Një grua e cila ka kaluar dy vite në koma i është dhënë lamtumira e fundit nga të afërmit dhe i dashuri i saj, të cilët vendosën të shkëpusnin pajisjet që e mbanin në jetë, një orë pasi ajo u martua.
He Jinging dhe i fejuari i saj, Lu Lai nga Guangdong në Kinën juglindore kishin botën nën këmbët e tyre në vitin 2011. Të dy kishin gjetur punë të mira në qeverinë lokale, kishin blerë një shtëpi dhe po planifikonin të martoheshin. Por planet e tyre për një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku u ndërprenë tragjikisht, kur He Jingjing u sëmur një ditë në punë. Ajo ra në gjendje kome rrugës për në spital dhe nuk u zgjua më.
Familjarët e saj morën pjesë në një ceremoni martesë, për ti përmbushur ëndrrën çiftit. Ceremonia u zhvilluar në ambientet e spitalit, ku edhe pse në gjendje kome, nusja veshi fustanin e bardhë.
Organet e saj do të dhurohen për njerëzit në nevojë. Bashkëshorti, Lu Lai u shpreh i kënaqur që me organet e saj ajo do të ndihmojë njerëz në nevojë, ndërsa tha se ajo do të jetojë përgjithmonë në zemrën e tij./Panorama