Martesat

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Femrat ëndërrojnë gjithmonë e më pak fustanin e bardhë

Të martohesh sot nuk të bind. Nëse ke një punë të mirë, një shtëpi, je e lirë dhe e lumtur, nuk ke pse te pretendosh për një mashkull në krahë. Pyetja që sot shumë femra i bëjnë vetes është: A ia vlen të martohesh? “Ja se ç’u ndodh grave pasi martohen. Shumica ndryshojnë tërësisht mënyrën e jetesës, punën, madje edhe sjelljen”, tregon shkrimtarja Elisabeth Gilbert në librin e saj bestseller “Eat, Pray, Love”. Sipas përfundimit të saj, martesa sot është më me leverdi për meshkujt se sa për femrat. Për meshkujt e martuar studimet kanë treguar se jetojnë më gjatë se beqarët, grumbullojnë më shumë pasuri, janë më të kënaqur se beqarët, u rezistojnë alkoolit dhe drogave, vuajnë më pak nga depresioni. Për sa u përket femrave, avantazhet janë thuajse inekzistente: gratë martohen për dashuri, duke menduar se do të jenë më të lumtura. Për më tepër vuajnë më shumë nga ankthi se sa simotrat e tyre beqare. Kanë më pak sukses në punë dhe nivele stresi shumë më të larta se të pamartuarat. Për më tepër rrezikojnë të vdesin të vetmuara, për shkak të stilit të jetës. Shkrimtarja Gilbert e cilëson si “marriage benefit imbalance”, çekuilibri i avantazheve martesore: gratë humbasin mundësitë, burrat fitojnë lotari. Një logjikë e papranueshme për vajzat e arsimuara, autonome, të mësuara që ia dalin vetë për gjithçka dhe të kenë në dorë frenat e jetës së tyre seksuale. “Dikur gratë martoheshin për t’u larguar nga babi, për të arritur prestigj dhe për t’u përmirësuar ekonomikisht. Të tria këto elemente sot nuk ekzistojnë më. Të martohesh nuk të sjell ndonjë leverdi të madhe. Sot nuk ka femra Hirushe që mezi presin princin e kaltër. Femrat gjenden në një pozicion të leverdisshëm. Ka nga ato që martohen vetëm me ata meshkuj që i shtyjnë drejt aspiratave për të ecur sa më lart, në të kundërt nuk ngurrojnë dy herë për të kërkuar divorcin”, tregojnë psikologët. Në vendet e Europës jo vetëm numri i ndarjeve dhe divorceve sa vjen e rritet, por edhe shifra e atyre që vendosin të ndahen pas një periudhe të shkurtër së bashku po rritet me shpejtësi. Në Itali, në 1000 martesa 272 përfundojnë në ndarje dhe vetëm 151 në divorce. Ndarja nuk njeh moshë dhe meqë martesat po shtyhen gjithmonë e për më vonë edhe të divorcuarit janë kryesisht më të moshuar. Në SHBA situata është akoma më dramatike: 85 për qind e çifteve nën 25 vjeç divorcohen. “Kush dalin më të fituar nga martesa? Meshkujt natyrisht”, thotë shkrimtarja. “Deri tani nuk ka pasur negociata për rolet e femrave dhe meshkujve. Pas martese punët e shtëpisë iu atribuohen femrave. Edhe sikur të dy të jenë të punësuar femrat i kushtojnë më shumë kohë familjes”. Kështu, në Itali gratë i kushtojnë kujdesit për shtëpinë 5 orë e 20 minuta në ditë, shifra më e lartë në Bashkimin Europian, ndërsa meshkujt 1 orë e 35 minuta; francezet 4 orë, ndërsa francezët 2 orë e 22 minuta; në Gjermani 4 orë e 11 minuta, kundrejt 2 orë e 21 minuta. Ndërsa në Suedi, vendi me ekuilibrin më të madh mes sekseve, gratë i përkushtohen familjes për 3 orë e 43 minuta në ditë, ndërsa meshkujt për 2 orë e 23 minuta. Me pak fjalë, barazia duket shumë larg, sidomos për gratë e martuara. “Le të nisemi nga fakti se gratë për një karrierë të njëjtë me burrat kanë të ardhura më të ulëta dhe hasin vështirësi më shumë për t’i arritur gjërat. Vetëm kur je e varur ekonomikisht nga burri martesa mund të bëhet e domosdoshme, në raste të tjera jo. Për më tepër kur vjen edhe në jetë një fëmijë, në fillim jeta e tyre vështirësohet shumë. Burrat vazhdojnë jetën e tyre si më parë, ndërsa gratë duhet të lodhen dhe harxhojnë më shumë kohë për t’u marrë me familjen dhe fëmijët. “The Economist” tregon se në SHBA gratë që nuk kanë fëmijë fitojnë njëlloj sa burrat, të tjerat shumë më pak. Megjithatë, sipas statistikave në Europë, rreth 78 për qind e grave e cilëson të rëndësishme praninë e një burri në jetën e tyre, nga ato që ëndërrojnë martesën vetëm 55.2 për qind thonë po. I çuditshëm është fakti se ato që janë më të arsimuara dhe me punë të mira e kanë më pak ëndërr fustanin e bardhë.
Traditat e harruara

