Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Martesat për ‘letra’

martesat-620x330.jpg



Më shumë nga dëshira për një jetë më të mirë, në aspektin social-ekonomik, sesa nga një lidhje dashurie, kosovarët-et po lidhin martesa me shtetas të huaj. Gjatë këtij viti në Ferizaj janë bërë 297 martesa me të huaj.
Vala e ikjes së të rinjve nga Kosova ende nuk është ndërprerë. Të rinjtë meshkuj, kryesisht nga 16 e përpjetë, për çdo ditë po e lëshojnë vendin, me shpresë se në shtetet perëndimore do të gjejnë një jetë më të mirë për veten dhe familjen që do të krijojnë në të ardhmen.
Mirëpo, përveç tjerash, sipas sociologëve, ikja e të rinjve nga vendi po e shkatërron edhe ekuilibrin gjinor në vend, sa në të ardhmen shumë vajza kosovare do ta kenë të vështirë të gjejnë një djalë nga Kosova për të lidhur jetën me të, kur kemi parasysh se edhe aktualisht nataliteti i gjinisë femërore prin kundrejt atij mashkullor. Gjatë këtij viti në Ferizaj janë bërë 297 martesa me të huaj, shkruan
Në anën tjetër shteti po e vazhdon shtirjen kinse nuk është kuptuar. Sipas sociologes Besarta Berisha, shoqëria kosovare ka ndërruar shumë në apektin etik, gjithmonë në anën negative.
“Më vjen keq për djemtë që nuk po mund t’i marrin dokumentet në mënyra të tjera. Kur thuhet se njerëzit po bëjnë gjithçka thjesht sa t’i arrijnë ‘letrat’, është e çuditshme se si ata kanë arritur edhe në ekstreme. Tash shohim se po e ndërrojnë fenë, emrin, kombësinë, etj. Madje ka edhe raste që po e japin edhe “gruan” (moralin familjar) veç sa “për letra”, thotë Berisha.




Burimi Kosova Sot.
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Kjo gje nuk po ndodh vetem ne kosove, ama un nuk kuptoj dicka, keta njerez qe martohen per interes sa jete kane ?.
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Ka ende djem Kosova :P që nuk martohen me ndonjë plakë :P Durojmë, rezistojmë ia dalim:P
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

që nuk martohen me ndonjë plakë

Tani me thone te drejten, po pate ne plake qe ja vlen ekonomikisht dhe te "mos i kaloje" 5 vjet jete, spo i them jo, ma bej nje ze:P
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Tani me thone te drejten, po pate ne plake qe ja vlen ekonomikisht dhe te "mos i kaloje" 5 vjet jete, spo i them jo, ma bej nje ze:P

Ahaha:P Edhe po të njoh mund të ndryshoj mendje dhe do e mbaj për vete :P mundësisht me 2-3 vite jetë :p pa kërkesa speciale, të mos ketë nevojë të i vendosen pelena dhe të jetë jetëshkurtër :P Ndoshta na ndihmon kush nga forumi...
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Nuk jan vetem ato qe e bejn por me ket spo justifikoj asnjeri.
Thjesht kan ber nje zgjidhje mes dashuris dhe parave... kur te mbarojne parate, pastaj hec e flasim prap.

Kshu eshte kur i rrit femijet materialist
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Rob te paafte qe i duan gjerat qyl ah dhe masakarenj sepse dhe martohen ndonje cupe te mire ketej
 
Pe: Martesat për ‘letra’

Varfëria të çon edhe në derë të dushmonit (armikut).
Kush se ka provuarë rrëzimin nga gomari, nuk e din si është.
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Jo veq nga një vend i veqantë, por përgjithësisht shqiptarët martohen me këdo. Pata mbetur gojëhapur kur pata njoftu nje grua mbi 40, e martuar me shqiptarë, e cila cdokund me tattoo ishte përveq fytyrës.
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Eshte fenomen i shpesht sidomos tek shqipetaret....Ndoshta vendosin ateher kur nuk shohin rrugdalje tjeter, shpresojn per nje te ardhme me te mire...por a eshte ajo zgjedhja e duhur, ate e din vet ato...perderisa pranojn kete gje, me siguri jane pajtuar edhe me pasojat...
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Tani me thone te drejten, po pate ne plake qe ja vlen ekonomikisht dhe te "mos i kaloje" 5 vjet jete, spo i them jo, ma bej nje ze:P

E ashtu duhet ti beshe nje vizit te doktori ne radh te para ,,pastaj shiko a ja vlen a jo ..

