupat serbe e malazeze shkatërruan njëqind fshatra pa paralajmërim, pa asnjë provokim prej banorëve dhe pa kurrfarë arsyeje. Afro 12 mijë shtëpi u dogjën, ose u hodhën në erë, 8 mijë bujq u vranë, ose u dogjën të gjallë, 125 mijë mbetën pa strehë. Gjithë bagëtinë e rrëmbyen. Kështu bën dhe me drithërat e sapokorrur. Bujqit, si kafshë të përndjekura, merrnin arratinë për në Elbasan, Tiranë, Shkodër e fshatra të largëta. Tek sa kthehesha nga një udhëtim pjesërisht të bërë në këmbë, përmes këtyre zonave të goditura, pashë fshatra të rrënuar dhe shtëpi të djegura, ose të hedhura në erë. Pashë refugjatë të uritur, pashë gra e fëmijë që vdisnin nga uria. Vëzhgimet e tij, Komisioni “Karnegei” i përmblodhi si më poshtë: “…Trupat e rregullta serbe e malazeze, nuk lanë gjë pa bërë, që nga dita e parë kur pushtuan Shqipërinë, me qëllim që t’i detyronin banorët të linin kombësinë e tyre, ose të shtypnin me egërsi “racën shqiptare”. Këto akte mizore, që përdornin ushtarët serbo-malazezë, theksonte komisioni “Karnegei” e kanë qëllimin, që të transformojnë rrënjësisht karakterin etnik, të rajoneve të banuara dikur vetëm nga shqiptarë. Ky ishte pikësynimi, që të katër shtetet, të pakënaqur nga Porta e Lartë, e cila njohu autonominë administrative shqiptare, serbët dhe malazezët e së bashku me ta dhe dy shtetet e tjera, si Bullgaria e Greqia, formuan një “Aleancë Ballkanike” mes tyre dhe bën një marrëveshje të fshehtë, për ndarjen e Shqipërisë midis tyre. Dhe më pas, i shpallën luftë Turqisë, më 8 tetor 1912. Me pretekstin “e luftës kundër Turqisë” ata pushtuan Shqipërinë.

Dhe pa kaluar asnjë ditë, më 9 tetor 1913, dëgjohet krisma e parë e Luftës Ballkanike, që u realizua nga trupat malazeze, të cilat kaluan kufirin verior të Turqisë, duke rrethuar Kalanë e Shkodrës. Kurse serbët, pasi përzunë turqit nga Shkupi, u futën për në Shqipëri, në dy drejtime. Drejtimi verior, kalonte nga Prizreni, Gjakova dhe Mirdita, deri në Lezhë e Durrës. Ushtria serbe, sa arriti në Durrës, pa flamurin shqiptar të ngritur, komandanti i tyre dha urdhër që të sulmonin dhe pushtonin Durrësin. Dhe me një gjest nervozizmi, ai uli flamurin shqiptar në selinë e qeverisë, e cila kishte shpallur vetë-qeverisjen shqiptare dy ditë më parë, konkretisht më 26 nëntor dhe ngriti flamurin serb. Pas ngritjes së flamurit, ushtarët e tij vërshuan drejt detit dhe duke ngulur shpatat e zhveshura në ujë, thërrisnin m histeri “Zhiveo! Zhiveo!”. Në këtë mënyrë, serbët gjetën në Durrës “portin e tyre” aq shumë të ëndërruar në Detin Adriatik të cilët nuk arritën dot që ta merrnin dhe ta bënin të tyre, falë përpjekjes, qëndresës dhe luftës që bëri populli shqiptar, për të mbrojtur dhe ruajtur trojet e tij shekullore. //orientalizmi.wordpress
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top