Kanë shumë tipare të përbashkëta, por edhe veçori. Të përbashkëta kanë fustanin e bardhë, që në epokën viktoriane simbolizonte pastërtinë dhe virgjërinë, çka do të thotë se bardhësia nuk mund të përdoret në martesat e dyta. Ceremonia në kishë, ose në bashki ndiqet nga një banket, ku torta tradicionale dhe shampanja nuk mungojnë kurrë dhe gjithçka çelet me kërcimin e çiftit. Në fund, para largimit nusja hedh pas buqetën dhe ai që e kap e ka radhën për t’u martuar. اifti gjithmonë shkon në të ashtuquajturin maji i mjaltit, që është edhe udhëtimi i parë si burrë e grua. Por, tani gjërat kanë ndryshuar. Gjithmonë e më pak fermave u intereson të ndjekin këto tradita. Ndoshta sepse e kanë kuptuar që martesa në fund të fundit u leverdis vetëm meshkujve.

•shqip•
 
Titulli: Martesat

Ky studim mua nuk me pergjigjet :D...Une enderroj martesen, fustanin e bardhe, traditat e gjithcka tjeter qe permendet ne artikull :)

P.S. Nuk e kuptova pse vetem meshkujt kane leverdi nga martesa??
 
Titulli: Martesat

we cpo thua....une do bej nje dasem te maaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaadheeeeeeeeee......e enderroj vellon e bardhe,si dhe te vishem me veshjet tradicionale mirditore:):)
do dal cuca ma e mir e MR :p:p:p

p.s nuk è as x mua ky artikull:D:D
 
Titulli: Martesat

vallaj ske ce do fare te martohesh ,edhe nqs do ndonje kalama shko me ndonjerin q ete pelqen dhe hop ngel shtatzane ,nqs ke ekonomine tende dhe je e pavarur atehere ce do martesen
 
Titulli: Martesat

Dihet qe tradita ka fustanin e bardhe sbesoj se e vesh njeri ngjyre tjeter.Ne japoni perdoret fustani kuq :):).
 
Titulli: Martesat

Ku ka gje me te bukur se cermonia e marteses.....te jesh ne qender te vemendjes :p ..veshur me fustanin e bardhe :D
 
Titulli: Martesat

Sipas kesaj qe eshte shenuar ne kete postim, megjithese shumica e asaj qe eshte shkruar nuk korespondon nga rreshti ne rresht, per femra vlene thenja: '' Jetoi sa jetoi dhe ne fund u martua'' :)
 
Titulli: Martesat

Ne Kine, eshte tradita te martohesh me fustan te kuq.:)