PS::
Un njoh shum te rinje ketu se jan martu per te njejten arsyje..por ato ishin me te zgjuar se shqiptaret e mjer..pothujse 80% se kan ber ket lloj kontrate martesore kan femije........ dhe tani ato lere se jetojn me femijet e tyre( te shkurorzuar) por keta duhet te kujdesen gjendje financjare deri ne moshen 25 vjeqare.............ja cfar fituan te rinjet shqiptar nga keto martesa..
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Vitin e kaluar u kthy nje i lagjes per pushim. E kishte marr gruan me vete, mos ma bo zot gjynah. Me lehte me e kapercy se me ju sjelle rrotull. Mbi 120kg, plus mosha minimum nja 10 me e vjeter.

Edhe ky jo kushedi najfar manekeni, por mosperputhja shume e madhe.... si nata me diten. Ky i holle e i gjate.

Nejse, publikisht dukeshin te lumtur.
 
Pe: Titulli: Martesat për ‘letra’

Eshte fenomen i shpesht sidomos tek shqipetaret....Ndoshta vendosin ateher kur nuk shohin rrugdalje tjeter, shpresojn per nje te ardhme me te mire...por a eshte ajo zgjedhja e duhur, ate e din vet ato...perderisa pranojn kete gje, me siguri jane pajtuar edhe me pasojat...

Ndoshta tek shqipëtarët e ke për letra, por për interes
në përgjithësi ke kudo.

Duke hulumtuar pakëz me shokun google u habita për faktin
se sa libra të shkruara ke se si të takosh një milioner/e.
Si psh. këtu: Smart Girls Marry Money.--And How They're Paying For It: Elizabeth Ford, Daniela Drake


Gjithashtu kemi afera e afera sa të duash të martesave të
papërshtatshme
.
Me një fjalë, edhe budalla e ha çokollatën.
 
Titulli: Pe: Titulli: Martesat për ‘letra’

Ndoshta tek shqipëtarët e ke për letra, por për interes
në përgjithësi ke kudo.

Duke hulumtuar pakëz me shokun google u habita për faktin
se sa libra të shkruara ke se si të takosh një milioner/e.
Si psh. këtu: Smart Girls Marry Money.--And How They're Paying For It: Elizabeth Ford, Daniela Drake


Gjithashtu kemi afera e afera sa të duash të martesave të
papërshtatshme
.
Me një fjalë, edhe budalla e ha çokollatën.
Te paren mendova, se miremengjesi, interesi ...ekziston kudo...por per letra, mendojn se do krijojn nje te ardhme me te mire...ndodh te funksionoj, por ndodh edhe te deshperohen, por kjo ndodh ne cdo lloj martese..keshtuqe, seshte gje per tu habitur
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Nuk besoj se keto martesa behen vetem me moshen e trete, perkundrazi behen me mosha te reja te cilat perfitojne te ardhura nga personat qe duan te bejne letrat.

tema thote martese per dokumenta dhe jo martese per pasuri.
Ka nje lloj marreveshje qe aplikohet ne te tilla situata , ku perfituesi paguan personin me te cilin ne fund do e pajisi me dokumenta kundrejt as nje te drejte morale apo "ligjore", pervec asaj te marteses fals ,per ceshtje perfitimi dokumentash.

Nuk di sa behen sot keto praktika , por di qe me heret kane qene goxha te aplikuara
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Nuk besoj se keto martesa behen vetem me moshen e trete, perkundrazi behen me mosha te reja te cilat perfitojne te ardhura nga personat qe duan te bejne letrat.

tema thote martese per dokumenta dhe jo martese per pasuri.
Ka nje lloj marreveshje qe aplikohet ne te tilla situata , ku perfituesi paguan personin me te cilin ne fund do e pajisi me dokumenta kundrejt as nje te drejte morale apo "ligjore", pervec asaj te marteses fals ,per ceshtje perfitimi dokumentash.

Nuk di sa behen sot keto praktika , por di qe me heret kane qene goxha te aplikuara

Ka edhe ashtu edhe ashtu.

Ka raste kur nje ndermjetes e gjen nje femer per martese e cila kundrej nje shume parash pranon te ve kurore deri ne momentin sa ti rregullon letrat personi.

