Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Masakër në Las Vegas, 50 të vdekur. Identifikohet autori

Panik në Las Vegas, një person hap zjarr në një koncert

1506927780las-vegas.jpg

Policia në Las Vegas është vënë në ndjekje të një personi që hapi zjarr në afërsi të hotelit “Mandalay Bay” në Las Vegas.

Besohet se të paktën një agresor ka qëlluar gjatë një festivali të muzikës “country” që po zhvillohej në zonë. Të shtënat e një arme automatike dëgjohen në videot e festivalit të shpërndara në rrjetet sociale.

Raporte ende të pakonfirmuara flasin për disa viktima. Forcat e policisë mbërritën me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe i kanë këshilluar njerëzit të largohen prej andej.

Burime spitalore i thanë CNN se një numër njerëzish janë dërguar në klinikë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri e kërkojnë trajtim mjekësor.

Agresori nuk është kapur ende.

/ Top Channel
 
Redaktimi i fundit:
Me shume dashuri...Pau Pau Pau.
 
ky do quhet akt terrorist apo thjesht nje ngjarje e cuditshme nen efektin e ndonje pije apo substance narkotike?
 
pak rëndësi ka se si do të quhet... e keqja eshte se këto tani janë bërë aq të shpeshta sa njerezit u mesuan, s'u bën me shume pershtypje. Dhe unë mendoj qe me kalimin e kohës, do te vijne duke u rritur.

S'ka si te ndodhe ndryshe, se i tille eshte sistemi dhe politika...
 
Pershtypje te ben qe cke me te pasi gjithkush ndjen se po prek fundin , e fundin askush nuk do e deshironte te tille.

Per pjesen e kohes qe do vij, pune dreqi
 
Masakër në Las Vegas, 50 të vdekur. Identifikohet autori

Autori i sulmit në Las Vegas, që shkaktoi 50 të vdekur e mbi 200 të plagosur, është identifikuar si Stephen Paddock, 64 vjeç dhe banor i zonës. Gruaja me të cilën ai bashkëjetonte, Marilou Danley është ndaluar e po merret në pyetje, ndërsa banesa që ndanin të dy është duke u kontrolluar nga efektivët në terren.

Numri i viktimave, që gjithsesi policia e përkufizon si të përkohshëm, e ka kthyer që tani këtë masakër, në më të rëndën në historinë e vrasjeve masive në SHBA, duke eklipsuar episodin me 49 të vdekur në klubin e natës në Orlando të Floridës.

Incidenti që tronditi qytetin e kazinove ndodhi në afërsi të hotelit “Mandalay Bay”, e videot e ngarkuara në internet tregojnë qartë tmerrin e përjetuar nga njerëzit e mbledhur në koncertin e hapur të muzikës “country”, kur mbi turmën u hap zjarr.

Të shtënat ishin ato të një arme automatike dhe kanë vazhduar gjatë. Autori i sulmit ka qenë në katin e 32-të të hotelit dhe ka shtënë mbi turmën poshtë pa dallim e pa ndaluar.

“Pati shumë të shtëna, por ato të fillimit i ngjasonin zjarrit të mitralozit”, tha Danny, një turist australian.

Forcat e policisë, që mbërriten me urgjencë në vendin e ngjarjes, i këshilluan njerëzit të largoheshin menjëherë prej andej. Sherifi Joseph Lombardo konfirmoi numrin e viktimave.

“Viktimat janë 25. Deri tani besojmë se bëhet fjalë për një agresor të vetem, një ujk vetmitar ta quajmë kështu. Efektivët patën një shkëmbim zjarri me personin që ndodhej në katin e 32-të të ndërtesës, e tani ai ka vdekur”, tha Joseph Lombardo.

Policia po përpiqet të flasë me një mikeshë të të dyshuarit, një vajzë me origjinë aziatike e quajtur Marilou Danley. Vendndodhja e saj nuk dihet ende. Sa për vet të dyshuarin, emri i tij nuk është bërë publik për momentin, por mendohet se bëhet fjalë për një banor lokal.

Mes të vdekurve ka edhe disa policë që ishin jashtë shërbimit. Shumë hotele të zonës janë mbyllur, së bashku me një pjesë të bulevardit të Las Vegasit, ndërsa njerëzit e ndodhur aty në kohën e incidentit kanë gjetur strehim nëpër restorantet rreth e rrotull dhe aeroportin “McCarran”, ku për shkak të ngjarjes së rëndë disa fluturime janë devijuar.