Tani, dhe ky fustani i bardh eshte bere legjend. Thuhet, qe ka filluar si "mode", ne 1840, kur mbreteresha Viktoria u martua me Albert Saxa-Coburg.

f-Queen-Victoria-10-February-1840-by-George-Hayter.jpg

victoria-albert-wedding-marriage.jpg

queen-victoria-wedding-dress-winterhalter.jpg

Ja dhe fustani i mendafshit, i ruajtur qe nga 1840
RWD_QueenVictoria_SS.jpg
 
Attachments

  • f-Queen-Victoria-10-February-1840-by-George-Hayter.jpg
    f-Queen-Victoria-10-February-1840-by-George-Hayter.jpg
    48.8 KB · Shikime: 0
  • victoria-albert-wedding-marriage.jpg
    victoria-albert-wedding-marriage.jpg
    108.2 KB · Shikime: 0
  • queen-victoria-wedding-dress-winterhalter.jpg
    queen-victoria-wedding-dress-winterhalter.jpg
    13.2 KB · Shikime: 0
Pe: Martesat

Edhe une jam per fustan te bardhe...
 
Pe: Martesat

Une do e rrembej..dashka edhe fustan.. LOL
 
Titulli: Martesat

fustani i bardhe kurr nuk vdes...eshte enderr e cdo femres te vishet me fustan te badhe ne diten e marteses :fluturverdhe: dhe nga ato fustanet e gjate jo te shkurt dhe me ngjyr krem .
 
Titulli: Martesat

Ajo qe do martohet me mua duhet te rri nudo pa fustan ti themi mjaft konsumizmit te tepert
 
Titulli: Martesat

Ajo qe me duket pak e çuditshme mua eshte fakti qe me keto dasmat shqiptare marin me qera 3 / 4 fustana. Mire nusja, por dhe te tjeret ndrrohen lol.

Nejse...fustani i bardhe kurre nuk e humb vleren e tij, jam pro nje fustani te thjeshte i cili mund te behet trashegim nene-bije sipas brezave.
 
Titulli: Martesat

Artikulli i shkruar larte ka te beje me jeten e atyre vendeve te ashtuquajtura demokratike dhe asgje nuk ka te perbashket me jeten te cilen e jetojm ne si musliman. Tek ne eshte kunderta qdo i ri dhe e re e ka ne enderr martesen e tyre.
Eshte e vertet se ne shtetet e bashkuara te amerikes qdo e treta martes perfundon me ndarje . Jane shume te verteta disa te dhena per ndarjet ne shtetet perendimre ' Po ashtu eshte e vertet vendi i femres ne ato vende 'te cilat nuk gjejne qetesi shpirterore ! Edhe pse kane formuar karier ' arsimim te larte 'pavresi ekonomike ' por ajo qka i mungon atyre eshte qetesia shpirterore! Per ta gjetur qetesin shpirterore eshte shume lehte' ta zgjedhin ate program te jetes i cili sjelle paqe ne shpirterat e tyre .
 
Titulli: Martesat

hahahha sa ka qesh nga pyetja e bere ooooooo ku me ardhe puna me u martu ku me gjete gruan se per fustan ajo eshte problem i vogel
 
Titulli: Martesat

S'ka lezet dasma pa fustan te bardhe.!!
 
Titulli: Martesat

se kam harru me dhane pergjegje nje nusja ime ka qene me fustan te bardhe keshtu qe edhe une jam per opcionin e pare
 
Titulli: Martesat

Me te bardhe....e bardha eshte simbolike e marteses :)
 
Pe: Titulli: Martesat

Artikulli i shkruar larte ka te beje me jeten e atyre vendeve te ashtuquajtura demokratike dhe asgje nuk ka te perbashket me jeten te cilen e jetojm ne si musliman. Tek ne eshte kunderta qdo i ri dhe e re e ka ne enderr martesen e tyre.
Eshte e vertet se ne shtetet e bashkuara te amerikes qdo e treta martes perfundon me ndarje . Jane shume te verteta disa te dhena per ndarjet ne shtetet perendimre ' Po ashtu eshte e vertet vendi i femres ne ato vende 'te cilat nuk gjejne qetesi shpirterore ! Edhe pse kane formuar karier ' arsimim te larte 'pavresi ekonomike ' por ajo qka i mungon atyre eshte qetesia shpirterore! Per ta gjetur qetesin shpirterore eshte shume lehte' ta zgjedhin ate program te jetes i cili sjelle paqe ne shpirterat e tyre .