Por gjithashtu ka edhe raste kur personi eshte atje dhe "dashurohet" me nje shtetase te atij vendi.
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

E cte keqe ka?
Te dy adult jane , te vaksinuar....nuk shfrytezojne askend
Kane nje qellim a objektiv dhe e realizojne.
Ne fund te fundit te gjitha kto manovra nga nevoja kane zanafillen
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Edhe e mire nuk eshte ama. Kur kushtet ekonomike ta imponojne qe te kalosh nje periudhe te jetes me nje person qe ndoshta ne rrethana tjera nuk do ta kaloje per shkak te mosperputhjes (per ndjenja s'po flasim fare) nuk mund te themi qe eshte gje e mire. Une psh nuk do te mundja ti shtyja 3 dite me nje person qe s'ndjej kurrfar terheqje... e lere me muaj apo vite te tera.

Nese me vone pershtaten eshte muhabet tjeter, por nga ato raste qe i di une 90% e ketyre martesave perfundojne ne kosh te berllogut.
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Aver ne po flasim per ata qe "pershtaten", ti nuk je pjese e ksaj pasi e the vete.
As une personalisht sdo e beja dhe se kam bere edhe pse mundesine e kam patur.
Gjithsesi pa kaluar ne detaje personale, po flasim per nje kategori te caktuar te cilet mbyllin syte perpara nje fakti te tille kur behet fjale per leke apo pasuri. Ne si shoqeri mund ti emertojme si te duam qe nga pabuksa e deri te perfitues apo qenie te neveritshme...por mos harrojme qe edhe ata qenie njerezore jane...kshuqe per sa kohe ka nderveprim nga te dyja palet...pse duhet ti gjykojme?
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Nuk eshte se i gjykoj se fundja ne buke te vet secili, por ndjej keqadhje per djemte e rinje shqiptar te cilet per shkak te mungeses se persepktives ne vendin e tyre detyrohen te ndermarrin hapa te tille. Martesa te zorit, pa pike dashurie.

Te sqarohem. Une me shume po e ve theksin te kategorina e dyte, te cilen e kam pershkruar ne postimin #16.
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Ne rradhe te pare rrofsh qe nuk me citove se me eshte blloku inbox nga lto unread pm me citime .
E dyta kategorite jane diverse ...keqardhje mund te kete kur ka nje anomali tek personi. Mendoj se ne jete na jepen dy rruge...e shkurtra dhe e gjata!
Varet ke zgjedh ti te jetosh!
Nuk besoj se kta djem apo vajza nisen nga prespektiva e mohuar....por nga deshira per te patur shume ne pak kohe.
Ka diference mos harro
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Rrofsh edhe ti. Vertete bezdises ai mesazhi per secilin citim.

Flas gjithmone per Kosove.
Une mendoj se eshte pikerisht mungesa e perspektives, sepse situata ka degraduar deri ne ate pike saqe eshte vene ne pikepyetje edhe vet ekzistenca e nje pjese jo te vogel te popullsise. Te njejtit qe largohen cdo nate me autobusa per ne Europe jane dhenduret potencial te femrave perendimore. Keta te rinje qe te mos kthehen edhe nje here ne Kosove jane ne gjendje te martohen me kedo qe ju del perpara. Dhe se cka mund te ju del perpara mund ta paramendojme vet. Keto i quaj martesa te zorit per te cilat ndejej keqardhje.
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Prap ma mir me u martu për letra se me u martu në djep,
Se Shqiptarët dikur u martojshin në djep,

Sot ka njerz që u japin shum rëndsi letrave
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Kjo martesa me evropianet për letra ua ulë shum bukur kryt burrave shqiptarë, sepse me femrat shqiptare kogja trima dalin, e me ato të huajat e respektojn shum mir semaforin e kuq. :)
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Nuk e di vetem nje gje e di nga puna qe e boj po shof se me shum ka shkurorezime se sa kurorezime ne Kosove
 
Titulli: Martesat për ‘letra’

Cdo martese duhet te kete letra (dokumente), por edhe cdo martese duhet te kete dashuri, perndryshe ka kushtezime qe nuk i bejne mire lidhjes.
 
Nga 2013 e knej kane filluar me/shume/meshkujt te martohen me lloj-lloj plake per letra.
Madje justifikohen se femrat ktu jane materialiste,edhe se shqiperia eshte kot.
E mi moter kishte kur kishte burra shqiperia.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back