Arfenilla
Themelues i Forumit
-
- Anëtarësuar më
- Jun 29, 2010
-
- Mesazhe
- 31,907
-
- Reagimet e mara
- 13,851
Më shumë nga dëshira për një jetë më të mirë, në aspektin social-ekonomik, sesa nga një lidhje dashurie, kosovarët-et po lidhin martesa me shtetas të huaj. Gjatë këtij viti në Ferizaj janë bërë 297 martesa me të huaj.
Vala e ikjes së të rinjve nga Kosova ende nuk është ndërprerë. Të rinjtë meshkuj, kryesisht nga 16 e përpjetë, për çdo ditë po e lëshojnë vendin, me shpresë se në shtetet perëndimore do të gjejnë një jetë më të mirë për veten dhe familjen që do të krijojnë në të ardhmen.
Mirëpo, përveç tjerash, sipas sociologëve, ikja e të rinjve nga vendi po e shkatërron edhe ekuilibrin gjinor në vend, sa në të ardhmen shumë vajza kosovare do ta kenë të vështirë të gjejnë një djalë nga Kosova për të lidhur jetën me të, kur kemi parasysh se edhe aktualisht nataliteti i gjinisë femërore prin kundrejt atij mashkullor. Gjatë këtij viti në Ferizaj janë bërë 297 martesa me të huaj, shkruan
Në anën tjetër shteti po e vazhdon shtirjen kinse nuk është kuptuar. Sipas sociologes Besarta Berisha, shoqëria kosovare ka ndërruar shumë në apektin etik, gjithmonë në anën negative.
“Më vjen keq për djemtë që nuk po mund t’i marrin dokumentet në mënyra të tjera. Kur thuhet se njerëzit po bëjnë gjithçka thjesht sa t’i arrijnë ‘letrat’, është e çuditshme se si ata kanë arritur edhe në ekstreme. Tash shohim se po e ndërrojnë fenë, emrin, kombësinë, etj. Madje ka edhe raste që po e japin edhe “gruan” (moralin familjar) veç sa “për letra”, thotë Berisha.
Burimi Kosova Sot.