Artikulli i shkruar larte ka te beje me jeten e atyre vendeve te ashtuquajtura demokratike dhe asgje nuk ka te perbashket me jeten te cilen e jetojm ne si musliman.
E para 80% e popullsise ne Shqiperi i ke musliman,e dyta sa e praktikojne eshte gje tjeter...E treta artikulli flet per preferencat qe ska lidhje me demokracine...
Eshte e vertet se ne shtetet e bashkuara te amerikes qdo e treta martes perfundon me ndarje . Jane shume te verteta disa te dhena per ndarjet ne shtetet perendimre
Po ne Shqiperi sa i ke statistikat??Cdo dite shtohen divorcet...

Po ashtu eshte e vertet vendi i femres ne ato vende 'te cilat nuk gjejne qetesi shpirterore ! Edhe pse kane formuar karier ' arsimim te larte 'pavresi ekonomike ' por ajo qka i mungon atyre eshte qetesia shpirterore! Per ta gjetur qetesin shpirterore eshte shume lehte' ta zgjedhin ate program te jetes i cili sjelle paqe ne shpirterat e tyre .
Ne ato vende sic i quan ti femra,ka te drejte vendosje e zgjedhjeje me shume se kudo tjeter...Te kesh karriere e te kesh arsimim,nuk do te thote te mos kesh qetesi as te mos kesh familje...Keta jane zgjidhje vetjake,e jane me te ndjere do me rregull baze...Nese femra do karrieren para familjes eshte zgjedhja e saj,ajo gje e ben te ndihet mir...Une di qe njerezit bejne ate qe dojne se ndihen ashtu per ta bere,ska dal akoma ne shkence ndonje program ti bejme njerezit te ndjejne ashtu sic duam ne...E kur me permend qetesine shpirterore ca nenkupton ti??Qetesine shpirterore femres ja jep mashkulli,kur ska te tille,ska as qetesi shpirterore...Nese i do me arsye ti jap i nderuar,sepse nenkuptimi i qetesise shpirterore eshte harmonia e asaj qe kerkon me ate qe te ofrohet,kombinimi dhe pranimi i ketyre te dyja te jep nje qetesi ne vetvete,sa vete e arrijne??Shume pak,pasi sot femrat jane me te emancipuara dine cfare dojne,e cfare kerkojne,por ka ndodhur dicka,se jane meshkujt ata qe lekunden,dhe keshtu nuk japin siguri partneres...Nje femer qe nuk merr siguri nga mashkulli ska kurr qetesi shpirterore,keshtu qe para se te hedhesh cik pluhur nga femra,shihni sa mashkull jeni,e sa te afte jeni per ate rol natyror:)
 
Titulli: Pe: Titulli: Martesat

E para 80% e popullsise ne Shqiperi i ke musliman,e dyta sa e praktikojne eshte gje tjeter...E treta artikulli flet per preferencat qe ska lidhje me demokracine...
Po ne Shqiperi sa i ke statistikat??Cdo dite shtohen divorcet...
Po si thua qeshtja ka te bej me preferencat! e ato preferenca gjinden tek ata njerez me shumice dermuse joislame -demokratike ' ato njihen nder popujt tjeret vendet me te forta ekonokimike -demokratike. E ne Shqiperi eshte tjeter muhabet 'se ne shqiperi jane nderru sistemet komuniste e demokratike .Plus edhe me ligje eshte e ndaluar feja me vite te catuara. Une te kam folur per ata njerze qe jane praktikus te islamit. Se edhe ne vendet islam ndodhin shkurorezime kjo eshte natyrore ' a ma jo e qdo te treten martes ' se kjo eshte ekstreme. Nese Amerika proklmamon me se shumti ne bote demokraci
pse spo ben politika per ti zgjidhur keto probleme ' e une i konsideroi problemet me te rendesishme ne nje shoqeri! Nese nuk ka familje te shendosha sdo te kete nee ardhmen as shoqeri te shendosha.