/ Top Channel

1506942351_lasvegas.jpeg

1506942376_lasvegas2.jpeg

1506942385_lasvegas3.jpeg

1506942394_lasvegas4.jpeg

1506942441_lasvegas9.jpeg

[video]http://img.top-channel.tv/foto/fototedites/1506942457_lasvegas11.jpeg[/video]
 
Sa ironikeee,tashme ai ka vdekur thote shefi i policise.
Pasi vrau e masakroi. :(
 
Masakër në Las Vegas, 50 të vdekur. Identifikohet autori

Autori i sulmit në Las Vegas, që shkaktoi 50 të vdekur e mbi 200 të plagosur, është identifikuar si Stephen Paddock, 64 vjeç dhe banor i zonës. Gruaja me të cilën ai bashkëjetonte, Marilou Danley është ndaluar e po merret në pyetje, ndërsa banesa që ndanin të dy është duke u kontrolluar nga efektivët në terren.

Numri i viktimave, që gjithsesi policia e përkufizon si të përkohshëm, e ka kthyer që tani këtë masakër, në më të rëndën në historinë e vrasjeve masive në SHBA, duke eklipsuar episodin me 49 të vdekur në klubin e natës në Orlando të Floridës.

Incidenti që tronditi qytetin e kazinove ndodhi në afërsi të hotelit “Mandalay Bay”, e videot e ngarkuara në internet tregojnë qartë tmerrin e përjetuar nga njerëzit e mbledhur në koncertin e hapur të muzikës “country”, kur mbi turmën u hap zjarr.

Të shtënat ishin ato të një arme automatike dhe kanë vazhduar gjatë. Autori i sulmit ka qenë në katin e 32-të të hotelit dhe ka shtënë mbi turmën poshtë pa dallim e pa ndaluar.

“Pati shumë të shtëna, por ato të fillimit i ngjasonin zjarrit të mitralozit”, tha Danny, një turist australian.

Forcat e policisë, që mbërriten me urgjencë në vendin e ngjarjes, i këshilluan njerëzit të largoheshin menjëherë prej andej. Sherifi Joseph Lombardo konfirmoi numrin e viktimave.

“Viktimat janë 25. Deri tani besojmë se bëhet fjalë për një agresor të vetem, një ujk vetmitar ta quajmë kështu. Efektivët patën një shkëmbim zjarri me personin që ndodhej në katin e 32-të të ndërtesës, e tani ai ka vdekur”, tha Joseph Lombardo.

Policia po përpiqet të flasë me një mikeshë të të dyshuarit, një vajzë me origjinë aziatike e quajtur Marilou Danley. Vendndodhja e saj nuk dihet ende. Sa për vet të dyshuarin, emri i tij nuk është bërë publik për momentin, por mendohet se bëhet fjalë për një banor lokal.

Mes të vdekurve ka edhe disa policë që ishin jashtë shërbimit. Shumë hotele të zonës janë mbyllur, së bashku me një pjesë të bulevardit të Las Vegasit, ndërsa njerëzit e ndodhur aty në kohën e incidentit kanë gjetur strehim nëpër restorantet rreth e rrotull dhe aeroportin “McCarran”, ku për shkak të ngjarjes së rëndë disa fluturime janë devijuar.

/ Top Channel

To be or not to be......
 
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Las Vegas

ISIS ka marrë përgjegjësin për sulmin në Las Vegas, ku 50 persona mbetën të vrarë ndërsa më shumë se 400 u plagosën.

Në një deklaratë të tyre ISIS ka thënë se sulmuesi muaj më parë ishte konvertuar në mysliman.

Kujtojmë se sulmuesi është 64-vjeçari Stephen Craig Paddock, i cili hapi zjarr në festivalin që po zhvillohej në Las Vegas.

“Sulmi në Las Vegas u krye nga një ushtar i Shtetit islamik dhe ai e kreu atë në përgjigje të thirrjeve ndaj shteteve të synuara që ka koalicioni”, deklaroi agjencia e lajmeve Amaq në lidhje me koalicionin e udhëhequr nga SHBA në Lindjen e Mesme.syri net
 
Tani me duket e kane bere rruge e keta ti marrin persiper cdo krim e makabritet.
Po he se do i pastrojne si vemje ,s"do i fusin friken keta d derdimenta analfabet nje bote te tere.
 
Po nese thuher cf ndodh ne Vegas te rrije ne Vegas pse i bene publike keto lajme?

Me te futme keto amerikanet.
 
Me arme brenda ne hotel..hajde siguri Amerikane
 
Postimi #9 vertet qesharak ...

Ngushellime familjeve te viktimave... raste te tilla Jane krejt ndryshe nga ato qe sajon vete Amerikani mizor ,qe nxorri fare gjysmen e botes.
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back