Ne ato vende sic i quan ti femra,ka te drejte vendosje e zgjedhjeje me shume se kudo tjeter...Te kesh karriere e te kesh arsimim,nuk do te thote te mos kesh qetesi as te mos kesh familje...
Une edhe vete e thashe te drejta kane nuk e mohova kete- por problemi po qendron te themelimi i nje familje afategjate dhe ne te cilen mund te gjeje qetesi -lumturi ne ate familje.

Keta jane zgjidhje vetjake,e jane me te ndjere do me rregull baze...Nese femra do karrieren para familjes eshte zgjedhja e saj,ajo gje e ben te ndihet mir...Une di qe njerezit bejne ate qe dojne se ndihen ashtu per ta bere,ska dal akoma ne shkence ndonje program ti bejme njerezit te ndjejne ashtu sic duam ne...

Une mu per ket problem po te flas ' se di sa ke munduar te me kuptoshe! A me rendesishme eshte kariera apo familja .Une po mendoj nuk po din mi kordinu keto kerkesa .E kur me permend qetesine shpirterore ca nenkupton ti??Qetesine shpirterore femres ja jep mashkulli,kur ska te tille,ska as qetesi shpirterore...Nese i do me arsye ti jap i nderuar,sepse nenkuptimi i qetesise shpirterore eshte harmonia e asaj qe kerkon me ate qe te ofrohet,kombinimi dhe pranimi i ketyre te dyja te jep nje qetesi ne vetvete,sa vete e arrijne??

Nje e treta e meshkujve dhe e femrave ket rahati shpirterore -apo qetesi shpirterore nuk po e kan ketu eshte problemi .Ato po martohen po spo gjen qetesi -rahati PSE???Une mendoj se shumicA e njerezeve ne bote nuk din qk dojne kete bote!
Problemi eshte ne gjetjen e programit te jetes qe e afron se bashku 'shpirteroren dhe materialen . Atyre gjendja materiale nuk po i mungon pse po ikan te gjitha Karrieren 'Shkllimin e Larte' Punesimin etj Po i mungon ajo qe te ben te lumtuar e ajo eshte une qe pretendoj dhe jame shume i bindur se nese njerzit nuk e kane kete asnjeher sdo te jene te lumtur edhe nese janete martuar e ajo eshte Besimi ne Zotin e tyre ' mbeshtetjaa ne te per gjdo qeshtje te jetes!
Shume pak,pasi sot femrat jane me te emancipuara dine cfare dojne,e cfare kerkojne,por ka ndodhur dicka,se jane meshkujt ata qe lekunden,dhe keshtu nuk japin siguri partneres...Nje femer qe nuk merr siguri nga mashkulli ska kurr qetesi shpirterore,keshtu qe para se te hedhesh cik pluhur nga femra,shihni sa mashkull jeni,e sa te afte jeni per ate rol natyror:)

Une per vete si nje musliman i devoteshem jame shume i gateshem dhe ne te drjetat dhe detyart te cilat i kam ndaj saj do ti bej ne harmoni me kenaqesin E Zotit dhe do ta ruaj ate si syt e e ballite hehhehhehe.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Martesat

pse spo ben politika per ti zgjidhur keto probleme ' e une i konsideroi problemet me te rendesishme ne nje shoqeri! Nese nuk ka familje te shendosha sdo te kete nee ardhmen as shoqeri te shendosha
Mos mi ik temes dege me dege,se me permende Shqiperine e te dhash shembullin qe 80% e popullsise ne Shqiperi i ke muslimane,me kete doja te te thoja qe lumturine martesen se ben feja por e ben njeriu...Ti me kap vendet me shume vite apo dekada demokraci,qe kane nje stabilitet ekonomik pasi mos harro shkaq divorci eshte edhe ekonomia...Rastet e martesave sot jane shnderruar ne bashkejetese,ku cifti njihet ne jetesen e partnereve dhe ne perditshmerine e tyre...
Demokracia ste jep divorc e se ka te shkruar ne asnje vend,pasi dhe ne kohen e xhaxhit nese ke dashur divorc e ke bere ste ka penguar njeri,e nese thua jo po smund ta beje nga mentaliteti eshte dicka tjeter,po zgjidhjen e ke pase ama...
Une edhe vete e thashe te drejta kane nuk e mohova kete- por problemi po qendron te themelimi i nje familje afategjate dhe ne te cilen mund te gjeje qetesi -lumturi ne ate familje.
Atehere kur e pranon qe kane te drejta ca ka ketu per afatgjate te familjes??Familje i nderuar quhet pjesa e mashkullit dhe e femres kontributi reciprok,mos ja ler femres pjesen e mbajtjes se nje familje afatgjate...
Nje e treta e meshkujve dhe e femrave ket rahati shpirterore -apo qetesi shpirterore nuk po e kan ketu eshte problemi .Ato po martohen po spo gjen qetesi -rahati PSE???Une mendoj se shumicA e njerezeve ne bote nuk din qk dojne kete bote!
Problemi eshte ne gjetjen e programit te jetes qe e afron se bashku 'shpirteroren dhe materialen . Atyre gjendja materiale nuk po i mungon pse po ikan te gjitha Karrieren 'Shkllimin e Larte' Punesimin etj Po i mungon ajo qe te ben te lumtuar e ajo eshte une qe pretendoj dhe jame shume i bindur se nese njerzit nuk e kane kete asnjeher sdo te jene te lumtur edhe nese janete martuar e ajo eshte Besimi ne Zotin e tyre ' mbeshtetjaa ne te per gjdo qeshtje te jetes
Ketu e zbukurove he heeee,mos me nderro muhabet pasi ne fillim me the femra do arsimin do karriere...Ja le peshen e familjes vetem femres,ska peshe me shume e me pak ne familje jane te dy njesoj...Nese duan karriere eshte zgjedhja e tyre,edhe pse sot ka cifte qe i bejne per bukuri te dyja dhe familjen dhe karieren...Sjane super njeri ato thjesht kane gjetur harmonine e tyre ne kombinim se burri nuk eshte vec me ndejt me pa ndeshje e me dredh zinxhirin,apo as gruaja me pa telenovela apo me pi kafe me komshine por jane bashkepunim e ne baz te kesaj arrihet qetesia...Kur thua njerezit nuk dine cfare duan ketu fut dhe meshkujt,keshtu qe mos mbani shume pupla e pak mish:)Te thash edhe iher martesen se ben feja e ben njeriu,njeriu pastaj beson apo jo ne fe eshte dicka tjeter,por mbi te gjitha njeriu duhet te besoje tek vetja,tek mendimet qe ka,dhe mbi te gjitha te besoje tek familja qe ka ndermend te krijoje...Fjalet e tjera qe ke shkruar jane pa kuptim:)Kalofsh bukur...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Martesat

Te thash edhe iher martesen se ben feja e ben njeriu,njeriu pastaj beson apo jo ne fe eshte dicka tjeter,por mbi te gjitha njeriu duhet te besoje tek vetja,tek mendimet qe ka,dhe mbi te gjitha te besoje tek familja qe ka ndermend te krijoje...Fjalet e tjera qe ke shkruar jane pa kuptim:)Kalofsh bukur...

Martesen e zgjedh njeriu ' por ate martes ne qka e mbeshtet njeriu ? E ne qka e mbeshtet ndarjen njeriu? Pse po martohet dhe pse po perfundojn ne ndarje !!! Pasi njeriu beson te vetja 'shkon neper klube 'neper shtepi publike! E mendimet e veta kur ju teket qka duash bon -vjen deri te keto probleme familjare shoqerore. Po te kish besu njeriu ne Zote jo qe i kish raa ndemend ti bej ndonje te padrejt grus se vete ' por kembet ja kish puthe !!! .
Ketu eshte problemi largimi i njeriut nga Zoti dhe ne ate qka eshte ardhe ne kete jete ta permbush misionin e tij.
Kurrfar shkaku tjeter ska e Shtet demokratike jane laike edhe mu ketu eshte problemi me i madhi !
Gjitheqka kam shkruare asgje nga tema nuk jam dale nese deshiron shtjellim me te thell te lutem me trego.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Martesat

Duhet te pranosh qe jo cdo gje zgjat pergjithmone,njerezit ndryshojne gjerat ndryshojne,kemi pare meshkuj e femra te perkushtuar ndaj familjes dhe bashkeshortit/tes por kur vjen puna pas disa vitesh kane ndryshuar pse?Eshte vete njeriu i tille,ste ben shtepia publike apo klubet te ndryshosh ato jane ane e shfryrjes se ndryshimit...Eshte cdo gje tek njeriu vete...Ti me thua kur ju teket bejne cte duan,se u martove sdo te thote u skllaverove,te drejtat per vetvendosje i ke,por ama i ke te gershetuara ne perputhje me bashkejetesen qe ke...Keta gjera sti jep feja prap te them,jane gjera te ciftit,i zgjedh vete ai:)
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Martesat

Jane shkaqet pse ndryshojn ! Per ata qe bejn qka te duan eshte problemi ' e nuk e kane ate drejt .Ata kane te drjeta relative ne kete jete .Te drjetat supreme i ka Ai i cili e ka kriju ket jete per te jetuar ne. Feja i rregullon si eshte me se miri ne menyre te perkryer mardheniet mes tyre' por njeriu eshte ai i cili i zgjedh ato te drejta apo nuk dehiron ti zgjedh.
E tash jeta nese behet ne baze te rregullave Qiellore nderhyn edhe e Shenjeta - vjen Meshira ngaa Zoti edhe nuk ka problem nje familje e tille dhe e gjejn qetesin shpirteore ndihen te lumtur pergjithmon. E nese qifti zgjedh vete ashtu qka te deshiron vete epshi i tij ' mu ketu eshte shkaaku i ndarjeve -problemeve.
 
Titulli: Martesat

Vajzat duhet të bëjnë gjënë më me mënd që kanë bërë ndonjëherë, të divorcohen aq shumë sa të kenë mundësi ti provojnë të gjitha ngjyrat . ا'jetë do të ishte nëse nuk do kishin mundësinë të visheshin nuse me të gjitha ngjyrat? :D
 
Titulli: Martesat

mua kjo tem sme pershatet aspak
do vesh fustan te zi jo te bardh
P.s kur vesh fustan te zi mesa di un te ecen mir me vjehrren :D
 
Titulli: Martesat

Ku ka gjo me tbukur se sa fustani i bardh ?

e-dropped-waist-layered-skirt-chapel-train-3213_zm.jpg
le-corseted-lace-asymmetrical-chapel-train-3253_zm.jpg
-sweetheart-circular-skirt-horsehair-sweep-3309_zm.jpg

ok, ka dhe modele shum te bukura me ngjyra por krahasohen kto te bardhat me kto te tjerat?
121303-radiosa-2012-wedding-dresses-color-accents-5.jpg

black-wedding-dresses-2012.jpg
black-and-white-wedding-dresses-gothic-scarlett.jpg
black-white-wedding-dress.gif
red-wedding-gowns.jpg
pink-tulle-wedding-dresses.png

blue-wedding-dresses-28zq0tm.jpg

qa1Eyac2taaPdLySkbGMSBjKYQ1wn7H5HE0PiUoy1lqsKdITdQ.jpg
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top